
Në Marinë të Skenderajt u mbajtën homazhe për nder të Epopesë
Me homazhe te varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt ka vazhduar edhe dita e dytë e Epopesë së UÇK-së. Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Halil Krasniqi, babai i dëshmorit Mujë Krasniqi, i cili u përkul me krenari dhe mall para varrit të birit të tij.
Në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificës së familjes Jashari dhe të të gjithë të rënëve për liri, homazhe u bënë edhe në kompleksin memorial të dëshmorëve në Marinë të Skenderajt. Aty erdhi edhe babai i dëshmorëve Mujë e Ali Krasniqi, Halili.
Homazhe bënë edhe bashkëluftëtarë, familjarë e qytetarë nga vise të ndryshme.
Për ta nderuar sakrificën e të rënëve për liri, homazhe bënë edhe shoqatat e dala nga lufta dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, si dhe Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.
Një ditë më parë, në këtë kompleks, homazhe u bënë edhe nga komuna e Skenderajt, ku u vlerësua lart lufta dhe sakrifica e komandantit legjendar, Adem Jashari, e familjes së tij dhe e të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.
Më shumë storie
Naim Rashiti: Mos zgjedhja e kryetarit të Kuvendit mungesë e maturisë politike
Edhe sot ka dështuar përpjekja tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në sallë ishin 110 deputetë. Vetëm 54 vota...
Dështon zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare
Ka dështuar zgjedhja e kandidates së Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Kanë votuar vetëm 57 deputetë pro emërimit...
Kuveni i Kosovës: Betohen 199 deputetët e legjislaturës së nëntë
Deputetët e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës janë betuar me ceremoninë e betimit pas votimit të raportit të...
AGK dënon sulmin fizik të Damkës ndaj një gazetari në Kuvend
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas pengimit në detyrë të gazetarit të Kallxo.com nga deputeti i Partisë Demokratike...
Albin Kurti: Mosvotimi i raportit për mandatet është sulm kundër Kosovës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se mosvotimi i raportit për mandatet nga deputetët e PDK-së, LDK-së, Listës...
Eugen Cakolli: Seanca u mbyll për shkak të mungesës së dorëheqjeve nga ministrat
Seanca e sotme e Kuvendit u mbyll për shkak të mungesës së dorëheqjeve nga ministrat në detyrë të kabinetit qeveritar,...
Average Rating