Home » Histori » “Në njërën dorë kryqin në dhe në tjetrën thikën “ dhe “ Shpata e Islamit “ në Shqipëri

“Në njërën dorë kryqin në dhe në tjetrën thikën “ dhe “ Shpata e Islamit “ në Shqipëri

(Pjesa e parë )
Fatkeqësia shqiptare qëndron në ndarjen tonë në katër fe. Fatkeqësia e jonë është në ardhjen e turkut para pesëqind vjetësh e cila jo si hije por si re e zezë qëndron mbi ne. Fatkeqësia e jonë  vjen nga Konstatinopoja ( Stambolli). Fatkeqësia e jonë që pesë qind vjet na vjen nga Stambolli ( Konstatinopoja)
Ne jemi ortodoksë të mirë dhe ndihemi krenarë për gjakun dhe identitetin tonë si shqiptarë! – kishte me thënë Fan S. Noli.
Katalani, Zassi, Zaharia Dhima, Petro Andrea, Basilio Matranga, Partenio Parrino, Gjon Llazari, Giuseppe Schiro, Dhimitër Leka e Nilo Borgia janë tashmë figura të ndritura të kulturës dhe historisë sonë dhe ne si shqiptarë nuk mund të pranojmë që Kisha Autoqefale e Shqipërisë të mos jetë në krah të përpjekjeve të popullit tonë për mbrojtjen e historisë dhe kulturës sonë dhe për zhvillim kombëtar!
Shqipërinë e mori turku -thoshte Çajupi, Shqipërisë po i ve zjarr  edhe Greqi-them unë.E keqja  po na vje nga Stambolli e edhe nga Konstatinipoja !

Rropateshim që 20 vjet me islamizmin  e skajshëm islamik , dhe e gjithë vëmendja ishte e drejtuar nga ata, por aspak të zgjuar nga shembja e dheut ndër këmbët  e  Konstantinopojës dhe e Athinës .Flejë Shqipëri  flejë ! Atdheu nuk flenë , por flenë të humburit në mashtrimet e parajsës së premtuar.  Konstantinopoja në një anë e Stambolli në anën tjetër ishin pa gjumë në sy; e kishin detyrën djallëzore para vetit.

Kristo Meksi, në shkrimin e vet mbi kryengritjen “greke” dhe luftëtarët që morën pjesë në të, shkruante: “…në atë kryengritje lëftuan vetëm shqiptarët: nga njëra anë të krishterët ( Konstatinopoja  fxh), nga ana tjetër myslimanët ( Stambolli fxh )…Fituan shqiptarët e krishterë” ( Fitoi Konstantinopoja fxh ). Po –në të vërtetë- “fituan grekërit, duke derdhur gjakun shqiptarët e krishterë e myslimanë. ( Tradhtia e Stambollit fxh)..Megjithëqë punën ua bënë të parët, grekërit bënë Greqinë dhe e quajtën «Ellas»(Elinismos) me mbret të quajtur “Mbret i Elinëve” e le të kishin brenda atyre kufive 800.000 shqiptarë dhe le ta kishin fituar luftën shqiptarët. Ua bënj detyrë këndonjëset që këto gjëra t’i mejtojnë pakë e t’i zgjidhin mirë në mendje e në zemër të tyre”.(1)

Flet Stambolli : “Fanatiku katolik Artan Shkreli vazhdon sulmet e tij kundër autoritetit te Kishes Ortodokse ne Shqipëri. Sulmi behet ne emer te misionareve katolike qe kane operuar ne ketë kishe njëherë e nje kohe. Pra ne emer te katolicizmit, kunati i Ilir Hoxhollit, justifikon sulmin laik-katolik kundër lirisë se besimit te vëllezërve tane ortodokse. Me pak fjale këshilltari i Edi Rames po sillet si nje teokrat dhe shteti shqiptar po sillet si nje shtet katolik dhe me ketë logjike po i kufizon besimin ortodokseve. Ky është fashizëm katolik! “( nga Olsi Jazexhi )

Flet Konstantinopoja : Të nderuar bashkëbisedues gjithçka që thoni për kontributin e Nil Katalanit në themelimin e shkollave të gjuhës shqipe dhe në lëvrimin e saj kanë rëndësinë e tyre historike dhe duhet, sigurisht, vlerësuar. Por a është e hijshme të vlerësohet një figurë e tillë me përdhosjen e një vendi/kishe që për një ndër komunitetet e vendit tonë, atij ortodoks, ai konsiderohet i shenjtë?!!! A është e drejtë që të ndërmerren akte të tilla të shëmtuara, pa asnjë bashkërendim dhe bisedim paraprak me komunitetin, ndaj një objekti kulti që shërben për lutje pajtimi dhe jo armiqësi, për ngushëllim dhe jo ndezje gjakrash, për vëllazërim dhe jo përçarje?!!! Kujt i shërben një veprim i tillë? Nil Katalanit? A mos vallë kështu meriton të vlerësohet kjo figurë?

Flet Athina : Ky prift uniat qe paska ardhur ne Shqipëri per “shkolla shqipe”, është nje armik i Kishës sonë Orthodhokse, dhe nuk ka te drejte qeveria me k/m e këshilltare romano-katolike te ndërhyje e te ktheje identitetin e Kishave tona Orthodhokse. Kisha Orthodhokse është ndare nga romano-katolicizmi ne vitin 1054. Shpifja për gjoja shkolla shqipe është krejt e zbuluar ne nje kohe qe shkronjat shqipe nuk ekzistonin. Qëllimi i ketij brazilianit ka qene përhapja e romano-katolicizmit dhe asgjë tjetër. Prandaj, Shkreli te mos na tregoje përralla me mbret ( nga Aleksander Papadhimitri )

Flet Stambolli :”Ditët e fundit ndërhyrja e qeverisë së kryeministrit katolik Edi Rama në zonën e Himarës ka shkaktuar indinjatën e shumë ortodoksëve shqiptarë dhe grekë. Në mbrojtje të kësaj ndërhyrje doli edhe Artan Shkreli, arkitekt i akuzuar për abuzime të shumta me monumentet dhe një filo-katolik ekstremist që ka edhe rolin e këshilltarit të kryeministrit, si dhe historiani Moikom Zeqo. Shkreli u shpreh i pari se në kishën e Shën Thanasit gjendej varri i Nilo Catalanos i cili sipas tij ishte ndër të parët që kishin shkruar shqip. Tre ditë më pas, në 23 gusht 2015, edhe Moikom Zeqo botoi një shkrim në gazetën Shqiptarja (me pronar italianin katolik Carlo Bollino) në të cilën ai tregonte Nilo Catalanon si një mik i dashur i shqiptarëve që u mësonte atyre gjuhën e tyre shqipe, ndërkohë që osmanët dhe ortodoksët i paraqet si armiq të kësaj gjuhe të cilët e persekutuan Catalanon vetëm për këtë arsye.” ( nga Blendi Qehajaj )

Flet Konstantinopja së bashku me Stambollin dhe kërcojnë : “Por a është e vërtetë se myslimanët dhe ortodoksët nuk e donin Catalanon pse ai u mësonte shqip shqiptarëve? Në fakt, jo. E vërteta është se as sistemi osman i mileteve dhe as kisha ortodokse nuk pengonin gjuhën shqipe. Ata pengonin vetëm gjuhën shqipe të shkruajtur me shkronja latine. Siç do të tregohet më poshtë, gjuha shqipe flitej lirisht në këto zona. Ajo që italiani i Vatikanit, prifti Nico Catalano, deshtë të krijonte, ishte një përçarje mes shqiptarëve dhe një lidhje e tyre me Vatikanin, gjë e cila do të mund të sillte më pas hyrjen e këtij të fundit më thellë në zonat e banuara nga shqiptarët dhe një rebelim të mundshëm ndaj autoriteteve myslimane dhe ortodokse. “

Shqipëri , të zuri gjumi . Zgjohu Shqipëri se mbaruam!

Fahri Xharra, 26.08 .15
Gjakovë
Xharra foto 2015-1

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress