Në veri të Kosovës, grafite kërcënuese ndaj Kurtit, rasti iniciohet si kanosje
Mbrëmë në Mitrovicë të Veriut janë hasur grafite me përmbajtje kërcënuese për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani konfirmoi për RTKlive se rasti ka ndodhur në rrugën “Vasilije Ostrovski” dhe u iniciua si “Kanosje”.
Grafitet e vendosua në gjuhën serbe, në shqip kanë kuptimin “Kur në Kosovë do të agojë, Albin Kurti më s’do të rrojë”.
“Mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën Vasilije Ostrovski në Mitrovica Veri në mur është shkru një shkrim adresuar kryeministrit Kurti. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar është inicu rast kanosje. Nuk ka të dyshimtë e as të arrestuar. Shkrimi i njëjtë me pamje grafike ishte vendos më herët në rrjetin social Telegram”, tha Elshani.
Më shumë storie
Prekazi rikthehet në drejtësi: 35 të pandehur për krimet e marsit 1998
28 vjet pas ngjarjeve të përgjakshme në Prekaz, Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur një hap të ri në zbardhjen...
Kuvendi i Kosovës: Avni Dehari thërret vazhdimin e seancës konstitutive më 9 shtator
Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës do të mbahet më...
VV dhe LDK dakordohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidati konsensual për president të Kosovës
Emri i tij u bë publik nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Lëvizja Vetëvendosje ka arritur...
“Liria ka Emër”, Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
Platforma qytetare “Liria ka Emër”, më 12 shtator në Prishtinë organizon Marshin për Liri nën moton "Kosova po pret". Ky...
Albin Kurti kërkon bisedime për president ndërsa PDK, LDK e Aleanca duan konstituimin
Ngërçi politik në Kosovë vazhdon edhe pas zhvillimeve të fundit në Kuvend. Palët politike mbeten larg një marrëveshjeje për hapat...
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive të shtunën, më 8 gusht, në orën 11:00
Seanca do të mbahet në Sallën e seancave, duke filluar nga ora 11:00. Në rend të ditës janë zgjedhja e...

Average Rating