Tre persona kan ndërruar jetë të dielën nga aksidenti i cili ka ndodhur në shpatin e Irschenberg në drejtim të Salzburgut në Austri. Ata po udhëtonin drejtë vendlindjes në fsh. Raincë për pushime. Në vendin e ngjarjes ishte angazhuar një skuadër e madhe e forcave shpëtuese për të shpëtuar të aksidentuarit.
Në Audin A8 e cila u vetë-aksidentua në shpatin e Irschenbergut në drejtim të Salzburgut tre vetë humbën jetën: shoferi 47-vjeçar, gruaja e tij 48-vjeçare që ishte ulur pas tij dhe një pasagjer 69-vjeçar. Një tjetër pasagjer 71-vjeçar në pjesën e pasme u dërgua në spitalin e Rosenheim me lëndime të rënda.
Sipas njohurive të tanishme që ka grumbulluar portali gjerman br.de, automjeti me katër persona nga Rosenheim i Gjermanis doli nga rruga në të djathtë, në një rrugë me shi dhe u kthye mbrapsht përballë një peme. Tre nga katër udhëtuesit e automjeteve thuhet se kan ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa njëri prej tyre po trajtohet në spital. Përvec skuadrës së forcave shpëtuese ishin angazhuar edhe dy helikopterë shpëtimi që kishin dalë në vendin e ngjarjes.
Autostrada në drejtim të vendit të ngjarjes u bllokua nga pika lidhëse Weyarn. Trafiku ishte rreth dhjetë kilometra.