Në Ängelholm mbahet Akademi shkencore kushtuar 500 vjetorit të pavarësisë së Mbretërisë suedeze

Read Time:4 Minute, 1 Second

Në Ängelholm mbahet Akademi shkencore kushtuar 500 vjetorit të pavarësisë së Mbretërisë suedeze dhe të 15 vjetorit të Shpalljes së mvetësisë së Republikës së Kosovës

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve shqiptar “Papa Klementi i XI Albani”, më 17 shkurt të këtij viti në Ängelholm të Suedisë do të organizoj Akademi Shkencore kushtuar 500 vjetorit të pavarësisë së Mbretësisë Suedeze dhe të 15 vjetorit të shpalljes së m’vetësisë së Republikës së Kosovës. Sipas Kryetarit të kësaj shoqate z. Hysen Ibrahimi ky event po organizohet, në rend të parë, për shkak të angazhimit tejet miqësor, human, diplomatik e politik që zhvilloj ky shtet skandinav para e pas luftës ndaj Kosovës. Ç’është e vërteta, duke gërmuar në arkivat e këtij vendi skandinav dëshmohet sipas dokumentacionit historik, kulturor e fetar se miqësia suedeze – shqiptare i ka rrënjët diku rreth 300 vite më parë. Dhe për për të argumentuar në vepër miqësinë e sinqert në fillim të viteve të nëntëdhjeta Mbretëria Suedeze ishte njëra ndër shtetet që më së shumti pranoj refugjatë shqiptarë nga Kosova për t’i shpëtuar nga ndjekjet e përditshme që policia e sigurimi i pushtetit fashist serb bënte ndaj shqiptarëve etnik. Tash në këtë vend të largët qëndrim të përhershëm kanë mbi 50 mijë shqiptarë nga Kosova. Po ashtu, para fillimit të luftës diplomacia suedeze ishte shumë aktive për të gjetur një zgjidhje paqësore të problemit të Kosovës. Ndërkaq, me fillimin e luftës ky shtet dënoj ashpër të gjitha ato tmerre që i shkaktoj makineria vrastare serbe, duke kërkuar me ngulm që të gjithë përgjegjësit e gjenocidit të dalin para drejtësisë. Pas luftës Qeveria e këtij vendi ndihmoi shumë në rimekëmbjen e ekonomisë, mbështeti pavarësinë e Kosovës, ndau mjete të konsiderueshme për rindërtimit të shtëpive të shkatërruara në tërë hapësirën kosovare, ofroi ndihmën profesionale për ngritjen e kapaciteteve në sektor të ndryshëm të ndërtimit të shtetit ligjor e demokratik e shumë kontribute tjera me interes për qytetarët.
Në këtë Akadmei Shkencore do të flitet edhe për 15 vjetorin e shpalljes së mvetësisë së Repblikës së Kosovës. Ndërkaq, me punimet e tyre do të paraqitën: Hysen Ibrahimi: Historiku i Suedisë, Albert Jashari: Mbështetja e institucioneve sudeze për bizneset shqiptare, Saranda Iseni: Miqësia suedeze- shqiptare i ka rrënjet 300 vjet më parë, nga Papa Klementi i XI dhe mbretëresha Kristina, Prof, Fetah Bahtiri: Integrimi i të rinjve shqiptarë në shoqërinë suedeze, Osman Ahmetgjekaj: Arsimi shqip në Suedi, mbështetja e Suedisë në këtë fushë, Sadulla Zendeli- Daja: Fjalorët dhe mbështetja suedeze për botimin e tyre, Avdyl Uka:


Mbështetja e Suedisë ndaj atyre që mbrojtën pragun e shtëpisë në Kosovë, Bedri Paci: Mbështetja e institucioneve suedeze në botimin e teksteve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për nxënësit e komunitetit shqiptar, Rrahman Rrahmani: Shoqatat kulturore shqiptare dhe mbështetja e tyre nga institucionet komunale, Xhavit Çitaku: Mediat suedeze për dhe rreth Kosovës. Elhame Gjyrevci: Shqiptarët në Danimarkë të angazhuar në shoqata shqiptare në Suedi, Mona Juniku: Sakrifica e Ana Lindh, ish- Ministre e Punëve të Jashtme të Suedisë për pavarësinë e Kosovës, që i kushtoi me jetë pasi ajo u vra nga krimineli serb Mihail Mihajloviq, Idriz Gashi: Protestat shqiptare për të drejtat e tyre dhe mbështetja nga organet qeveritare, Isuf Bajraktari: Fondet shqiptare për të ndihmuar Kosovën që vepruan pa asnjë pengesë nga organet suedeze, Dr.Sadik Vrajolli: Shëndetësia, integrimi i mjekëve shqiptar në institucionet shendetësore suedeze, Emine Hoti: Shqiptarët në Norvegji të angazhuar në shoqata shqiptare në Suedi, si dhe do të shpaloset një historik i shkurtër i aktivitetit të pasur e me përmbajtje gati 16 vjeçar të SHSHASH “Papa Klementi i XI Albani”. Pos anëtarëve të rregullt e të nderit të kësaj shoqate, në këtë manifestim do të jenë prezent përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe Shqipërisë, pastaj nga Ilirida, personalitete të botës së biznesit shqiptar në mërgatë dhe trojet tjera etnike shqiptare si dhe të interesuar të tjerë nga komuniteti shqiptar që jetojnë e punojnë në Suedi dhe vendet skandinave.
Të gjitha shpenzimet e Sesionit Shkencor do t’i heq Rrjeti i Biznesit të Diasporës Shqiptare, Dega në Suedi, Kryetar i të cilit është Albert Jashari. Udhëheqësi i këtij asosacioni biznesor nuk është hera e parë që ndihmon materialisht këtë Shoqatë të vyer krijuese e atdhetare, përkundrazi ai i doli krah edhe shumëherë të tjera, sidomos në botimin e librit “Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”, vepër kjo që është vlerësuar si një “ Enciklopedi” e Mërgatës Shqiptare. Për të vajtur punët siç është më së miri, Rrjeti i Biznesit dhe SHSHASH “Papa Klementi i XI Albani” lidhën një marrëveshje bashkëpunimi enkas për këtë event, në bazë të së cilës u përcaktuan detyrat dhe obligimet që duhet të kryhen me këtë rast. Rrjeti i Biznesit, pra, do të derdhë mjetet në xhirollogarinë e Shoqatës, ndërkaq Shoqata e Krijuesve Shqiptar do të kryen punët e domosdoshme teknike për mbarvajtjen e këtij tubimi shkencor.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post 20 vjet Gazeta “SOT” në Shqipëri, gazetë për të sotmen por që i shërben dhe promovon ndryshimin e duhur edhe për të nesërmen
Next post Recencë nga dr. Rovena Vata-Mikeli (Mjeshtër i Madh)