Në vend të marrshimit me kostumet e UÇK-së paradë me parullat e LGBT-së!

Read Time:3 Minute, 11 Second

Nga Azgan Haklaj

Kosova u çlirua 25 vite më parë! Me dt 12-të qershor të vitit 1999-të ish-presidenti Klinton do të shprehej me ngazëllim: “Sot pas 79-të diteve, qiejt e Jugosllavisë do të jenë të qetë..”.! Pikëridht atë ditë të shënuar për Kosovën dhe gjithë kombin shqiptar 50.000 forca te KFOR nga 39-të kombe të ndryshme të globit do marshonin drejt Kosoves. Forcat speciale norvegjeze dhe ato britanike do mbërrin të parat në Prishtinë duke u hasur në një provokim të rëndë e të rezikshëm rus pasi ushtarakët e tyre kishin okupuar aeroportin e Prishtinës. Ato u detyruan të largoheshin me turp pasi që dhe Rumania, Hungaria e Bullgaria nuk i lejuan të përdornin hapsirën e tyre ajrore për tu furnizuar me mjete dhe ushtri. Natyrisht që për Kosovën nuk ka ditë më të shenjtë. I shenjtë ngelet dhe kontributi i patjetërsueshëm i aleatëve euroatlantikë me në krye SHBA-të. Kurrë nuk do të shuhen kujtimet për rezistencën shekullore të shqiptarëve të Kosovës që u kurorëzuan me krijimin e UÇK-së. Por në vigjilje të kësaj feste me përmasa nacionale eshte rasti jo vetëm të bëjmë paradë arritjesh me kolore elektorale a thua se memoria jone fshihet lehtë. Duhet që të gjithë e sidomos politika ne Kosovë ti qaset një analize të thellë e reale dhe një reflektimi gjakftohtë se ç’farë duhet të ishte bërë më mirë në Kosovë. Situata aktuale në të cilën është Republika më e re e kontinentit nuk është frymëzuese fatkeqësisht. Dhe shkaktari i vërtetë me emër të përveçëm është politika. E sigurisht në tablonë reale të Kosovës sot shohim se kjo krijesë me veshtirësi e aleatëve tanë perëndimërë sot ka ushqyer skajet e një tensioni të madh e të pajustifikueshëm pikërisht me aleatët më të ngushtë, më të sinqertetë e kontributorët që në fakt janë dhe fuqitë më demokratike si dhe më të mëdhatë nga ana ushtarake e ekonomike. E pa dashur të bëj analizë kronologjike unë bëj fajtor po me emër të përveçëm kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. E gjithë veprimtaria e tij jo vetëm në opozitë por me kostum tjetër e brendi të njejtë edhe sot si kreu i qeverisë dhe i mazhorancës në Kosovë. Pa u ndalur te mungesa e vizionit e reformave zhvillimore në ekonomi ku kjo qeveri përkundër premtimeve rezulton e pazonja. Ajo që është uluritëse te Albin Kurti është politika e jashtme. Me çmendurinë e një të sëmuri nga mitomania, ai arriti te faktorizoje te aleatet tanë njeriun me antiperëmdimër e pro-rus, krahun e djathë të Millosheviçit Aleksandër Vuçiç. Dite të tilla në mos të zeza por minimalisht të murrme për Kosovën askush nuk i ka menduar. Edhe në rrafshin kombëtar Albin Kurti, i përbetuari për “Bashkim Kombetar” po përvijon një konstistencë me ndërhyrje agresive përçarje te faktori politik shqiptar kryesisht në Maqedoninë e Veriut dhe në rajonin e Preshevë -Medvegjë -Bujanovcit. Nuk gjej aresyetim tjetër dhe rezultat logjik të këtij inkursioni veçse shërbim dashje pa dashje për Vuçiç dhe politikat e tij anti shqiptare sllavo-ruse. Albin Kurti edhe cilido mediokër politik e din se nuk ka as fuqi shtetërore e natyrisht as përsonale të faktorizohet si kryelider i shqiptarëve në Ballkan, i cili në vigjilje të 25 -vjetorit të çlirimit në vend që të marrshonte me kostumet e UÇK-së bëri paradë me parullat e LGBT-së. Ai është votuar masivisht duke mashtruar se do luftonte korrupsionin të cilit vetëm i ndërroj ngjyrën. Ai u votua se u besua nga shqiptarët në Kosovë se do punonte për një shkallëzim të bashkimit tonë shpirtëror dhe te integrimit pan -shqiptar. Por kjo pseudo kauzë rezultoi propagandë si rezultuan mashtrim e propagandë premtimet komuniste pas luftës se dytë botërore! Gjithsesi edhe Albini edhe albinë të tjerë janë kalimtarë politikisht e fizikisht. Ajo që ju ngelet brezava eshte Kosova e lirë!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Osmani e Begaj në pritje të shënimit të përvjetorit të çlirimit të vendit
Next post Lidhja Shqiptare e Prizrenit është Epoka më e lavdishme në historinë kombëtare shqiptare