Home » Lajme, Politikë » Nënshkruhet koalicioni parazgjedhor AAK-PSD

Nënshkruhet koalicioni parazgjedhor AAK-PSD

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Sot ka mbajtur mbledhje Këshilli Drejtues i AAK-së, ku u vendos për një koalicion të mundshëm parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate.

“Ka dominuar tema e koalicionit me PSD-në në këtë takim. Është votuar me shumicë votash, me dy abstenime, koalicioni parazgjedhor me PSD-në”, tha Haradinaj pas takimit.

Ndërsa në orën 15:00 edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch