Home » Lajme, Ndërkombëtare » Në Boros të Suedisë mbahet manifestim poetik “ Sofra poetike”

Në Boros të Suedisë mbahet manifestim poetik “ Sofra poetike”

XHAVIT ÇITAKU1Ky manifestim ka edhe karakter garues, ndaj ftohen të gjithë krijuesit e interesuar që t’i dërgojnë punimet e tyre origjinale më së largu deri më 20 dhjetor të këtij viti në adresën: dituria@.se

Nga XHAVIT ÇITAKU

Qendra Kulturore Shqiptare “ Migjeni” në Boros të Suedisë, në kuadër të shumë aktiviteteve konkrete që po zhvillon një

best price on levitra 20 mgaboutreal viagra for salepropecia pricepurcghase estrace with paypal

kohë të gjatë, së bashku me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “ Papa Klementi XI Albani” që vepron në këtë shtet skandinav, për herë të dytë organizojnë manifestimin letrar i titulluar “ Sofra poetike në Boros”, i cili do të mbahet kah fundi i marsit të vitit të ardhshëm. Sipas organizatorëve ky manifestim qëllim kryesor ka kultivimin dhe ruajtjen e poezisë shqipe në mërgatë. Thënë konkretisht, kjo veprimtari ka për qëllim që ta kultivoj e ruaj gjuhën dhe kulturën shqiptare në mërgim në këtë pjesë të Evropës. Njëkohësisht ky manifestim, kjo sofër, paraqet një shtytje e nxitje për të gjithë ata që janë të prirur të merren me shkrime që ta gjejnë vetën këtu, të veprojnë kështu në mënyrë të organizuar dhe nesër të krijojnë vepra më të mira letrare, artistike e kombëtare.

Sofra poetike ka edhe karakter garues, ndaj këto dy asosacione ftojnë poetë shqiptar nga Skandinavia dhe nga të gjitha shtetet tjera ku jetojnë e krijojnë pjesëtarë të komunitetit shqiptar si dhe nga Shqipëria, Kosova dhe trojet e tjera etnike, që të marrin pjesë në këtë manifestim të rëndësishëm letrar. Me qëllim që përzgjedhja e krijimeve më të mira letrare të jetë sa më e qëlluar, këto dy asosacione kërkojnë nga poetet që për “ Sofrën poetike në Boros” punimet e tyre origjinale t’i dërgojnë ( nga tri poezi) deri me 20 dhjetor të këtij viti në adresën : dituria@. se

SHSHASH “Papa Klemnti XI” dhe QKSH “ Migjeni” që veprojnë në këtë shtet të largët meritojnë lëvdata për një punë të mrekullueshme që janë duke bërë këtu në mërgim me synimin e vetëm që në këtë mënyrë t’i shërbejnë rinisë sonë, popullit tonë dhe atdheut të cilin e duan aq shumë të gjithë këta krijues, shkrimtarë e veprimtarë. Po ashtu, qëllimi i këtij manifestimi është që t’i afroj njeri me tjetrin krijuesit shqiptar me krijuesit e vendit ku ata veprojnë e krijojnë, pra me poet suedezë dhe poet të komuniteteve tjera që jetojnë e veprojnë këtu.

Në fund të këtij evenimenti do të ndahen edhe shpërblime për poezinë më të mirë, për poezinë e mërgimit, librin më të mirë dhe prezantuesin më të mirë të punimit të tij si dhe shumë shpërblime të tjera.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress