Home » Kulturë, Lajme, Ndërkombëtare » Në nëntorin e përlotur nga tërmeti në Shqipëri, SHKA “DARDANIA” shënon 25 vjetorin e saj

Në nëntorin e përlotur nga tërmeti në Shqipëri, SHKA “DARDANIA” shënon 25 vjetorin e saj

Mblidhen edhe mjete financiare nga shënimi i 25 vjetorit të saj, në vlerë prej 2760 Fr.- nga të pranishmit.

Edhe për kundër rrethanave të vështira të popullit tonë këto dita, SH.K.A  “Dardania” nga Winterthuri kishte pregadit me kohë festën e 25 vjetorit të themelimit të saj, dhe festën e 28 Nëntorit,  mandej festën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe festën e Flamurit Kombëtarë.

Mirëpo lëkundjet sizmike që ranë më 26 Nëntor, në Durrës dhe Thumanë, preken thellë zemrat e popullit shqipëtarë në përgjithësi, sepse përpos dëmeve të konsiderueshme materiale, mori me vete edhe 52 viktima, dhe me këtë popullin tonë e kaploj një dhimbje për humbjen e njerëzve, edhe përkundër festave të Nëntorit që ishin në prag, ato u mbajtën shumë simbolike dhe krejt ndryshe nga herave tjera.

Po ashtu shumë nga manifestimet u anuluan anekënd botës shqipëtare, por pati edhe të tilla që festën e nëntorit e shëndrruan në solidaritet, sikur edhe vet SH.K.A “Dardania” që kishte organizu një kënd të veqant dhe kishhte shftytëzu kontoj e saj për grumbullimin e mjeteve financiare në formën elektronike, për ata që do të ndihmojnë drejt për drejt të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, dhe me një  program artistik kushtuar momentit edhe pse kohë e shkurtër,  ato u modifikuan për momentin e fundit dhe dolen për tu solidarizua edhe me viktimat dhe me qëllimin e grumbullimit të ndihmave financiare për të prekurit.

Me një film dokumentar filloj kështu shënimi i 25 vjetorit të themelimit të kësaj qendre kulturore e cila përshkrou në 10 minuta gjithë veprimëtarin e saj në periudha të ndryshme, qofshin edhe ato të luftës së fundit ku i është këndua heronjëve dhe të rënëve të UÇK-së e cila solli lirinë bashkë me miqët tanë.

Më pas stafi artistik kishte pregadit një monolog përcjell me një vjersh të pregaditur enkas për këto momente nga Albulena Kqiku – Cakolli, e cila përloti sallën me interpretimin e saj dhe përcjellja e gjithë grupit të vallëzimit me 51 qirinjë të ndezur në shenjë respekti për viktimat e tërmetit, ku përcollën mesazhe dhembje për viktimat duke krijua një heshtje të thellë përcjellë me një muzikë në prapavij, e që përshkrou vërtet një qetësi të pa pare deri sa u krijua edhe një zemër e madhe në sken me 51 qirinjët, për të vazhdua më pas me hymnin kombëtarë, e më pas për ta hapur shënimin e 25 vjetorit po ashtu nga moderarorja Albulena Kqiku, me çka ftoj kryetarin e shoqërisë ti përshëndes të pranishmit dhe dhe ta hap shënimin e 25 vjetorit, ku ky i fundit, me një here kërkoj një minut heshtje për të gjitha viktimat e tërmetit të fundit, duke kërku po ashtu mirëkuptim për rastin dhe solidarizimin me aksionin që po pregaditej në një kënd të hollit të sallës, dhe në bynë me  nje baner të madhë për grumbullimin e mjeteve financiare, me një rezulltat që në fund rezultoj të grumbulloheshin  2760 fr.- për të prekurit në Shqipëri.

Më pas nën modifikim të programit u këndua një këngë për Dardaninë nga okestra e saj dhe, dhe në shenjë të ndihmave të shtetit të Zvicrës po ashtu ishte pregadit një valle zvicerane enkas edhe për zviceranët që ishin prezent në sallë, për të vazhdua me vallen e zanave nga grupi i vajzave që në një form përcollen mesazhin se zanat janë ato që ishin të shqetësuara me momentin që u krijua këto ditë dhe po mundoheshin të ngushllojn edhe përmes valleve të tilla skenike.

Natyrisht se grupi i fëmijëve performuan me grup vallesh korografike të cilët lanë mbresa të mëdha te publiku edhe për kundër momentin, ata ishin aq modest sa edhe vallëzimet i bënin me një respekt të veqant.

Krejt në fund anëtarët kishin pregadit një befasi për kontributin e kryetarit tash  e 25 vite, edhe pse ky i fundit ju shmang ndarjes së mirënjohjeve  që kishte pregaditë me kohë, për të gjithë ata dhe ato që kontribuan me vite në këtë shoqëri, për ta shtyrë në një datë tjetër  manifestim dhe ndarjen e mirënjohjeve me 25 vjetorin e saj.

/Albinfo.ch/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch