Në praninë e mijëra qytetarëve nga Kosovës Lindore dhe trojet tjera etnike, sot fillimisht në Rahovicë u mbajt tubim perkujtimor kushtuar të rënëve në luftën e fundit kundër pushtuesit serb. Në manifestim morën pjesë përfaqësues të familjeve të dëshmorëve nga të gjitha trevattona, të OVL-së, invalidë të luftës, veteran si dhe qytetarë të shumtë.
Fillimisht u intonua himni kombëtar dhe u nderuan dëshmorët e kombit me nje minut heshtje nga të pranishmit dhe pastaj të pranishmit iu drejtuan me fjalimet e tyre kryetari i BL rahovicë z. Vebi Rexhepi, nënkryetari i OVL-së, z. Fehmi Shaqiri dhe prinderit e te reneve ne luftë. Vlen të theksohet se manifestimi u vazhdua me recitime të fëmijëve të dëshmorëve të rënë në luftë dhe në fund shoqëria kulturo artistike “Presheva Jehon” u paraqit me këngë kushtuar dëshmorëve të kombit dhe me valle vendase.
Manifestimi përkujtimor kushtuar dëshmorëve të kombit, në ora 16.30 u mbajt edhe në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë.