
Ndeshja Shqipëri-Çeki është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1
Shqipëria ka arritur të nxjerrë pikë nga udhëtimi në Pragë.
Ndeshja e zhvilluar të enjten në tokën çeke është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.
Vendasit kanë qëndruar më mirë statistikisht me posedim të topit e me goditje në portë, por në fund kjo nuk ka mjaftuar për t’i marrë tri pikët e plota.
Beteja e madhe kryesisht është zhvilluar për mesfushën, ku duelet janë fituar sa nga njëra e po aq nga tjetra palë.
Pjesa e parë ka prodhuar raste nga shqiptarët, ku Asani e Cikalleshi i janë afruar golit, por vetëm aq.
Pjesa e dytë ka sjellur edhe epërsinë e çekëve.
Ka qenë minuta e pesëdhjetë e gjashtë kur Cerny ka realizuar pas një asistimi nga Soucek. Fillimisht goli nuk është llogaritur pasi është konsideruar pozicion jashtë loje nga gjyqtari, por VAR ka gjetur se goli ishte i rregullt.
Një rast me elemente të ngjashme ka qenë edhe në minutën e dyzet e tetë, porse aty VAR nuk ka udhëzuar rinisjen e lojës nga mesi i fushës.
Minuta e gjashtëdhjetë e gjashtë ka rezultuar fatsjellëse për Kombëtaren e Shqipërisë, ku rezultati është barazuar.
Një top i pranuar nga Nedim Bajrami nga bashkëlojtarët dhe një goditje nga distanca kanë lënë në vend portierin çek.
Pas kësaj ndeshje Çekia ruan pozitën e parë në Grupin E, por edhe Shqipëria vendin e dytë. Në vendin e tretë gjendet Polonia e cila ka fituar sonte kundër Ishujve Faroe dhe e cila vetëm pas pak ditësh zbret në Tiranë për t’u ndeshur me Shqipërinë.
Më shumë storie
KF Drita shkëlqen në Prishtinë, fiton ndaj Differdange
Skuadra kampione e Kosovës, Drita, ka marrë fitore në përballjen e parë kundër Differdange nga Luksemburgu, në kuadër të raundit...
Budapest: Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo
Distria Krasniqi ka pësuar humbje në finalen e Kampionatit Botëror në Budapest të Hungarisë, në kategorinë deri në 52 kilogramë....
Shqipëria ndaj Letonisë, ka barazuar 1-1
Shqipëria nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në përballjen ndaj Letonisë, duke barazuar 1-1 në ndeshjen...
Ndeshja Shqipëri – Serbi është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0, pas nëntëdhjetë minutave të një loje të kujdesshme dhe...
Boksierja Donjeta Sadiku, e artë në Poloni
Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në Kupën e Federatës Botërore, Feliks Stamm të Polonisë. Boksierja Sadiku fitojë medaljen...
Boksieri Viktor Cakiqi po shënon histori, bëhet edhe kampion i Gjermanisë
Gjatë fundjavës në Potsdam të Gjermanisë u zhvillua gala e shtatë ndërkombëtare e boksit profesionist të Kuc Boxing Promotion, e...
Average Rating