Në cilin vit u përkthye në gjuhën suedeze “ Luli i vocërr” i shkrimtarit shqiptar Migjeni”

Read Time:2 Minute, 59 Second

Nga XHAVIT ÇITAKU 

Në kuadër të Qendrës Kulturore Shqiptare “ Migjeni” në Boros të Suedisë për çdo muaj botohet gazeta kulturore- arsimore me të njëjtin emër në të cilën trajtohen tema të rëndësishme nga këto dy fusha si dhe artikuj të tjerë që janë të dobishëm për komunitetin shqiptar. Numri i fundit i kësaj gazete doli me një pamje e përmbajtje të veçantë dhe tërheqës për lexuesit e saj të shumtë. Në të vërtetë, kjo gazetë fund e krye iu kushtua shënimit të 111 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të mirënjohur shqiptar Migjeni e shkruar në të dy gjuhët: shqip dhe suedisht.  

Ullmar Qvick ishte përkthyesi  i këtij tregimi 

Që në faqen e parë të bie në sy përkthimi i “ Lulit të vocërr” nga njohësi i shkëlqyeshëm i gjuhës dhe letërsisë shqipe Ullmar Cvick, punë këtë që e bëri në vitin 1971, që ishte edhe përkthimi i tij i parë mnga gjuha shqipe në atë suedeze. Ai me këtë rast shkruan: 

“ Numri 2 i vitit 1971 i fletushkës së Shoqatës suedeze- shqiptare përmban edhe prezentimin tim të shkrimtarit Migjeni. Unë isha i vetmi në shoqatë që dija diç për kulturën shqiptare, por së shpejti edhe Bosse Jonsson, i cili po ashtu mësoi shqipen, tregoi interes për kulturën shqiptare. Bosse u .kriminale suedeze të kohërave. 

Tashti tek përkthimi i Migjenit. Atë unë e mora përmes postës elektronike nga Arkivi i Lëvizjes Punëtore. Tërër atë materialin e vjetër. Përveç disa librave të rëndësishëm, para disa vitesh unë ia dhurova këtij Arkiv, që erdhën dhe i mbushën 50 pako kartoni të bananave nga bodrumi im. Të interesuarit vetë mund të kenë qasje në këtë përmbledhje në Stockholm ( Arbetarrërelsens Arkiv). “ përfundon shkrimi. 

Takimi me shoqen e Ollgës, motrën e Migjenit 

Në një tjetër rrëfim Ullmar Qvick tregon për lexuesin se përse e zgjodhi Shqipërinë dhe përse lindi smpatia për të. Ai vazhdon të shkruaj: 

“ Ti që i lexon këta rrjeshta mbase e kupton pse unë e zgjodha Shqipërinë? Pse lindi simpatia ime për të? Migjeni ishte vetëm 27 vjeç. Ai vdiq nga tuberkulozi në një sanatorium në Torino të Italisë. Unë kisha të njëjtën sëmundje, por mjekësia moderne më shpëtoi në vitin 1972. 

Desha të shtoi një përjetim personal. Në vitin 1970 , gjatë vizitës sime të parë në Shqipëri, u takova në Plazhë të Durrësit me një grua të moshuar, Arta Franja, me profesion arsimtare. Arta kishte pasur si shoqe Ollgën, motrën e Migjenit, gjatë studimee në Itali. Dhe atje e vizituan shkrimtarin e sëmur, fakt që del edhe nga ditari i tij. 

“ Ai ishte aq i suksshëm, kur kollitej mbajti gjithmonë një shami para gojës së vetë, që të mos infektoheshim. Biseduam me kryemjekun, i cili na tha se do të bënte çmos për të shpëtuar këtë njeri të mrekullueshëm, por rasti ishte i pashpresë. Migjeni vdiq, në qetësi, sikur fiket një qiri”, kështu i kishte rrëfyer Arta, Ullmarit. 

Ullmar Qvick plot 70 vite ka vepruar për shqiptarët. Duke i mbetur besnik çështjes për të drejtën historike shqiptare, ky personalitet dhe njohës i mirë i kulturës, gjuhës e traditës, është shndërruar në mik të madh të të gjithë shqiptarëve kudo që janë. 

Në këtë numër jubilar të kësaj gazete lexuesi mund ta njoh familjen e këtij shkrimtari përmes fotove të shumta, pastaj foto gjatë studimeve, foto me nxënës etj. Pos materialit tjetër i prezentuar në faqet e kësaj gazete, edhe krijuesi i njohur i letrave shqipe, Rizah Sheqiri, ka shkruar një vjershë të bukur kushtuar Migjenit, e titulluar “ Në Tivar e kërkova Migjenin”. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Çfarë duhet ta ketë parasysh elita e re politike e Partisë Demokratike
Next post Ditëlindja e Rubensit dhe amshimi i Shotës.