Home » Lajme, Vendore » Ndikimi i shiut në kulturat bujqësore

Ndikimi i shiut në kulturat bujqësore

Ndryshimi temperaturave të shpeshta në rajonin tonë tek prodhimet bujqësore mund të jetë me pasoja negative. Sidomos mund të pësojnë prodhimet e kulturës bujqësore që janë mbjellur në vjeshtë. Specialisti për mbrojtjen e bimëve Qenan Daliu thotë se është gruri mund të dëmtohet nga temperaturat, mirëpo nëse koha përmirësohet nuk mund ti sjellë dëme edhe aq shumë të mëdha. E nëse tek gruri mund të ketë pasoja negative, janë pikërisht të mbjellurat pranverore ato që mund të përfitojnë nga të reshurat e shiut. Momenti më i përshtatshëm për shi është për misrin dhe fasulen.

Mungesa e shiut vitin e kaluar në territorin e komunës së Preshevës ka bërë që shumë pak në bujqësi të përfitojnë nga fasulja për shkak se atëherë kur është dashur të ketë shi nuk ka pasur. Vetëm ato hapësira ku ka pasur system të ujitjes kanë mundur të kenë përfituar nga fasulja për shkak se ujitjen e kanë kryer vetë prodhuesit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch