Home » Lajme, Ndërkombëtare » Ndërroi jetë George Bush – i Vjetri

Ndërroi jetë George Bush – i Vjetri

Ish-presidenti Ish-presidenti i 41-të amerikan, George Bush – i Vjetri, ka vdekur në moshën 94-vjeçare. Ai ka shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara ndërmjet viteve 1989 dhe 1993.

Bush ishte presidenti i parë amerikan që kishte vendosë vijën e kuqe Serbisë. Ai i ishte drejtuar ish president serbe, Slobodan Milosheviqit se nëse shkakton konflikt në Kosovë, forcat amerikane do të dalin kundër serbëve. Përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, thonë se shqiptarët humbën një mik të madh.

“Në rast të konfliktit në Kosovë shkaktuar nga veprime të Serbisë, Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatshme të përdorin forcë ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në vetë Serbinë” (foto)

Kjo ishte letra që tashmë presidenti i ndjerë i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës George H. W Bush. i kishte shkruar Slobodan Milosheviqit në fund të vitit 1992 për Kosovën.

Letra ishte e njohur edhe si ‘Mesazhi i Krishtlindjeve’ i 25 dhjetor të vitit 1992 ndaj Serbisë.

Përmes saj presidenti George  Bush – i njohur edhe si Bushi Vjetër, kishte tërhequr vërejtjen se për SHBA këto janë vijat e kuqe për Serbinë ndaj Kosovën.

Bushi i Vjetër vdiq të premten në moshën 94 vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.

Nën presidencën e djalit të tij, George W. Bush i njohur si Bushi i Ri, president i 43 i SHBA-së, Pavarësia e Kosovës u realizua në shkurt 2008.

Me këtë rast Kosova ngushëlloi SHBA-në dhe botën për vdekjen e presidentit të 41 të Amerikës

Presidenti Hashim Thaçi shkroi se Kosova dhe shqiptarët do ta kujtojnë Georg H.W. Bush si presidentin e parë që i bëri me dije Serbisë vijat e kuqe.

“Popullit amerikan, në emër të qytetarëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.ë. Bush. SHBA dhe bota do ta kujtojnë si patriot të pashoq dhe shembull të përkushtimit për të punuar për fuqizimin e demokracisë botërore dhe përhapjen e vlerave të lirisë. Kosova dhe shqiptarët do ta kujtojnë si president të parë, që qysh në fillim të viteve ‘90 ia bëri shumë qartë regjimit të Milosheviqit, me Vërejtjen e Kërshëndellave, se Kosova është vijë e kuqe për SHBA. Bashkëndiejmë me familjen Bush dhe tërë popullin amerikan në këtë humbje të madhe.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tashmë presidentin e ndjerë amerikan e ka cilësuar si zërin e parë që paralajmëroi vuajtjet e popullit shqiptar.

“Mbështetja që ai i ka dhënë kauzës sonë të shenjtë për liri ishte një mesazh i qartë anekënd botës. Kjo do të mbetet përherë në kujtesën tonë dhe do të na shërbejë që ta forcojmë edhe më tej miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngushëllime të përzemërta për familjen dhe popullin amerikan. Zoti e bekoftë këtë misionar të paqes dhe demokracisë!

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar për vdekjen e presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës George H.ë Bush.

“Kosova sapo humbi një mik të madh e ShBA-të një patriot të devotshëm. Bush gjithë jetën e tij e dedikoi në shërbim të popullit amerikan dhe paqes në botë. Ai do te mbahet në mend për “mesazhin e Krishtlindjeve” drejtuar presidentit serb në vitin 1992, me të cilin vendos vijën e kuqe për luftë në Kosovë duke e mbrojtur popullin tonë nga tendenca dhe kërcënimi për shfarosje nga regjimi i Milosheviqit në atë kohë”

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj i ka shprehur ngushëllime popullit amerikan për humbjen e ish presidentit të tyre.

Shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë kontributin e familjes Bush dhe do t’i jenë përherë mirënjohës për ndihmën dhënë Kosovës në etapa të ndryshme”, ka shkruar Limaj. “Ngushëllime popullit amerikan dhe familjes së presidentit Bush”.

Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të presidentit Bush, është shprehur Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministër i Kosovës.

“Mesazhi i tij i Krishtlindjeve ku paralajmëron Milosheviqin se Kosova dhe kosovarët janë vijë e kuqe për SHBA-në, do të mbetet gurthemeli i politikës amerikane në Ballkan, që shërbeu si pikë kthese për presidentin Bill Clinton në marrjen e vendimit për intervenimin ushtarak për ta ndalur fushatën e Serbisë për spastrim etnik në Kosovë.

SHBA dhe popullin amerikan e ka ngushëlluar edhe lideri i LDK Isa Mustafa.

“Ndarja nga jeta e George H.W. Bush është humbje e madhe për Kosovën. Bush ishte një prej figurave më të njohura në arenën ndërkombëtare dhe politike i cili dha kontribut të madh që popujt e botës të jetojnë në paqe. Bush ishte gjithashtu mik i madh i vendit dhe popullit tonë, mungesën e të cilit do ta ndiejmë shumë”

George H.W. Bush ishte presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës midis viteve 1989 dhe 1993, pasi shërbeu dy mandate si zëvendës-president.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.