Home » Lajme, Rajonale » Në Maqedoni lëshohen letërnjoftime me procedurë të përshpejtuar, shkak referendumi

Në Maqedoni lëshohen letërnjoftime me procedurë të përshpejtuar, shkak referendumi

Në ditën e referendumit do të punohet për lëshimin e letërnjoftimeve në periudhën prej orës 7:00 deri në orën 19:00/

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar se për datat 29 dhe 30 shtator të gjithë sektorët e punëve administrative do të jenë në dispozicion të qytetarëve për nxjerrjen e letërnjoftimeve me procedurë të përshpejtuar për t’u dhënë mundësinë të gjithëve që të votojnë në referendum.

“Të gjitha kërkesat për lëshimin e letërnjoftimeve (të dëmtuar, të humbur apo të vjedhur) sipas procedurës së zbatuar ligjore, do të miratohen menjëherë në të gjitha sektorët rajonalë për punë administrative pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme”, theksohet në njoftim, bëjnë të ditur mediat në Shkup.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch