Home » Lajme, Vendore » Ndërroi jetë kryetari i Këshillit Nacional në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu

Ndërroi jetë kryetari i Këshillit Nacional në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës  njëherit kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe i Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD), Jonuz Musliu, ka ndërruar jetën sot paradite (e enjte) në spitalin “Trakia Univerasitet” të Edrenës së Turqisë.

I ndjeri, Jonuz Musliu, pas një sëmundje të gjatë të zemrës dhe veshkave, ndrroi jetë në moshën 59 vjeçare i cili pas vetës la bashkëshorten dhe tre djemtë, Fatlumin, Shqiprimin dhe Sarandin.
Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale djali i të ndjerit Shqiprim Musliu.

Portali informativ KosovaLindore.com, familjes dhe gjthë bashkëveprimtarëve të të ndjerit Musliu i shpreh ngushllimet më të sinqerta.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch