Home » Lajme, Vendore » Nevena Petrushiq – Diskriminimi në Serbi është mjaft i pranishëm

Nevena Petrushiq – Diskriminimi në Serbi është mjaft i pranishëm

Nevena PetrushiqDiskriminimi në Serbi është mjaft i pranishëm, e veçanërisht brengos fakti që institucionet dhe përfaqësuesit e pushtetit, të cilët duhet t’i aplikojnë dispozitat anti-diskriminuese, në fakt vetë i shkelin, ka deklaruar komisarja për Mbrojtjen e Barazisë Nevena Petrushiq.

Në mbledhjen e parë me përfaqësues të Këshillave të konstituara të bashkësive të pakicave kombëtare, komisarja ka theksuar se po e brengos distanca dhe intoleranca gjithnjë e më e madhe ndaj romëve, shqiptarëve, kroatëve dhe boshnjakëve. Është përhapur mendimi se pakicat kombëtare janë vetë fajtore për situatën në të cilën gjenden, dhe kjo është gabimisht, ka vlerësuar Petrushiq. Me rëndësi është t’u dërgohet mesazhi edhe përfaqësuesve të pushtetit në të gjitha nivelet, por edhe të shtohet dukshmëria e punës së Këshillave Kombëtare, që vetë lufta kundër diskriminimi të jetë më e mirë, konsideron Dragan Popoviq nga Qendra për Politikë Praktike.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress