Ndalohet Ardita Sinani nga policia e serbe, reagon deputeti Shaip Kamberi dhe Albin Kurti

Read Time:2 Minute, 50 Second

Pas ndalimit në kufirin në Muçibabë nga policia serbe të Ardita Sinanit, Këshilltare e Albin Kurtin për Luginë, ka reaguar deputeti dhe Kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi

Kamberi në reagimin e tij ka theksuar se kjo ndalesë e zonjës Sinani është bërë nga ana e policisë politike të Aleksandar Vulinit, i akuzuar nga SHBA për „trafikim me narkotik dhe armë, për përfshirje në afera korruptive“, i cili përmes përndjekjes së figurave politike po synon të nxisë tensione në Luginë të Preshevës

Shaip Kamberi ka kërkuar sqarime nga policia në Preshevë dhe Ministri i punëve të brendshme lidhur me këtë incident dhe se sipas Kamberit, Ardita Sinani gjendet në njëfarë “liste të personave të kërkuar” nga shteti serb.

Deputeti Kamberi gjithashtu ka kritikuar edhe bashkësinë ndërkombëtare për mosveprim dhe përkëdhelje ndaj Serbisë
“Pse jo, meqë Bashkësia ndërkombëtare, përmes përkëdheljeve të vazhdueshme që po i bën regjimit aktual në Serbi, po i krijon hapësira që në vazhdimësi, ky regjim, duke përdorur mekanizmat shtetërorë, instrumentalizuar serbët gjithandej, të fusë Ballkanin në konflikte të reja” ka shkruar Kamberi

Reagimi i z.Kamberi

Policia e Serbisë, sot, në vendkalimin kufitar Serbi-Kosovë, Muçibabë në Preshevë, ndaloi dhe mbajti mbi 40 minuta, Ardita Sinanin, nënkryetare e Partisë për veprim demokratik (këshilltare e kryministrit të Kosovës) me arsyetimin se gjendet në njëfarë „liste të personave të kërkuar“. Sqarime tjera nuk kanë dhënë.
Prandaj kërkova sqarime nga policia në Preshevë dhe Ministri i punëve të brendshme lidhur me këtë incident, edhe pse është e qartë se policia politike e Aleksandar Vulinit, i akuzuar nga SHBA për „trafikim me narkotik dhe armë, për përfshirje në afera korruptive“, përmes përndjekjes së figurave politike po synon të nxisë tensione në Luginë të Preshevës.
Pse jo, meqë Bashkësia ndërkombëtare, përmes përkëdheljeve të vazhdueshme që po i bën regjimit aktual në Serbi, po i krijon hapësira që në vazhdimësi, ky regjim, duke përdorur mekanizmat shtetërorë, instrumentalizuar serbët gjithandej, të fusë Ballkanin në konflikte të reja.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka dënuar ashpër ndalesën që ju bë sot Këshilltares Ardita Sinani nga ana e policisë Serbe në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës në Muçibabë

Në reagimin e Albin Kurtit thuhet:

Serbia të ndalojë diskriminimin me bazë etnike dhe shtypjen e të drejtave të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

Ndalimi i Këshilltares së Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ardita Sinani në vendkalimin kufitar Muçibabë nga policia kufitare e Serbisë është shkelje e rëndë e të drejtës themelore të lirisë së lëvizjes.

Znj. Sinani është ndaluar dhe mbajtur për gati një orë sot në pikën kufitare pa i dhënë arsye për ndalesën e saj e që për qëllim ka frikësimin dhe maltretimin vetëm për shkak të përkatësisë shqiptare.

Kjo sjellje e Serbisë, e cila, përveçse nuk lejon edukimin e lartë në gjuhën shqipe dhe punësimin në institucione publike, përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, atë të lirisë së lëvizjes.

Kujtojmë që Komiteti i Helsinkut në raportin e tyre ka theksuar që Serbia po kryen spastrim etnik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Për të reduktuar sa më shumë numrin e shqiptarëve që jetojnë në jug, shteti po bën të ashtuquajturin “pasivizimin e adresave të banimit që u përkasin shqiptarëve” që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore apo në Kosovë. Masa është në thelb një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Basha, proamerikanizmi dhe antikorrupsioni
Next post Kryetari i KNSH-së: Ndalimi i Ardita Sinanit nga policia dëshmi për persekutimin e shqiptarëve