Home » Lajme, Politikë » Nëse Sali Berisha nuk ikën vetë, atëhere duhet ta largojë Partia Demokratike

Nëse Sali Berisha nuk ikën vetë, atëhere duhet ta largojë Partia Demokratike

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në Shqipëri nuk pati ndryshim dhe as rotacion politik me 25 Prill 2021, gjë që ishte mëse e domosdoshme pas atij dështimi dhe të asaj keqqeverisjeje të Edi Ramës. Por menjëhere pas zgjedhjeve erdhi për Sali Berishën “non grata” amerikane dhe nga Parlameni shqiptar shkarkimi i Ilir Metës. Dhe keto ndodhën edhe pse Qeveria bleu votat e qytetarëve. Kjo do të thotë se më problem në Shqipëri paska qenë Berisha-Meta se sa qeveria Rama.Dhe duke qenë kështu , atëhere Berisha pas “non grata”samerikane do të ishte mirë që të largohej vetë nga politika se sa atë ta largojë PD-ja , në mënyrë që PD dhe  Basha  të marrin  pushtetin

Nuk ka pse akoma Partia Demokratike të vazhdojë të mbetet peng i Sali Berishës, dhe nuk ka pse të sakrifikohet PD-ja  me kotësira dhe as si avokaturë politike as e Berishës dhe as e të tjerëve besnikë rreth tij të cilët kanë mbetur akoma në të kaluarën  dhe që kujtojnë me nostaslgji përfitimet e privilegjet që ua dhuroi atyre Berisha e pushteti i tij si Nishanat, Patozat, Ristanat e të tjerët si ata.

Nuk e di a është ndërgjegjsuar tashmë Partia Demokratike se Sali Berishës i ka ikur koha dhe duhet të perendojë  në kohën e ishëve. Tashmë e kaluara e tij nuk i vlen Partisë Demokratike, aq më keq kur koha e sundimit të tij rezultoi si një dëshotim i madh për demokracinë, për drejtësinë, për Shqipërinë dhe sidomos për vetë Partinë Demokratike.

Përderisë me “non grata” edhe SHBA-të e kanë dëbuar duke mos e kejuar atë që të hyjë në SHBA, aëhere nuk e di se cfarë pret PD-ja akoma më që e përkëdhel, i beson dhe rrezikon politikisht kot së koti  kaq shumë  për të.

Berisha duhej të ishte vetëlarguar  nga Partia Demokratike qysh kur Partia Demokratike humbi thellë Referendumiun për Kushtetutën në vitin 1994,e cila ishte një ndëshkim i ashpër popullor kundër tij si President autokrat i Shqipërisë.

Mosdëbimi në atë kohë i Sali Berishës nga PD-ja bëri të mundur që Sali Berisaha i frikësuar për humbjen katastrofike që do e priste në zgjedhjet e Majit të vitit 1996 , ai bëri masakrën më të rendë elektorale ,vjedhjen , manipulimin dhe grabitjen e votave, gjë e cila më pastaj i parapriu ngjarjeve katastrofike të vitit 1997.

Për keqqeverisjen autokratike dhe korruptive të dytë të tij të viteve 2005-2013 Berisha u ndëshkua shumë ashpër në zgjedhjet e vitit 2013.

Dhe tashmë po prej pranisë dhe de fakto dhe të drejtimit të PD-së prej tij edhe pas vitit 2013, ku ai maskohet pasi formaliosht duket sikur nuk e ka drejtuar PD-në, ky është edhe shkaku kryesor pse Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk është sot Kryeministër i Shqipërisë.

. Ajo e cila është detyrim që Berisha të largohet pëfundimisht edhe politikisdht është shpallja e tij person “non grata” nga SHBA

Sekretari amerikan i shtetit Antony J. Blinken

deklaroi : Sot unë po shpall publikisht “non grata” Sali Berishën, ish-President i Shqipërisë, ish-kryeministër dhe ish-anëtar i Parlamentit për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion madhor.”

Sipas Departamentit të Shtetit, në kapacitetet e tij si kryeministër në veçanti, Berisha “u përfshi në akte korruptive, të tilla si keqpërvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij në përfitim personal dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar te institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë.”

Retorika e tij demonstron gatishmërinë e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politikë nga hetimet e pavarura dhe përpjekjet antikorrupsion, shton deklarata.

Bashkë me Berishën u dizenjuan si të tillë edhe bashkëshortja, Liri Berisha, i biri, Shkëlzen berisha dhe vajza e tij, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara.

Pra nëse Partia Demokratike dhe Lulzim Basha përderisa besojnë dhe deklarohen si Partia shqiptare më pro SHBA-ve, PD-ja duhet ta marrë në konsideratë këtë deklaratë dhe nëse Berisha nuk largohet vetë nga ajo, dhe nuk dorëzon mandatin e deputetit atëhere Berisha duhet debuar nga grupi Parlamentar i PD-së, dhe jo salla e kuvëndit të saj të thërrasë Berisha , Berisha, por do kishte qenë mirë që t’i thoshte Berishës , ik tani. Në sinkron me realitetin e dohur e të domosdoshëm për largimin e Berishës dhe deklaratën “non grata” të SHBA-ve pas dy ditësh së mbajtjes  së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike erdhi reagimi dhe paralajmërimi tjetër i fortë nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. me anë të një postimi në rrjetin e saj Tëitter, e cila  dha një mesazhin   që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të distancohet nga e kaluara dhe kjo nënkupton distancim nga ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas saj  duhet zgjedhur e ardhmja mbi të shkuarën. “Shumë diskutim këto ditë rreth historisë. Kur shohim përreth botës, shohim se e ardhmja u përket atyre që e kuptojnë historinë si një shkollë nga e cila duhet të nxirren mësime- jo një mauzole ose, më keq, një burg që bllokon të gjallët në të kaluarën. Le të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën”. 

Pra, ky është një parajmërim vizionar dhe filozofik madje për të gjithë politikën shqiptare, për t’u ndarë nga historicizmat e mitet e rrejshme, dhe se, po ta lexojmë dhe kuptojmë mirë të kaluarën duhet nxjerrë mësime prej saj, dhe në rastin konkret mësimi është: distancimi dhe ndarja e Partisë Demokratike me të shkuarën Berishiste, me pushtetin e me politikën e tij e cila i përket së shkuarës por që fatkeqësisht po përkeqëson , bllokon dhe pengon të ardhmen e PD-së, dhe me këtë gjëndje dhe pa distancimin nga Berisha dhe kompania rreth tij, PD edhe  nuk vjen në pushtet ajo. Pra sot, PD nuk është në pushtet, dhe Basha nuk është kryeministër prej Berishës dhe berishistëve, pavarësisht  manipulimit e shitblerjes së votës . Basha tashmë me rizgjedhjen e tij si kryetar duhet të bëjë ngritjen dhe  ripërtëritjen moderne të Partisë Demokratike. gjë e cila edhe do të bënte të mundur mbajtjen e zgjedhjeve te reja të parakohshme parlamentare dhe arritjen e fitores së saj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch