Home » Lajme, Opinione » Ndikimet aktuale të ideologjisë pansllaviste tek shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe Maqedoni

Ndikimet aktuale të ideologjisë pansllaviste tek shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe Maqedoni

Shkruan: Nehat Hyseni

Agresiviteti i pretendimeve pansllaviste ruso-serbe dhe sllavomaqedonase për të depërtuar edhe zyrtarisht në politikbërje të shqiptarve në Luginë të Preshevës dhe tek shqiptarët e Maqedonisë, ka marrë dimenzione të reja kohëve të fundit.

Misioni pansllavist ka gjetur “folenë” dhe mbështetjen tek radikalistët dhe ekstremistët islamikë, sidomos me futjen e mësim-besimit fetar në shkolla të mesme si lëndë të posaçme mësimore.

Ky ndikim ka dimenzion të shumëfishtë në realitetin dhe jetën e komunitetit mysliman dhe në veçanti tek shqiptarët myslimanë.

Mbështetja e fesë nga shteti i Serbisë, aktualisht po i afron ideologjikisht myslimanët me shtetin dhe po krijon një afrimitet e lojalitet të ri  ndaj shtetit serb dhe atij sllavomaqedon të shqiptarve myslimanë në Luginë të Preshevës dhe në Maqedoni.

Në Preshevë, Serbia organizoi shumë ligjërata “shkencore” e tubime kushtuar “rëndësisë së fesë në shoqëri”, apo “raportit feja-shoqëria”, duke angazhuar ekspertë eminentë të fushës.

Lidhja e klerit mysliman me qarqet e tilla pansllaviste të Serbisë dhe Maqedonisë është zyrtare, dmth nëpërmes organizimit shtetëror, duke e mënjanuar organizimin kombëtar të komunitetit shqiptar-mysliman, që ishte i lidhur me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe duke imponuar organizimin e tyre në kuadër të shtetit të Serbisë.

Kështu, aspiratat kombëtare të shqiptarve të Luginës së Preshevës, të shprehura dhe të deklaruara edhe zyrtarisht me Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, “Për autonomi politike e territoriale, me të drejtje bashkimi me Kosovën”, filluan të distancohen dhe të sfidohen, madje edhe publikisht nga hoxhallallarët, imamët dhe nga prijësit myslimanë në këtë pjesë të gjeografisë kombëtare të shqiptarve, si në Luginë të Preshevës, madje edhe më haptas dhe me agresivitet më të madh tek shqiptarët në Maqedoni.

Në Luginë të Preshevës, organizimi unik i dikurshëm i komunitetit mysliman në kuadër të BIK-ut, u rrënua dhe u shfaqën katër organizime apo asociacione shqiptaro-myslimane në Luginë të Preshevës:

1) Në kuadër të BIK-ut;

2) BIPMB – në kuadër të shtetit të Serbisë, i lidhur me Beogradin;

3) Bashkësia Islame në kuadër të Novi Pazarit, me Muamer Zukorliqin dhe

4) Bashkësia Islame e Preshevës.

Pra, u parcializua dhe u copëzua jo vetëm organizimi formal i komunitet mysliman, por shumë më tepër e pësoi funksionimi unik dhe uniteti i shqiptarve në Luginë të Preshevës.

Madje, pati edhe bllokime zyresh, fyerje publike dhe kërcnime me dokumenta të shkruara se do të ndëshkohen me ligjet serbe nga gjykatat shtetërore të Serbisë ata që janë të lidhur ne BIK, dmth me Kosovën, etj.

Duke deklaruar haptas dhe duke bërtitur publikisht: “çka po mendoni ju, këtu ka shtet dhe ka ligje, kush nuk do me i pranu këto ligje dhe këtë shtet, e ka derën hapur le të shkojnë ku të duan”!

Madje, në shumë ligjërata nëpër xhamia dhe në evenimente e tubime fetare falemnderohet haptas Serbia për lejimin e mësimbesimit islam nëpër shkolla.

Nuk mungojnë edhe komentet në biseda private, në “vaiz” nëpër xhamia e kudo, në stilin:

“Këta shqiptarët tanë, kinse myslimanë i thonë vetes. Këta janë ma të zi se shkijet!”

“Dushmanit në ia paç inatin, jepja hakun, se po e ndihmon fenë islame dhe po i paguan me pare e po iu jep rroga hoxhallarëve me i mësua ders e me i dhënë mësim për rrugën e Zotit, e qysh me thënë se është e keqe Serbia kur ajo po na ndihmon?!” , etj.

Pra, ky diskurs dhe kjo propagandë e fushatë e paskrupulltë ideologjike pansllaviste e largimit nga kombëtarja dhe përafrimit e lidhjes më të fuqishme me fetaren dhe me ndjenjat religjioze myslimane të shqiptarve, është realitet i pamohueshëm, i cili për çdo ditë e më tepër po fiton terren ideologjik e politik tek  ne në Preshevë, Bujanoc e më pak në Medvegjë.

Por, sidomos në Kumanovë dhe në rethinë, në pjesën perëndimore, dmth tek fshatrat e banuar me shumicë shqiptare, si dhe në Shkup e Gostivar, ky ndikim i ideologjisë pansllaviste është edhe më i madh, më agresiv dhe më i fuqishëm, që aktualisht po realizohet nëpërmes organizimit dhe aktiviteteve të komunitetit mysliman.

Nëpër kafene, nëpër biseda e ndeja gjithënjë e më tepër po dëgjohen zërat:

“Çka ia pamë hajrin Shqipërisë dhe Kosovës?”

Kurse, në politikë, madje zyrtarisht, gjatë fushatës parazgjedhore dhe gjatë qeverisjes, kryetari i APN-së  Shqiprim Arifi fajsonte dhe i fajson vazhdimisht shqiptarët për gjendjen e mjerueshme në të cilën gjenden dhe arsyeton Serbinë para Europës dhe botës, pa pushim dhe pa e vrarë fare ndërgjegja kombëtare!

Referendumin as që e përfilli me rastin e jubileut të 25 vjetorit më 1 e 2 mars 2017, si kryetar i komunës së Preshevës, si dhe 28 dëshmorët e lirisë dhe Lapidarin e UÇPMB-së me rastin e katërvjetorit të heqjes nga xhandarmeria e Serbisë, më 20 janar 2017, as që e pêrfilli dhe madje as nuk e ka përmendur fare!

Pra, nuk ka kurrëfarë dileme se pansllavizmi na është futur, madje fuqishëm, ose si themi ne “këmbëkryq” edhe në politikbërjen e shqiptarve të Luginës me APN dhe tek shqiptarët në Maqedoni me Lëvizjen “Besa”, që tani doli në sipërfaqe edhe atje ikja e tyre nga blloku i  partive shqiptare dhe rrjeshtimi në bllokun ekstremist sllavomaqedonas të VMRO-DPMNE-së, bandat fashiste të së cilës vazhdimisht sulmojnë fizikisht shqiptarët, sidomos fëmijët, nxënësit nëpër shkolla e kudo, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe trauma psiqike dhe duke ua rrezikuar jetën dhe lirinë e lëvizjes shqiptarve gjithandej nëpër Maqedoni.

Shumë viktima shqiptare e pësuan nga kriminelët dhe huliganët shovinistë maqedonas, të cilët kanë mbetur të pazbuluar e të pandëshkuar kurrë.

Kurse, anembanë Maqedonisë, ky aleat politik fashist sllavomaqedonas i Lëvizjes “Besa”, e ka ngulfatur hapsirën me mbishkrime, parulla e thirrje publike: “Vdekje shqiptarve!”, “Vritini shqiptarët!”, “Vetëm shqiptari i vdekur është i mirë!”, etj.

Misioni i  pansllavizmit ruso-serbo-maqedonas ndikimin e vet tek shqiptarët, pra, ashtu siç ka vepruar edhe në të kaluarën, po e realizon me ndikimin shtetëror tek organizimi dhe fushëveprimi i komunitetit mysliman.

Shekuj me radhë ka mbajtjur shqiptarët në errësirën mesjetare, jashtë rrjedhave të modernizmit dhe demokracisë e zhvillimit të mirëfilltë të tyre të gjithmbarshëm shoqëror, kulturor e kombëtar.

Prandaj, investimet e misionit rus, serb dhe maqedonas në përçarjen e myslimanëve, duke mbështetur moralisht dhe financiarisht vehabizmin, selefizmin dhe format tjera të rrezikimit të islamit tradicional suni-hanefi tek myslimanët në Ballkan, e sidomos tek shqiptarët e konfesionit islam, që kohëve të fundit, me thellimin edhe më tepër të krizës ekonomike, shoqërore e morale,  ka arritur rezultate të mëdha në thyerjen e unitetit të tyre me mbështetjen e sekteve të ndryshme islame, që janë ekstremiste dhe radikaliste dhe ia ka hapur dyertë depërtimit të ndikimit të ideologjisë së rrezikshme të pansllavizmit edhe në politikbërjen e shqiptarve në Luginë të Preshevës dhe në Maqedoni.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch