Home » Lajme » Në Beograd hapet ekspozita me krimet e luftës në Kosovë

Në Beograd hapet ekspozita me krimet e luftës në Kosovë

Ajo thotë se kur bëhet fjalë për krimet e kryera kundër shqiptarëve janë vetëm katër raste deri më tani dhe nuk bëhet fjalë për gjykime të reja për krimet e Serbisë në Kosovë.

Mbrëmjen e së hënës u hap në Beograd një ekspozitë me foto dhe video të pazakonta për serbët.

Bëhet fjalë për një ekspozitë të luftës së Kosovës me pamje filmike dhe foto nga periudha e kulmit të konfliktit, vitet 1998-1999.

Ekspozita është një nismë e përbashkët e Qendrës Ligjore Humanitare të Prishtinës dhe të Beogradit dhe në të paraqiten edhe provat e përdorura në Gjykatën Kriminale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, shkruan “TCH”.

“Deri më tani, gjykatat serbe kanë shqyrtuar dhe dënuar vetëm në 61 raste nga 8700 civilë shqiptare të vrarë në këtë konflikt”, deklaroi Nemanja Stjepanoviq nga “Humanitarian Laë Centre” e Beogradit.

Ajo thotë se kur bëhet fjalë për krimet e kryera kundër shqiptarëve janë vetëm katër raste deri më tani dhe nuk bëhet fjalë për gjykime të reja për krimet e Serbisë në Kosovë.

“Deri më tani vetëm 30 persona janë dënuar nga gjykatat kosovare për krimet e luftës dhe që të gjithë për krimet e kryera ndaj popullsisë shqiptare. Një numër i madhe familjes shqiptare, por edhe serbe nuk e kanë parë ende drejtësinë”, deklaroi Bekim Blakaj nga “HRC” e Prishtinës.

Ekspozita që mban emrin “ICTY: Dosja Kosova 1998-1999” u hap ditën e hënë dhe do të qëndrojë e hapur për nëntë ditë në kryeqytetin serb.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch