NGA GLLOGJANI DHE LYBENIQI DERI NË PREKAZ DHE POKLEK
Përkujtim i dëshmorëve dhe viktimave të gjenocidit serb
NGA MA. AGIM ALIÇKAJ
Pas promovimit më shumë sukses të librit të xhepit “Mos harro kurrë” në Tiranë, edhe pse kohën e kisha të shkurtër, vendosa t’i vizitoj disa vende të masakrave mizore serbe ndaj popullsisë civile shqiptare dhe monumentet kushtuar dëshmorëve të lirisë në Dukagjin dhe Drenicë. I shoqëruar nga vëllau i im Bedria në Dukagjin, ndërsa në Drenicë me ko-autorin Prof. Dr. Nusret Pllana, baxhanakun Hasan Mexhuani, mikpritësit Xhavit dhe Fadil Muqolli.
Kisha dëshirë të shoh sa më shumë. Më mbeten për t’i vizituar herat tjera edhe qindra vende të masakrave mizore serbe dhe rezistencës shqiptare. Për të mos harruar kurrë.
Në Dukagjin prinë Gllogjani me trimat e kombit dhe heronjtë e lirisë në krye me Luan dhe Shkëlzen Haradinaj, në Carrabreg Adem, Besim, Faik Ukëhaxhaj, Rexhë dhe Artan Qorraj, në Deçan permendoret kushtuar heronjve Sali Çekaj, Luan Haradinaj, Beg Rizaj. Lybeniqi krenar, rrënzë bjeshkëve të larta, i masakruar por i paepur. Mbishkrimi në njërin prej varreve të familjes Huskaj thoshte “Të dashurit nuk vdesin deri sa jetojnë ata që i duan”.
Në Drenicë, në Prekaz ku plumbat e Tahir Mehajt i qëlluan në ballë kriminelët serb, ku 59 anëtarët e familjes heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, burra, gra dhe 13 fëmijë, luftuan dhe e dhanë jetën heroikisht në mbrojtje të shtëpisë së tyre dhe tërë Kosovës, për të mos vdekur kurrë. Po Pokleku, ah Pokleku, me 54 anëtarët e familjes Muqolli, me 23 fëmijë të shkrumuar, ku tavani me njolla të gjakut, librat dhe fletoret e papërfunduara të fëmijve e shkrumojnë çdo zemër. Po të mos rrjedhnin lotët, zemra do të shpërthente.
Pse, pse duhej të iu shuhej jeta këtyre filizave të njomë?!
O ju kriminelë të mallkuar serb, ju bisha me trup njeriu, ju plehu i njerëzimit, këto krime mizore nuk ju falen kurrë. Kurrë.
O ju zuzarë shqiptarë, politikanë dhe përkrahës të tyre në media, që për interesa të ulëta personale, doni t’i falni kriminelët serb dhe t’i shpërbleni për krimet e tyre, gjaku i këtyre fëmijve dhe familjeve që panë tmerrin duke shkuar në vdekje të sigurtë, si dhe gjaku i dëshmorëve, heronjëve të cilët luftuan dhe ranë për tokat ilire, do të iu mallkojë tërë jetën. Do të përfundoni në murin e turpit dhe në plehun e historisë kombëtare.
Për të gjithë juve në krye me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, bashkë me Dritan Abazoviqin dhe Ali Ahmetin, bashkë me disa lider të Opozitës së Kosovës, vlen recitali i Z. Mark Deda “Vrasësi në sofër” i cili përfundon me fjalët: “Kush tradhëton vllanë dhe Kosovën. Kjoft mallkue për njëmijë vjet. Kush armikut ja shtrinë dorën. Haptë me duer vorrin e vet.”
Average Rating