Agjenti i yllit të Santos, Neymarit ka konfirmuar se klienti i tij nuk do të transferohet te Real Madridi gjatë kësaj vere duke thënë se të gjitha raportet që bëhen rreth tij nuk janë asgjë më shumë sesa spekulime.
“Të gjitha lajmet që bëhen rreth tij nuk janë asgjë më shumë sesa spekulime. Ndonjë marrëveshje me Realin nuk do të bëhet deri në 2012. Ne kemi marrëdhënie të mirë me Realin por asgjë nuk do të ndodhë në këtë verë”.
“Ndoshta diçka ëshë e mundur në vitin e ardhshëm”, tha agjenti, Ribeiro për Folha de Sao Paolo.
Neymar ka kontratë me Santos deri në 2015 dhe klauzola e blerjes së tij është 45 milionë euro.
H.H