Nga libri “Fashizmi”, i zonjёs Madeleine Albright
Janё tё rrallё librat si ky i zonjёs Madeleine Albright, qё ndriҫojnё ngjarjet e historisё tonё moderne me
njё saktёsi dhe siguri por edhe me njё stil letrar tё pёlqyeshёm.
Shqiptarёt, nё veҫanti, kanё njё mirёnjohje dhe vlerёsim tё lartё pёr tё, pёr drejtuesit e SHBA qё
ndihmuan vendosmёrisht nё ҫlirimin e Kosovёs nga zgjedha serbe. Ajo ёshtё pritur me entuziazёm edhe
nё Kosovё.
Unё zgjodha nga libri vetёm disa pjesё por ai ёshtё tёrheqёs nё tёёrsinё e vet.
f.321
Tё paktё kanё qenё ata presidentё amerikanё, qё janё pёrҫmuar mё shumё se Abraham Lincolni.
Kritikёt nё shtetet jugore, siҫ mund tё kuptohet, e fyenin, ndёrsa politikanёt kryesorё tё veriut, si edhe
nga partia e tij, e quanin “tё lёkundur dhe jo efikas”, “ngordhalaq” dhe “dёshtak tё njohur [qё] nuk ka
vullnet apo kurajё e as aftёsi ekzekutive”.
Kori u bё mё i fuqishёm kur, pёr arsye sigurie, ai filloi tё mbante njё kapele qё i mbulonte njё pjese tё
fytyrёs dhe njё pallto tё gjerё pёr tё mos e njohur, kur ndёrronte trenat gjatё rrugёs nё nё Uashington,
pёr tё marrё detyrёn.
Me sa del, presidenti i ri nuk ishte vetёm- ndёr epitetet e tjera qё i vunё- malok, harbut, gorillё dhe idiot,
– por edhe frikacak. Katёr vite mё pas, teksa Xhon Uailks Buth (John Ёilkes Booth) kёrceu poshtё nga
lozha e teatrit Ford, e quajti atё tiran.
Nё ndikimin qё Lincolni pati nё kohёn, gjatё tё cilёs ishte nё detyrё, nuk kishte asnjё shef ekzekutiv mё
pёrҫarёs se ai, e megjithatё, sot ai ёshtё ndёr tё paktёt presidentё tё nderuar nga republikanёt,
demokratёt, historianёt dhe qytetarёt e zakonshёm anё e mbanё vendit dhe nga miliarda njerёz nё
mbarё botёn. Ka shumё kohё qё atё historia e ka gjykuar si nj udhёheqёs tё fortё, por jo sepse hiqej si i
tillё. Ndonёse ishte vetё objekt talljesh, Lincoln nuk u tall kurrё me tё shtypurit, nuk u mburr me arritjet
e tij, as nuk shfaqi personalisht ndonjё shenjё egёrsie. Ai qe njё politikan finok, i cili dinte tё tregohej i
ashpёr, politikat e tё cilit, gjatё kohёs sё luftёs, i rrezikuan liritё civile, por qёllimi i vёrtetё i tij- shpёtimi i
kombit nga shёmtia e pasioneve dhe politikave mё tё kёqia tё tij- nuk u ep kurrё.
Ai ishte njё komunikues origjinal, qё kёrkonte mё shumё nga populli amerikan dhe qё fliste me tё me
sinqeritet mё tё madh se ҫdo president, para apo pas tij. Lutja e tij, kur filloi lufta, u drejtohej “anёve mё
tё mira tё natyrёs sonё” dhe kur konflikti po vinte drejt fundit, parimit tё “ligёsisё ndaj askujt” dhe
“bamirёsisё pёr tё gjithё”. Ai i tha kombit, tё kёrrusur nga dёshpёrimi, tё kishte parasysh se, mbase,
duke pranuar skllavёrinё pёr njё kohё kaq tё gjatё, kishte kёrkuar Armagedonin e tij. Ai i nxiste njerёzit e
etur pёr hakmarrje qё, nё vend tё saj, tё lidhnin plagёt e kombit dhe tё kujdeseshin pёr “ata qё kishin
pёrballuar luftёn dhe pёr tё vejat dhe jetimёt e tyre”.
Njё shekull mё vonё dhe nё anёn tjetёr tё oqeanit, nё lindje, Nelson Mandela, nё lulen e rinisё, nisi tё
vuante dёnime me 27 vjet burg. Krimi i tij ishte se kishte kundёrshtuar shtypёsit racist, qё kishin siguruar
monopolin e pushtetit dhe privilegjet nё vendin e tij. Disidenti i guximshёm kishte njё shkak tё thellё pёr
t’u qarё, njё arsye tё ligjshme pёr tё ndier zemёrim dhe mijёra ditё pas hekurave pёr tё ushqyer
2
urrejtjen e tij. Pёrkundrazi, ai zgjodhi ta kalonte kohёn duke mёsuar rreth njerёzve qё e futёn nё burg,
afrikanёve tё bardhё. Ai studio gjuhёn, historinё, zemёrimin dhe frikёrat e tyre. Kur, mё nё fund, dita e
shumёpritur e lirimit tё tij erdhi, Mandela ishte nё gjendje, jo vetёm qё tё kuptonte ata qё e kishin
rrasur nё burg, por edhe tё komunikonte me ta, tё gjente terren tё pёrbashkёt me ta, t’i falte ata, dhe,-
mё e ҫuditshmaja- t’i udhёhiqte ata.
Si president, Mandela doli kundёr shumё prej anёtarёve tё partisё sё tij, qё dёshironin vendosjen e
menjёherёshme tё drejtёsisё pёr tё kёqijat e pafund, qё i kishin bёrё lёvizjes kundёr aparteidit. Ai ngriti
njё Komision pёr tё Vёrtetёn dhe Pajtimin, i cili mblodhi dёshmi nga tё gjitha palёt. Ndryshe nga shumё
tё tjerё, ai u rezistoi shumё mirё kurtheve tё postit tё lartё dhe nuk pranoi tё kandidonte pёr njё
mandat tё dytё. Nё fjalimin e lamtumirёs qё mbajti para Kombeve tё Bashkuara, ai deklaroi:
Teksa rri nё Kunu dhe moshohem bashkё me kodrat pёrreth, vazhdoj tё ushqej shpresёn se tashmё ka
dalё njё grup udhёheqёsish nё vendin dhe rajonin tim nё kontinent dhe nё botё, qё nuk do tё lejojnё, qё
liria t’i mohohet askujt, si ne; qё askush tё mos kthehet nё refugjat, si ne; qё askush tё mos dёnohet me
uri, si ne; qё askush tё mos zhvishet nga dinjiteti njerёzor si ne.
Lincolni dhe Mandela luftuan tё dy me pёrbindёsha, por asnjёri prej tyre nuk u shndёrrua vetё nё
pёrbindёsh.
Konspektoi Bardhyl Selimi, 15 prill 2023
f.315
Ish presidenti Trump
Ai u bё president sepse bindi njё numёr tё mjaftueshёm votuesish nё shtetet e duhura se ai i thoshte
troҫ tё vёrtetat e hidhura, se ishte negociator mjeshtёror dhe mbrojtёs efikas i interesave amerikane.
Fakti qё ai nuk ёshtё asnjё syresh, duhet tё na zemёrojё, por ka njё arsye mё tё madhe pёr t’u
shqetёsuar.Trump ёshtё presidenti i parё anti-demokratik nё historinё moderne tё Amerikёs. Nё shumё
raste, duke nisur qё nga orёt e para nё detyrё, ai ka shpalosur pёrҫmimin e tij pёr institucionet
demokratike, idealet e barazisё dhe drejtёsisё sociale, diskursin civil, virtutet qytetare dhe pёr vetё
Amerikёn. Nё se do tё transplantohej nё njё vend me mё pak mbrojtje demokratike, ai do tё ishte
konkurent pёr diktator, sepse instinktet e tij aty tё shpien. Ky ёshtё njё fakt tronditёs i mbarsur me
pasoja. Nё punёt e jashtёme, mentaliteti i turmёs ёshtё i fortё. Nё mbarё globin udhёheqёsit mёsojnё
dhe imitojnё njёri tjetrin. Ata shohin se nё ҫ’drejtim ecin homologёt e tyre, se me ҫfarё veprimesh mund
t’ia hedhin paq dhe si mund ta shtojnё dhe pёrjetёsojnё pushtetin e tyre. Ata ndjekin shembullin e njёri
tjetrit, siҫ bёri Hitleri me Musolinin- dhe kjo kope sot po ecёn nё drejtim tё fashizmit.
Me gjithё ndryshimet qё kanё, ka edhe elementё qё i bashkojnё figura tё tilla si Maduro, Erdoan, Putin,
Orban, Duterte, me Kim Jongun, shembullin e vetёm ndёr ta tё njё fashisti tё vёrtetё. Secili prej tyre
ёshtё orvatur t’i largojё pasuesit e vet nga konsensusi pёr mbёshtetjen e normave demokratike pёr
vendosjen e tё cilave janё dashur dekada lufte dhe sakrificash. Kёta burra tё vendosur nё qёllimet e tyre
e shohin ardhjen nё poste tё larta jo si njё privilegj tё pёrkohёshёm, por si njё mjet pёr tё diktuar
dёshirat e tyre sa mё gjatё qё tё mundin. Nё deklarata publike, ata nuk shfaqin asnjё interes pёr tё
bashkёpunuar jashtё grupeve tё veҫanta nё emёr tё tё cilёve hiqen se flasin apo se pёrfaqёsojnё. Tё
gjithё pretendojnё se kanё gabaritin e “udhёheqёsit tё fortё”, tё gjithё bёjnё kinse flasin pёr “popullin”
dhe i drejtohen njёri tjetrit pёr ndihmё pёr t’i zgjeruar edhe mё shumё radhёt e tyre.
Po tё mos kish lindur ky rreth despotёsh, ka tё ngjarё qё ndikimi dёshpёrues i Trumpit do tё kish qenё i
pёrkohёshёm dhe i pёrballueshёm, njё sёmundje e lehtё nga e cila njё trup i shёndetshёm do tё
shёrohej me shpejёtsi; por kur rendi ndёrkombёatr qё mbёshtetet nё ligj, ёshtё pёrballur ndёrkohё me
njё mori sёmundjesh, sistemi imunitar i tij ёshёt dobёsuar. Ky ёshtё rreziku me tё cilin pёrballemi.
Konspektoi Bardhyl Selimi, 16.04.2023
4
f.104
Dallimet dhe tё pёrbashkёtat e nazizmit dhe komunizmit
Nazistёt i ndanin njerёzit nё bazё tё kombёsisё dhe racёs, pёr komunistёt pёrcaktuesi kyҫ ishte klasa.
Nё Gjermani u persekutuan ҫifutёt dhe romёt; nё Bashkimin Sovjetik shёnjestrat kryesore ishin pronarёt
e tokave, borgjezia, ndёrsa vetёm mё vonё edhe ҫifutёt.
Nazistёt e zvetёnuan fenё, duke shfrytёzuar impulsin e njerёzve pёr ta adhuruar atё; komunistёt e
ndaluan fenё, por ndёrkohё disa tekste tё caktuara laike i trajtonin si tё shenjta.
Nazistёt vunё nёn kontrollin e tyre institucionet shtetёrore; komunistёt i shpёrbёnё dhe pastaj i
rindёrtuan ato, duke zёvёndёsuar burokracinё e plogёsht cariste me burokracinё e fjetur dhe jo efikase
sovjetike.
Secili sistem pati paradokset e veta. Nazistёt ndiqnin ёndёrrёn e njё shoqёrie me racё tё pastёr pёrmes
pushtimit dhe zotёrimit, duke siguruar kёshtu kontakte tё afёrta me njerёz tё shumё kombёsive dhe
racave jo gjermanike. Komunistёt kёmbёngulnin se identiteti kombёtar ishte i parёndёsishёm, por me
vendosmёri persekutonin burrat dhe gratё, pёr shkak tё origjinёs qё kishin: letonezё, polakё, ukrainas,
armenё, finlandezё, ҫekё, koreanё, turq.
Pёr sa u takon dy burrave udhёheqёs, Hitleri, me tё ardhur nё pushtet, tregoi anёn e tij tё pacipё, duke
e filluar zakonisht ditёn aty nga mesdita dhe duke ua lёnё punёt e qeverisjes tё tjerёve. Stalini ҫohej me
kёndesat, punonte me orё tё gjata dhe kёrkonte ta mbanin nё korrent tё ҫdo zhvillimi, qoftё ekonomik,
politik apo ushtarak.
Hitleri nuk vinte pije nё gojё dhe ishte vegjetarian. Stalini pinte shumё dhe hante si ari- shefat e tij te
guzhinёs, pёrfshirё edhe gjyshin e Vladimir Putinit, i pёrgatisnin gatime tё kuzhinёs sё tij tё lindjes,
Gjeorgjisё: qebapё, turli, sallata, dumplings, shumё arra dhe bukё tё butё ku mund tё zhysje duart.
Hitleri parapёlqente raportimet gojore, Stalini lexonte pёrmbledhje tё hollёsishme politike dhe i
redaktonte vetё.
Me gjithё pangjashmёritё e tjera, tё dy burrat flisnin me gjuhё tё pёrbashkёt: atё tё dhunёs. Qё tё dy i
pёrҫmonin idealet e Xhefersonit pёr qeverisjen popullore, debatin e arsyetuar, lirinё e shprehjes,
gjyqёsorin e pavarur dhe garёn e ndershme zgjedhore. Tё dy i godisnin njёlloj armiqtё brenda dhe jashtё
partive tё tyre.
Nё vitet 20, kur nazistёt po pёrpiqeshin tё vinin nё pushtet, sovjetikёt kryen revolucionin e tyre, duke
riorganizuar me forcё industrinё, duke dёrguar miliona “armiq tё klasёs” nё Siberi dhe duke shkaktuar
njё zi buke tё tmerrshme pёrmes kolektivizimit tё bujqёsisё. Nё vitin 1937, Stalini urdhёroi ekzekutimin
e 680 000 njerёzve qё u gjykuan si tradhёtarё politikё, pёrfshirё oficerё ushtrie, zyrtarё partie dhe
anёtarё tё byrosё politike- njё numёr i pabesueshёm. Komunistёt, pothuajse aq sa nazistёt, dinin si ta
shndёrronin shtetin nё njё makinё tё frikshme vrastare.
Njёlloj si nazistёt, edhe komunistёt kёrkuan tё modelonin mendjet e qytetarёve duke iu bombarduar
murin me broҫkulla propagandistike. Ҫdo ditё burrave dhe grave tё BRSS u bёhej thirrje tё
5
sakrifikoheshin pёr revolucionin, tё bashkoheshin pёr njё tё neserne mё tё mirё, dhe tё punonin mё fort
pёr tё mirёn e tё gjithёve. Frikёsimi i njerёzve ishte i pёrhesrshёm pёrmes afisheve dhe radiove,
gazetave dhe shefave tё partisё, qёllimi ishte farkёtimi i konformistёve qё do tё bёnin atё qё u kёrkonte
qeveria, duke mos qenё mё nё gjёndje tё mendonin pёr ndonjё alternativё. Misioni i tyre, tё cilin nuk
kishin ҫ’tё bёnin tjetёr pёr tё qenё tё sigurtё, pёrveҫ se ta pranonin, ishte tё ndiqnin urdhёrat , tё
bёheshin njerёz robotё, pёr tё cilёt bindja ishte e barabartё me virtytin.
Si komunistёt edhe nazistёt mendonin se detyra e tyre ishte tё farkёtonin “njeriun e ri”, krijesёn
moderne qё do tё dilte mbi kёrkesat e individёt pёr para, pronё dhe kёnaqёsi, qё i vinin punёtorёt
kundёr njёri tjetrit dhe pёr tё cilin demokracia ishte njё moҫal i ndryrё.
Mё 1932, gjatё njё takimi tё organizuar nga shkrimtari i realizmit socialist Maksim Gorki, Stalini i bёri
thirrje elitёs letrare tё vendit tё bёhej “ingjiniere e shpirtёrave njerёzorё”. Nga ana e tyre, kineastёt
sovjetikё prodhonin mijёra variacione tё sё njёjtёs histori: protagonisti qё detyrohej nga kapitalisti
lakmitar tё zgjidhte midis interesit personal dhe mirёqёnies sё komunitetit. Pёrherё, zgjedhja e gabuar
shpinte nё tragjedi, ndёrsa e drejta nё lumturi shoqёrore.
Tёrheqja ndaj njё skenari tё tillё ёshtё lehtёsisht e dallueshme. Bolshevikёt, qё pёrkthehet nё
“Shumica”- bёnё pёr vete miliona njerёz, pjesёrisht pёr shkak tё pabarazive tё mёdha qё ekzistojnё nё
shoqёrinё kapitaliste. Nocioni i dhёnies tё gjithёve njё vend nё tё njёjtёn anie duket tёrheqёs dhe i
drejtё. Megjithatё, ka njё arsye se pёrse komunistёve iu desh tё pёrdornin shumё forcё pёr t’i vёnё nё
jetё teoritё e tyre. Nёse idetё e tyre do tё kishin qenё mё tё pёrshtatёshme pёr jetёn e vёrtetё, fushata
e tyre indoktrinuese nuk do tё kish qenё kaq e mundimёshme dhe gulagёt do tё kishin qenё tё
panevojshёm.
Cilido qoftё rasti, nё parim fermerёt mё tё mirё nuk e duan bujqёsinё kolektive, sepse nuk nxjerrin gjё
prej saj, pёrveҫ se punojnё mё shumё dhe fitojnё mё pak. Nёpёr fabrika, punёtorёt mё produktivё nuk
do tё vazhdojnё tё jenё tё tillё nёse nuk shpёrblehen pёr pёrpjekjet e tyre dhe njё dekoratё, herё pas
here. si “punёtori i muajit” nuk do tё mjaftonte.
Nё ҫdo shoqёri burrat dhe gratё me imagjinatё do tё rebeloheshin po t’u shoshin sё ҫfarё duhet tё
bёjnё, ku tё besojnё dhe tё mos mendojnё me kokёn e tyre.
Cilido qoftё emri i njё diktature, diktaturё do tё ishte pavarёsisht nёse simboli i saj do tё ishte shqiponja
cariste me dy krerё, apo ҫekiҫi dhe drapёri.
Gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore, Ushtria e Kuqe detyroi miliona ushatarё tё kryenin shёrbimin ushtarak,
ndonёse ndienin neveri pёr komandantin e pёrgjithshёm e megjithatё luftuan pёr tё mbrojtur Mёmёn
Rusi nga fashistёt gjermanё. Shtrёmbёruesit sovjetikё tё fakteve, mё pas, do tё pretendonin se trupat e
tyre kishin shkuar nёpёr beteja, duke shpalosur besnikёrinё ndaj Stalinit, por ky ishte njё budallallёk.
Komunizmi nuk ёshtё zgjidhja.
Konspektoi Bardhyl Selimi 17.04.2023
6
f.139
Kriza e Kosovёs
Nё mёngjesin e tё shtunёs tё 16 janarit tё vitit 1999, mё zgjoi zёri i radios qё jepte lajmet. E shtrirё, nё
dritёn e zbehtё tё agimit tё mesdimrit, dёgjoja buletinin e ngjarjeve, qё ndodhnin 13 mijё kilometra larg.
“Aty lart ka kufoma”, thoshte njё zё. “Burrat janё vrarё nё mёnyra tё ndryshme, por kryesisht nga afёr”
Pra, “kurrё mё-ja’ po ndodhte.
Si rrjedhojё e masakrёs nё fshatin Reҫak, u vranё 45 civilё, mё i riu 12 vjeҫ, mё i moshuari 99. Reҫaku
ёshtё nё Kosovё, njё provincё e Serbisё, me njё popullsi prej mё shumё se dy milionёsh, qё shtrihet nё
vijёn e dhёmbёzuar, qё dikur ndante myslimanёt nga tё krishterёt e Europёs. Kjo tragjedi ishte njё krim,
qё mund tё kishte kaluar pa tёrhequr ndonjё vёmёndje tё madhe ndёrkombёatre, po tё mos kishin
qenё fantazmat e historisё sё shkuar.
Nё Kosovё, nё vitin 1389, gjatё njё lufte tё egёr, forcat serbe pёsuan disfatё nga kavaleria e lёvizёshme e
Perandorisё Osmane. Udhёheqёsi serb, I zёnё rob nga turqit, u dёrgua pёrpara sulltanit dhe i prenё
kokёn. Gjatё shekujve, shumё serbё qё nderonin trimёrinё e forcave tё tyre, mezi prisnin tё merrnin hak
pёr atё humbje. Pёr ta, Kosova ishte djepi i identitetit tё tyre.
Me kalimin e viteve, popullsia e krahinёs u ndikua nga afёrsia e saj me Shqipёrinё fqinje dhe nga
influencat kulturore tё sundimit turk. Nё vitet 90’ shumica e kosovarёve kishin origjinё etnike shqiptare
dhe besim mysliman. Serbёt e krishterё ishin njё pakicё e vogёl. Nёn Titon, shqiptarёt e Kosovёs fituan
tё drejtёn pёr tё pasur shkollat dhe institucionet e tyre. Kjo gjё i shqetёsoi serbёr vendas, tё cilёt
ankoheshin pёr diskriminim fetar dhe se myslimanёt, pёr shkak tё shkallёs sё lartё tё lindjeve, po i
dёbonin ata nga shtёpitё e stёrgjyshёrve tё tyre.
7
Kur Milosheviqi erdhi nё pushtet, nё vitin 1989, pёr tё kёnaqur serbёt, ua hoqi shqiptarёve privilegjet e
dhёna. Kjo gjё bёri qё shqiptarёt tё organizonin Ushtrinё Ҫlirimtare tё Kosovёs, UҪK, njё grup
luftёtarёsh tё rezistencёs, qё kёrkonin pavarёsi tё plotё.
Taktikat agresive tё UҪK i dhanё Milosheviqit justifikimin pёr tё ndjekur vijёn e ashpёr dhe e ndihmuan
diplomatikisht. Po tё ishte treguar i mёnҫur, dhe tё kish pёrmbushur aspiratat e kosovarёve tё moderuar
pёr autonomi, ai do kish mundur ta kthente opinionin botёror kundёr luftёs partizane. Por ai nuk e pa
konfliktin etnik si njё problem politik dhe diplomatik, qё duhej zgjidhur, por vetёm si njё armik qё duhej
shkatёrruar. Ky ishte qendrimi qё shpuri nё masakrёn e Reҫakut dhe, pas pak kohe, nё kapitullin e fundit
tё palumtur tё sundimit tё kёtij diktatori.
Asokohe, isha nё vitin e tretё tё punёs si Sekretare e Shtetit e SHBA. Presidenti Klinton dhe unё e
ndjenim pёr detyrё tё pёrdorim instrumentet e sigurisё kombёtare, qё kishim nё dispozicion, pёr tё
parandaluar humbjen e jetёve tё tjera tё pafajshme. Pas konsultimeve me kolegёt europianё, e nxitёm
udhёheqёsin serb qё tё gjente njё rrugёdalje paqёsore nga kriza. Pёr t’i bёrё presion, e paralajmёrova
se, sikundёr nё Bosnje, edhe nё kёtё rast, NATO-ja do tё ishte e gatshme tё ndёrmerrte goditje ajrore
pёr tё mbrojtur civilёt.
Sipas planit qё pёrgatitёm, Kosova do tё kishte tё drejtё pёr autonomi, por UҪK do tё duhej tё
ҫarmatosej, ndёrsa kёrkesa e saj pёr pavarёsi tё shtyhej pёr mё vonё. Tё dyja palёve u kёrkuam tё bёnin
kompromis. Pas shumё ngurimesh, shqiptarёt e Kosovёs thanё ‘po’. Por, pёr ta vulosur marrёveshjen,
duhej njeriu i Beogardit.
Slobodan Milosheviqi nuk i pёrshtatej stereoptipit tё fashistit maskara. (mё duket se ёshtё pёrkthyer jo
saktё- -B.S.) Nuk ishte mburravec si Musolini apo njeri qё kёrkonte tё tёrhiqte vёmёndje si Hitleri.
Fytyrёn e kishte tё rrumbullakёt, mishtore dhe pa rrudha. Kishte kultivuar njё sjellje tё pёlqyeshme dhe
nё biseda, hiqej si i pafajshёm. Shumё ishin tё mendimit se ndikohej nga qendrimi i ngurtё i tё shoqes,
Mirjana Markoviqit, profesoreshё e marksizmit, nёna e tё cilёs ishte torturuar dhe vrarё nga nazistёt.
Milosheviqi, i cili kёmbёngulte se ishte demokrat, kishte njё ide tё veҫantё rreth kuptimit tё kёsaj fjale.
Ai ushtronte kontroll prej despoti ndaj medias sё vendit tё tij, shtypi opozitёn politike dhe krijoi njё forcё
paraushtarake pёr tё frikёsuar kundёrshtarёt e brendёshёm. Edhe kur nxiste luftimet e tmerrshme nё
Bosnje, pretendonte se dёhironte paqen; madje, edhe nё mes tё kasaphanes me civilёt nё Sarajevё, ai
ngulte kёmbё se viktimat e para kishin qenё serbёt.
Kur e takova nё Beograd, para njё viti, mё mbajti njё leksion mbi historinё e popullit tё tij. I vura nё
dukje se kisha jetuar pёr njё kohё nё Jugosllavi dhe se im atё kish shkruar njё libёr mbi vendin e tij,
kushtuar njerёzve qё banonin aty. Babai im mё kish thёnё, nё mirёbesim, se nёse nuk do tё ishte lindur
ҫek, do t’i kish pёlqyer tё ishte serb, kёshtu qё isha e mirёinformuar.
I thashё Milosheviqit se SHBA ishin tё gatshme tё kishin marrёdhёnie tё mira me tё, por kjo nuk do tё
thoshte se do tё pranonin tё rrinin e tё bёnin sehir, teksa ai pёrdorte forcёn ndaj tё tjerёve. Ky ishte
mesazhi qё i pёrsёrita, teksa kriza e Kosovёs po pёrshkallёzohej. I theksova se njё zgjidhje e negociuar
ishte e mundёshme, se UҪK, kish rёnё dakord tё ulte armёt, me kusht qё tё dёrgohej njё forcё
ndёrkombёtare pёr tё parandaluar masakra tё tjera. “Kjo ёshtё njё marrёveshje qё duhet tё pranoni”, i
argumentova. “Zgjidhja e ҫёshtjes sё Kosovёs do t’i jepte fund izolimit ndёrkombёtar tё Serbisё dhe do
t’iu mundёsonte tё pёrqendroheshit nё zhvillimin e ekonomisё dhe afrimin me Europёn”.
8
Milosheviqi mё siguroi pёr dёshirёn e tij pёr pajtim dhe pёr besnikёrinё ndaj diversitetit kulturor. Mё
tha se e vlerёsonte kaq shumё pluralizmin, sa qё nuk mund tё pajtohej me njё marrёveshje qё do t’u
jepte myslimanёve shqiptarё epёrsi nё Kosovё. Unё i vura nё dukje se myslimanёt pёrbёnin 90% tё
popullsisё dhe se plani, qё ne kishim ndёrmend, do tё mbronte edhe pakicёn serbe. Megjithatё,
Milosheviqi fliste me pasion pёr njё numёr faktesh tё tjera, duke ngulmuar se gjysma apo mё shumё e
popullsisё sё Kosovёs nuk ishin shqiptarё, pёrkundrazi ishin serbё, turq, malazezё apo romё dhe mё
pyeti nёse prisja qё ai tё rrinte e tё bёnte sehir teksa shqiptarёt i detyronin ata tё largoheshin me forcё
nga shtёpitё e tyre. Kosova, mё tha, kishte mbrojtur perёndimin katolik nga Islami pёr pesёqind vite.
Unё i argumentova se i gjithё qёllimi i dёrgimit tё paqeruajtёsve ndёrkombёtarё nё krahinё ishte tё
garantonte qё qytetarёt e tё gjitha kombёsive dhe besimeve tё mund tё jetonin nё paqe. Milosheviqi
ishte kokёfortё, nga natyra, dhe pёrvoja prej komunisti jugosllav e kish bindur se si kryetar shteti, kishte
tё drejtё tё vinte vullnetin e tij. Kur, pas bisedёs sonё, u pa e qartё se ne nuk kishim ndёrmend tё
tundeshim nga parimet tona, ai provoi t’i paraprinte problemit.
Pa asnjё paralajmёrim, MIlosheviqi urdhёroi forcat e tij tё sigurimit tё futeshin nё Kosoёv e tё digjnin
shtёpitё, tё arrestonin udhёheqёsit politikё dhe gazetarёt dhe tё pёrhapnin panik. Synimi i tij ishtet’i
dёbonte shqiptarёt jashtё vendit, me qёllim qё tё mos ishin mё shumicё nё Kosovё. Brenda pak jaёvsh,
qindra mijёra njerёz u detyruan me forcё tё largoheshin andej me trena, makina, apo nё kёmbё, duke u
strehuar pёrkohёsisht nёpёr qytetet prej tendash tё ngritura me nxitim, tё cilёt mbinё si kёpurdhat nё
fushat pёrreth dhe nёpёr kodra. Sikundёr kishim kёrcёnuar, NATO ndёrmori goditjet ajrore pёr t’i
detyruar serbёt tё tёrhiqeshin.
Pas dy muaj e gjysmё luftimesh, aleanca fitoi. Milosheviqi u dorёzua, refugjatёt u kthyen nё shtёpi dhe,
me ndihmёn e ndёrkombёtarёve, kosovarёt ngritёn qeverinё e tyre.
Kriza nё Kosovё kishte tё bёnte me njё vend tё vogёl, por me njё ҫёshtje tё madhe. Jo shumё kohё mё
parё, komuniteti ndёrkombёtar nuk do tё kishte treguar asnjё interes zyrtar pёr atё ҫka njё qeveri bёnte
me burrat dhe gratё qё kish nёn juridiksionin e vet. Sovraniteti kombёtar ёshtё themeli i shtetit, i njohur
nga sistemi ndёrkombёtar. Megjithatё Hitleri tregoi se si njё diktator mund ta bёjё diҫka moralisht tё pa
tolerueshme, ligjёrisht tё argumentueshme.
Pas kampeve tё vdekjes, njerёzit e ndёrgjegjёshёm duhej tё vendosnin njё kufi- njё vijё, tё cilёn njё
sundues (edhe ata nёn komandёn e tij) nuk mund ta kapёrcenin.
Gjyqet e Nurembergut vendosёn parimin se as “bindja ndaj ligjit” , as “ndjekja e urdhёrave” nuk
pёrbёjnё mbrojtje tё mjaftueshme ligjore pёr ata qё akuzohen pёr shkeljen e standardeve bazё tё
qytetёrimit. Mё 1948, tre vite pas Konventёs pёr Parandalimin dhe Ndёshkimin e Gjenocidit, Deklarata
Universale e tё Drejtave tё Njeriut do tё pёrcaktonte kuadrin pёr t’i bёrё qeveritё pёrgjegёjse. Nё vitet
70’ dhe 80’ u vunё sanksione ndёrkomёbatre ndaj Rodezisё dhe Afrikёs sё Jugut, duke arritur, mё nё
fund, qё kёto vende tё transformoheshin. Nё tё njёjtёn periudhё, SHBA dhe Europa Perёndimore filluan
ta vinin respektin pёr tё drejtat e njeriut si kusht pёr ndihmёn e huaj ushtarake. Gjatё konfliktit tё
Bosnjes, u themelua njё tribunal ndёrkombёtar pёr tё proceduar kryerёsit e krimeve ndaj njerёzimit.
Unё isha mbrojtёse e fortё e kёtij Tribunali, sepse vetёm pёrmes njё procesi gjyqёsor mund tё provosh
fajёsinё e individёve pёr krime, qё ndryshe do t’i atribuoheshin njё grupi tё tёrё dhe, sepse asgjё nuk
ndikon mё shumё nё nxitjen e cikleve tё tjera tё dhunёs, se sa pёrceptimi kolektiv i fajit.
9
Midis atyre qё akuzohen nga Tribunali ishte edhe Milosheviqi, pёr gjenocid nё Bosnje dhe pёr dёbimin
masiv tё qindra mijёra njeёrzve nga Kosova.
Konspektoi Bardhyl Selimi, 18.04.2023
f.197
Putini- njeriu i KGB-s
(Shёnimi im- B.S.: Zonja Albright ka ndёrruar jetё tashmё dhe ky libёr ka dalё para agresionit fashist rus
ndaj Ukrainёs. Por mendimet qё ajo shpreh pёr Putinin janё tepёr tё rёndёsishme)
Vladimir Putini nuk zotohet pёr asnjё lloj besnikёrie ndaj parimeve bazё demokratike, por gjithёsesi, nga
demokracia shprehimisht nuk heq dorё. Vlerat perёndimore i pёrbuz ndёrkohё qё bёn sikur
identifikohet me Perёndimin…Gёnjen pa iu dridhur qerpiku dhe kur e fajёsojnё pёr agression, tregon me
gisht viktimёn.
…Megjithёse Putini ёshtё lindur nё vitin 1952, historia e tij fillon mё herёt, me historinё e prindёve, tё
cilёt i mbijetuan me vёshtirёsi Luftёs sё Dytё Botёrore. Gjatё rrethimit tё Leningradit, kur qytetin e
pllakosi uria, nёna e tij humbi ndjenjat nga tё pangrёnёt dhe, pёrpara se tё vijё nё vete, u pёrgatitёn pёr
10
ta varrosur bashkё me kufomat e tjera.i ati, anёtar i policisё sё fshehtё tё Stalinit, u caktua tё kryente
operacione sabotimi pas vijёs gjermane nё Estoni. Njёsia e tij hodhi nё erё njё depo municioni, por
banorёt vendas, qё nuk kishin simpati pёr tё, e kallёzuan. Ushtarёt e armikut bashkё me langojtё e tyre
qё s’pushonin sё lehuri e ndoqёn pas Putinin e madh, i cili shpёtoi duke u zhytur nё njё kёnetё dhe duke
marrё frymё me anё tё njё kallami. Nga njёzetё e tetё burrat e njёsisё sё tij, vetёm katёr arritёn t’i
shpёtonin zёnies rob apo vdekjes. Ai u kthye shpejt nё frontin e luftёs, ku mori njё plagё nё kёmbё nga
njё granatё, por njё shok ushtar e ndihmoi duke e mbartur mes pёr mes njё lumi tё ngrirё dhe e ҫoi nё
spital. Pas kёsaj, ҫaloi gjatё gjithё jetёs.
Pa kёto ngjarje tё jashtёzakonshme, Vladimir Putini nuk do tё kishte ekzistuar.
Burri qё e ka udhёhequr Rusinё mё gjatё se gjithkush tjetёr pas Stalinit, e pёrshkruan veten si “njё
produkt i kulluar dhe plotёsisht tё suksesёshёm tё edukimit patriotic sovjetik”.
Duke qenё njё i ri energjik qё s’i zёnё kёmbёt dhe, ai e kanalizoi aftёsinё fizike nё artet marciale, duke e
ҫarё rrugёn deri nё kampionatin e xhudos, pёrmes goditjeve, grushteve dhe shmangies sё goditjeve. Nё
moshёn 23 vjeҫare ai pёrmbushi ёndёrrёn e tij tё fёmijёrisё, krijuar nga pasioni qё ai ushqente pёr
histori me spiunё, duke u bёrё operativ i KGB. Ai punoi nё Gjermaninё Lindore, duke u hequr si
pёrkthyes deri mё 1989, kur ra Muri, i cili e bёri copё e thёrrime sistemin ideologjik tё cilit ai dhe familja
e tij i kishin kushtuar jetёn. Kёshtu lindi edhe qёllimi shpagues i Vladimir Putinit.
Dy vite mё pas, kur Bashkimi Sovjetik u shpёrbё, ai ishte kryetar i bashkisё sё Shёn Pjetёrsburgut.
Kolegёt e tij, sikundёr qe e udhёs, mbanin varur nё zyrat e tyre fotografinё e presidentit Boris Jelcin,
ndёrsa Putini mbante varur portretin e Pjetrit tё Madh.
Pikёpamjet rreth botёs tё ish agjentit tё KGB, sikurse tё miat, u formuan nga Lufta e Ftohtё, edhe pse
nga ana e kundёrt e teleskopit.
…Dallimi thelbёsor ishte se, sa herё qё mundej, Perёndimi dilte nё mbrojtje tё lirisё, ndёrsa komunistёt
dёnonin demokracinё si njё marifet borgjez.
Mё 1991, pas ardhjes nё pushtet tё Boris Jelcinit, SHBA shpresonin nё njё fillim tё ri nё marrёdhёniet e
tyre me Moskёn dhe shenjat e para ishin pozitive. Rusёt e kishin mbёshtetur Presidentin Bush, tё
Vjetrin, nё zmbrapsjen e pushtimit tё Sadam Husejnit, asokohe Jelcini iu bashkua bashkё-sponsorizuesve
tё njё konference ambicioze mbi bashkёpunimin arabo- izraelit. Por thellё, nёn sipёrfaqe, shiheshin
kontraste nё pёrvojat kombёtare dhe nё pikёpamjet e tyre, tё cilat disa demonstrime pune nё ekip nuk i
fshinin dot.
..Ja disa pёrshtypje pas takimit tё parё me Putinin nё vitin 2000:
Putini ёshtё i imёt dhe i zbehtё, i ftohtё pothuaj si njё reptil. Ai ka qenё nё Gjermaninё Lindore kur ra
Muri i Berlinit dhe thotё se e kupton se pёrse kjo gjё duhet tё ndodhte- njё qendrim i ngritur mbi mure
dhe ndarje nuk mund tё zgjaste; por s’e priste qё diҫka tjetёr tё ngrihej nё vend tё murit, por se asgjё
nuk u propozua. Sovjetikёt thjesht lanё gjithҫka dhe u larguan. Ai argumentoi se shumё probleme mund
tё ishin shmangur, po tё mos kishin ikur me kaq nxitim. Putini ndihet keq nga ajo qё i ndodhi vendit tё tij
dhe ёshtё i vendosur t’ia rikthejё madhёshtinё.
Sikurse Ҫavezi nё Venezuelё, edhe Putini mori shpejt forcё nga ҫmimet nё rritje tё naftёs dhe, sikundёr
Erdoani, pёrfitoi nga reformat jo popullore por tё nevojshme tё ndёrmarra nga paraardhёsi i tij. Nё vitet
11
e para tё Putinit si president, rritja ekonomike vjetore arriti nё 7 %, duke iu afruar shifrёs sё Tigrit aziatik.
Kjo i lejoi qeverisё tё rivendoste pagat dhe pensionet e punёtorёve. Vlera e rublёs u rrit, duke e bёrё mё
tё lehtё qё drithёrat dhe mallrat e prodhuara nё vend tё mbushnin raftet e tregjeve. Rezervat e huaja u
dyfishuan dhe u ridyfishuan, ndёrsa klasa e mesme u shtua. .
Pas situatёs tejet tё vёshtirё tё viteve 90’, rusёt ishin tё kёnaqur kur e shihnin veten me tё ardhura tё
mjaftueshme pёr tё blerё vetura dhe shtёpi me kёste, pёr tё zotёruar restorante dhe madje edhe pёr tё
shkuar pёr pushime nё Europё apo Krime. Duke i parё tё gjitha kёto, ambasada jonё nё Moskё
raportonte: “Shihet se vendi po ecёn me njё hap mё tё vendosur”.
Putini nuk ёshtё folёsi mё elektrizues, ai nuk ёshtё nga ata qё i bien tavolinёs me grusht kur flasin, nuk
ka ndonjё dhunti tё veҫantё pёr retorikё, por mёnyra e tij gjakftohtё pёrҫon vendosmёri dhe detyrat qё
i takojnё, i kryen. Pёr vite me radhё, ai ka marrё pjesё nё shfaqje tё gjata televizive ku u pёrgjigjet
pyetjeev tё gazetarёve dhe qytetarёve. Sa herё qё merr njё kёrkesё pёr ndihmё, qeveria bёn ҫmos qё ta
ҫojё punёn gjer nё fund, duke raportuar me holёlsi pёr ndihmёn e dhёnё njё familjeje apo pёr zgjidhjen
e njё problemi. Putini ёshtё i shkёlqyer pёr t’u dhёnё njerёzve atё qё ata dёshirojnё tё dёgjojnё,
pjesёrisht sepse ёshtё realisht krenar qё ёshёt rus. Nё vizitat qё bёn nё Shёn Pjetёrsburg ai mburr
kontributet e shumta tё vendit tё tij nё arkitekturёn baroke dhe neoklasike, nё argjendari, muzikё,
letёrsi dhe pikturё. Ai e ka rikthyer fenё nё qendёr tё jetёs shoqёrore, duke e kuptuar se as shtatё
dekadat e komunizmit nuk mund tё zhduknin nderimin qё shumё rusё kanё pёr kishat e tyre me kube nё
formёn e qepёs, pёr ritet e shenjta dhe ikonat e ҫmuara. Presidenti lёvdon dhe historinё ushtarake. Ai i
kujton popullit se ishin stёrgjyshёrit e tij qё ia morёn shpirtin Grande Armesё sё Napoleonit nё Luftёn
Patriotike tё vitit 1812- dhe qё, mё pas, e shpёtuan botёn nga Hitleri me pak ndihmё nga tё tjerёt, sipas
versionit tё tij.
Putini ёshtё edhe mburravec. ёshtё vёshtirё tё pёrfytyrosh njё udhёheqёs tjetёr rus (Jelcini?,
Brezhnjevi?, Lenini?) duke dalё para kamerave pёr tё demonstruar lёvizje xhudo, pёr tё pozuar pa
kёmishё me njё peshk qё i pёrdridhet nёpёr duar, pёr tё shtrёnguar dorёn e njё ariu polar, pёr tё
pёrpjekur hundёn me njё delfin, apo pёr tё qёlluar njё tigёr tё tёrbuar me njё armё neutralizuese. Mё
2012, Putini gjashtёdhjetёvjeҫar futi trupin e tij, jo mё aq tё zhdёrvjedhёt, nё njё palё kominoshe tё
bardha, kёrceu nё karrigen e pilotit tё njё avioni tё vogёl, pёr t’i treguar njё tufe me lejlekё budallenj
siberianё drejtimin nga duhej tё emigronin. As Musolini nuk e ka bёrё njё gjё tё tillё.
..Putini ka vёnё gishtin te kriza e viteve 90’ pёr tё diskredituar institucionet demokratike dhe akuzuar
Uashingtonin se po pёrpiqet ta rrethojё vendin e tij apo, me gjuhёn e Luftёs sё Ftohtё, ta pengojё atё.
Pёr mendjen e tij, vendim-marrёsit amerikanё rrinё zgjuar tёrё natёn e natёs, duke sajuar plane pёr
dobёsimin e Rusisё. Si mund tё shpjegohet ndryshe zgjerimi i NATO-s, mbёshtetja amerikane pёr
demokracinё rreth periferisё sё Rusisё dhe dislokimi i njё sistemi anti-raketё nё Europёn Qendrore?
Ajo ҫka Putini refuzon ta pranojё ёshtё se edhe vendet e tjera kanё tё drejta dhe se, pas dekadash
sundimi nga Moska, shumё nga ish republikat dhe satelitёt sovjetikё e ҫmonin pavarёsinё e tyre dhe
ishin tё gatshёm tё ndiqnin rrugёn e integrimit tё tyre nё Europё. NATO-ja pranoi anёtarё tё rinj sepse
ata ishin tё gatshёm tё futeshin nё radhёt e saj dhe tё pengonin daljen pёrsёri nё sipёrfaqe tё
rivaliteteve tё vjetra si ato midis ҫekёve dhe gjermanёve. Sistemi kundёr raketave u instalua pёr t’u
mbrojtur nga Irani. Ndёrsa politika amerikane gjatё gjithё viteve tё vёshtira 90’, synonte ta ndihmonte
Rusinё ta rimerrte veten dhe tё bёhej pjesё e Perёndimit, dhe jo ta kёrcёnonte atё, apo tё pёrpiqej tё
mos e linte tё ngrinte kokёn.
12
…Ai kёmbёngul se qeveria e tij nuk po bёn ndonjё gjё qё, ndёrkohё, perёndimi nuk e ka bёrё: pushtime
vendesh, ndёrhyrje nё zgjedhje, ushtrim ndikimi ekonomik dhe pёrhapje historish tё rreme nё media.
Ҫdo herё qё ai ankohet pёr “pёrdorimin e tepёrt, pothuj tё papёrmbajtur nga Amerika tё forcёs, tё
forcёs ushtarake, nё marrёdhёniet ndёrkombёatre” duartrokitet nё vendin e tij. Pastaj, nёse Rusia nuk
do tё kishte armiq, Putini nuk do tё kishte justifikime mbi tё cilat tё mbёshtetej pёr tё forcuar kontrollin
ndaj pushtetit.
…Putini nuk ёshtё fashist i vёrtetё, sepse nuk i ёshtё dashur tё bёhet i tillё. Por, si kryeministёr dhe
president, ai e ka shfletuar kopjen e librit tё strategjisё totalitare tё lojёs sё Stalinit dhe ka nёnvizuar
pjesёt me interes pёr tё, pёr t’i pёrdorur kur t’ia lypё nevoja. Gjatё gjithё kohёs qё ka qenё nё detyrё, ai
ka grumbulluar pushtet nё kurriz tё guvernatorёve tё provincave, tё legjislaturёs, gjykatave, sektorit
privat dhe shtypit. Njё numёr i diskutueshёm personash qё e kanё kritikuar atё, mё pas janё burgosur
me akuza tё dyshimta, apo janё vrarё nё rrethana qё nuk janё shpjeguar kurrё. Autoriteti nё “shtetin
vertikal’ tё Putinit, pёrfshirё diktaturёn nё kompanitё kombёtare tё naftёs dhe gazit, pёrqendrohet nё
duart e ish KGB dhe ish zyrtarёve tё sigurimit dhe zbulimit. Njё rrjet korporatash dhe bankash tё
drejtuara nga shteti, shumё syresh nё lidhje tё dyshimta offshore, furnizojnё lubrifikantёt financiarё pёr
projekte tё preferuara pёr ta dhe pёr miq tё privilegjuar. Nё vend qё tё diversikojnё ekonominё, siҫ ka
bёrё Kina, qё nga viti 2005, shteti mё shumё se i ka dyfishuar aksionet e tij nё ekonominё kombёtare.
Putini kёrkon qё shtetasit e tij tё besojnё se ai ёshtё politikisht i pathyeshёm. Ai pёrpiqet ҫdo ditё tё
dekurajojё konkurentёt e mundёshёm qё tё mos provojnё apo tё guxojnё tё krijojnё njё koalicion serioz
kundёr tij nё shkallё vendi. Ai parapёlqen qё kundёrshtarёt tё rrinё nёpёr apartamentet e tyre duke pirё
vodka dhe duke iu qarё njёri tjetrit se sa e pashprsё ёshtё e gjithё kjo situatё, gjё qё shumё syresh bёjnё
nё tё vёrtetё.
Pёr tё ruajtur joshjen e tij, Putini nuk e ka lidhur veten shumё pas njё ideologjie apo partie. Pёrkundrazi,
ai rreket ta portretizojё veten si fytyra e gjithё kombit. Me gjithё sulmet e egra qё ndёrmori ndaj
kundёrshtarёve, ai nuk bёn polarizime tё qёllimshme tё llojit tё Ҫavezit apo Erdoanit. Ndryshe nga tё
djathtёt e Europёs, ai i respekton ҫifutёt apo myslimanёt. Ai e ruan pjesёn mё tё madhe tё municionit tё
tij verbal pёr armiqtё e huaj, hipokritёt arrogantё qё jetojnё nё shtёpi prej xhami, qё gёnjejnё nё lidhje
me Rusinё dhe qё bёjnё komplote pёr ta rrethuar dhe pёr t’ia zёnё frymёn vendit tё tij. Kur ndodh qё tё
sulmojё njё kundёrshtar tё brendёshёm, kёtё nuk e bёn pёr t’u angazhauar nё njё ҫёshtje politike, por
pёr ta akuzuar kundёrshtarin si tradhtar. Akuza pёr tradhti ёshtё mё e rёnda pёr t’u pёrballur, sepse
edhe kur nuk provokon, aureola e mungesёs sё besnikёrisё vazhdon tё mbetet.
Putini e ka pёrdorur ҫёshtjen e korrupsionit, duke ua vёnё kёtё si etiketё atyre qё i prishin qejfin dhe
pastaj merr masa qё media t’i kushtojё njё vend tё dukshёm largimit tё guvernatorёve, burokratёve dhe
zyrtarёve tё tjerё nga puna me pranga nё duar, kontrollit tё shtёpive tё tyre dhe pirgjeve me para qё u
konfiskohen. Shumica e rusёve besojnё se korrupsioni ёshtё njё problem i madh dhe shumё prej tyre
mendojnё se Putini ёshtё zgjidhja.
Presidenti nuk merr asgjё pёr tё mirёqenё. Ai e mbikqyr personalisht punёn e FSB, shёrbimit tё sigurimit
qё pasoi KGB. Ai po krijon njё Gardё tё re Kombёtare, tё ndarё nga ushtria, pёr ta pёrdorur gjatё
protestave tё mundёshme. Gjithashtu, nё vitet e fundit, pёrmes grupeve kriminale tё hackerave, qeveria
ka mundur tё sigurojё informacion konfidencial pёr persona me interes pёr tё.
13
Nё fund tё vitit 2016, komuniteti amerikan i zbulimit raportonte se Moska kishte pёrdorur mjete online
pёr tё influencuar procesin zgjedhpr amerikan dhe pёr tё ndihmuar kandidatin e parapёlqyer tё Putinit,
Donald Trumpin, tё siguronte ardhjen nё Zyrёn Ovale. Pёrpjekje tё krahasueshme minuese janё bёrё
edhe (tё paktёn) nё votimet e zhvilluara nё Francё, Itali, Britani, Spanjё, Holandё, vendet Baltike,
Republikёn Ҫeke, Ukrainё dhe Gjeorgji.. Metodat e pёrdorura pёrfshijnё vjedhjen dhe publikimin e
postave elektronike, prodhimin e dokumentave tё rremё, pёrdorimin e identiteteve tё fshehura nё
facebook, dhe pёrhapjen e historive tё “lajmeve” tё sajuara dhe ndonjёherё shpifёse, tё cilat pastaj
merren dhe shpёrndahen gjithandej nga media sociale.
Kur Rusia ёshtё pёrballur me akuza tё tilla, ka reaguar njelloj sikundёr vepron kur veprimet e saj
kundёrshtohen: duke mohuar kategorikisht se ka pasur gisht nё kёtё punё, Pastaj sajon diҫka tё
ngjashme, duke e akuzuar Perёndimin se bёn tё njёjtёn gjё. Sikundёr ka vёnё nё dukje Putini, edhe nёse
Rusia ka ndёrhyrё nё zgjedhje, SHBA ka njё degё tё tёrё tё shoqёrisё civile kushtuar kёsaj pune. Ajo qё
ai nuk pranon ёshtё dallimi midis orvajtjeve pёr tё dobёsuar demokracinё dhe pёrpjekjeve pёr tё
forcuar dhe ruajtur atё.
Pёrdorimi, pёr herё tё parё, nga Rusia i medias sociale si armё, nuk pasqyron ndonjё zotёsi tё pazakontё
kulturore tё saj pёr tё hyrё pa leje nё kompjuterё, por nё fakt tregon pёrvojat e punёs sё Putinit nё KGB,
ku pёrhapja e keqinformimit ka qenё mёnyrё pune dhe njё art ne vetvete. Megjithatё, sot ndikimi qё ka
njё metodё e tillё ёshtё mё i madh se nё Luftёn e Ftohtё, sepse audienca tё cilёs i drejtohet ёshtё mё e
arritshme dhe me e madhe. Facebook ka dy miliardё pёrdorues aktivё.
Cilat mund tё jenё motivet e Rusisё? Njё hamendёsim i mirё do tё ishte diskreditimi i demokracisё,
pёrҫarja e Europёs, dobёsimi i partneritetit transatllantik dhe ndёshkimi i qeverive qё guxojnё tё ngrenё
krye ndaj Moskёs. Kjo nuk ёshtё njё agjende ideologjike, ajo ka tё bёje vetёm dhe thjesht me pushtetin.
Luftёtarёt kibernetikё tё Rusisё nuk janё as liberalё e as konservatorё, ata u vinё nё ndihmё si lёvizjeve
tё sё djathtёs esktreme, ashtu edhe tё majtёs ekstreme, pёr tё nxitur opinionin publik dhe krijuar
konflikte. Nё ҫёshtjet ndёrkombёatre kjo lloj lufte kibernetike, ёshtё mjeti i ri pёr zotёrimin e pushtetit
dhe nё mbarё botёn shtetet shtrojnё dy pyetje: Si mund tё mbrohemi? Dhe si mund tё krijojmё tё
njёjtat mundёsi?
Konspektoi Bardhyl Selimi, 19 prill 2023
f.178
Taip Rexhep Erdoan
(Shёnimi im B.S.: mё tёrhoqi edhe ky fragment nga libri i zonjёs Albright, me qenё se trajton
personalitetin e Erdoanit, i lidhur kaq ngushte me Shqipёrinё dhe shqiptarёt)
Rexhep Taip Erdoan u lind nё njё prej lagjeve mё tё varfra tё Stambollit. I jati ishte kapiten anie nё
Bosfor dhe pёr tё ndihmuar familjen pёr tё paguar faturat djali ndonjё herё shiste snacks nёpёr rrugё.
Nё moshёn 11 vjeҫ familja e regjistroi nё njё shkollё fetare. Ai ishte i zellshёm, u vuri veshin mёsimeve, u
tregua talent nё futboll dhe shfaqi prirje pёr politikё qё nё shkollё tё mesme.
14
..Nё fund tё vitit 1997, Erdoani, atёhere kryetar i Bashkisё sё Stambollit, shkoi pёr vizitё nё Siirt, nё jug
tё Turqisё, te njerёzit e tё shoqes Nё fjalimin e mbajtur nё xhaminё nёntёqindvjeҫare, ai citoi njё poezi
tё njohur nacionaliste:
“Xhamitё janё garnizonet tona, kubetё e tyre helmetat tona, minaret bajonetat tona, ndёrsa besimtarёt
ushtarёt tanё”
…Pёr dekada tё tёra Ataturku dhe ithtarёt e tij i kishin paralajmёruar votuesit se ngjitja nё pushtet e njё
partie fetare do ta bёnte Turqinё tё dukej e prapambetur nё sytё e Europёs dhe do t’i detyronte ata tё
jetonin si tё parёt e tyre nё Mesjetё.
Partia AKP (Partia pёr zhvillim dhe drejtёsi) e Erdoanit nuk do tё pёrparonte pa e adresuar kёtё
shqetёsim. Erdoani me kostumet europiane dhe sjelljen e butё, dukej e kundёrta e fanatikut fetar. Si
kryetar bashkie i Stambillit ai kishte qenё i suksesёshёm: plehrat mblidheshin, rrugёt pastroheshin,
energjia elektrike nuk pritej dhe kur banorёt e apartamenteve hapnin ҫezmat, uji qё dilte prej tyre u
shuante etjen dhe nuk i sёmurte. Nёn drejtimin e Erdoanit AKP e hoqi etiketёn islamike dhe bёri fushatё
si njё parti shoqёrisht konservatore, por gjithёsesi, e orientuar nga e ardhmja, me njё tendencё tё fortё
europiane. Reklamat i paraqisnin anёtarёt e AKP si biznesmenё dhe profesionistё, pёrfshirё gratё qё
punonin me koka tё pambuluara. Kandidatёt bёnin fushata nёpёr restorante ku shёrbehej alkohol.
Mbledhёsit e votave ishin udhёzuar qё tё pёrqendroheshin nё ҫёshtje qё lidheshin me pagat, tё
buzёqeshnin shpesh dhe tё mos vepronin sikur tё ishin “mё tё shenjtё se tё tjerёt”.
…Pas vdekjes sё Qemalit, ushtria vazhdoi tё ishte, bashkё me gjykatёn kushtetuese, rojtare e
trashёgimisё sё tij. Mё 1960, pёrsёri me 1971 por edhe njё herё nё 1980, forcat e armatosura ndёrhynё
kur qeveria civile, pёr mendimin e tyre, nuk ishte e aftё tё bёnte detyrёn. Edhe me 1997, presioni
ushtarak ndikoi nё dorёheqjen e koalicionit qeverisёs dhe arrestimin e Erdoanit.
Si sekretare shteti asokohe, argumentova se” ҫfarёdo problemesh qё Turqia mund tё ketё…dhe ҫfarёdo
ndryshimesh qё njerёzit kanё nё mendje, ato duhet tё ndodhin brenda njё kuadri demokratik.” Me fjalё
tё tjera, binduni kushtetutёs, ju lutem mjaft me grushte ushtarake.
Nё mars 2003 Erdoani u zgjodh kryeminsitёr. Atёkohё bёnte pёrshtypje shumё fakti qё presidenti
Ahmet Nexhdet Sezer nuk pranonte ta ftonte tё shoqen e kryeministrit nёpёr pritje qё jepte nё pallatin
e tij pёr shkak se ajo mbante shami nё kokё.
Si vizitore e Turqisё nё atё kohё, mund tё dёshmoj pёr emocionet e shkaktuara nga kjo ҫёshtje nё dukje
e parёndёsishme por ende e pazgjidhur. Nё audiencёn para tё cilёs isha ftuar tё flisja, kishte tё
pranishme disa gra me shami dhe shumё pa shami koke. Kur erdhi koha e pyetjeve, mё kёrkuan tё
thosha se cili opsion mendoja se ishte i drejtё. Pёr mua pёrgjigja ishte padiskutim e qartё:
“Ajo qё bёni me flokёt tuaja, ёshtё puna juaj; kjo ёshtё njё zgjedhje personale”
Orvajtja pёr tё qenё e paanshme nuk kёnaqi askёnd. Ajo qё pёr mua kish vlerё diversiteti, pёr gratё e dy
palёve pёrceptohej si njё ҫёshtje themelore identiteti, njё debat rreth tё qёnit grua turke. Njё gjykim i
tillё nuk mund tё anashkalohej, duke thёnё se nuk ishte i rёndёsishёm.
Me maturi, udhёheqёsi riosh (Erdoani) e ҫau rrugёn e tij, duke shmangur ҫёshtjet qё mund tё
shkaktonin tensione fetare dhe duke u pёrqendruar nё nxitjen e begatisё. Ekonomia qё ai trashёgoi
ishte nё prag tё rimёkёmbjes dhe ai e shfrytёzoi sa mundi kёtё gjё. Brenda njё viti, inflacioni ra nga 47 %
15
nё 22% dhe, pas pak kohe, u stabilizua nё njё numёr me njё shifёr. Kjo gjё u bё shkak pёr lulёzimin e
investimeve tё huaja, tё cilat Erdoani i priste me padurim,duke pёrdorur pёrvojёn e fituar si
kryebashkiak. Ai hodhi para pёr ndёrtimin e urave, rrugёve dhe aeroporteve, duke tёrhequr investime tё
reja kapitale. Ai ndёrtoi spitale dhe filloi zbatimin e reformave nё shёndetёsi dhe tё programeve tё
ndihmёs ekonomike, si rezultat i tё cilave vdekshmёria foshnjore u pёrgjysmua dhe jetёgjatёsia
mesatare u rrit mё shumё se pesё vjet.
Nёn udhёheqjen e tij, turqit u lidhёn mё shumё me njёri tjetrin, sepse linja ajrore kombёtare filloi tё
fluturonte nё shumё qytete tё tjera.. Qeveria vendosi njё sistem hipotekash qё u mundёsonte qindra
mijёra familjeve tё blinin shtёpi tё reja.. Nё periferi, qytetet me Baraka nisёn tё ktheheshin nё blloqe me
ndёrtesa banimi tё bukura, pёrbri tё cilave ndodheshin kafene qё gёlonin nga njerёzit dhe dyqane
mbushur plot me mallra.
Njё dekadё pas ardhjes nё pushtet tё Erdoanit, Turqia njihej si punishtja e Europёs me njё ekonomi tё
trefishuar nё pёrgjithёsi, ku qytetari mesatar fitonte dy herё mё shumё se mё parё dhe ku klasa e
mesme ishte dyfishuar. Madje AKP ia hoqi monedhёs vendase gjashtё zerot, kёshtu qё, kur kishin etje,
turqit nuk kishin mё nevojё tё nxirrnin miliona lira nga xhepat vetёm pёr pirё njё filxhan ҫaj ap njё gotё
raki.
Turqia e hoqi dёnimin me vdekje dhe pastaj, nёn Erdoanin, e pёrforcoi kontrollin civil mbi ushtrinё dhe
vendosi mbrojtje tё reja tё fjalёs sё lirё, tё tё drejtave tё pakicave dhe tё grave.
Mё 2007 AKP fitoi 46 % tё votave. Kjo fitore i dha mundёsi kryeministrit tё caktonte njё president tё ri
me filozofi tё ngjashme me tё, teksa fillonte mandatin e dytё.
Njёkohёsisht Erdoani zbatoi njё skemё pёr arrestimin e qindra oficerёve nё lirim dhe nё detyrё, nёn
akuzat e planifikimit tё njё grushti shteti, tё korrupsionit dhe shkelje tё tjera, e forcoi kontrollin e AKP
ndaj shtypit, propozoi ligje pёr tё zgjeruar gjykatat dhe, nёpёrmjet tyre, tё drejtat e tij pёr tё caktuar
gjyqtarё, nё besnikёrinё e tё cilёve mund tё mbёshtetej. Gjatё mandatit tё tij u hapёn nёntё mijё xhami
tё reja. Numri i fёmijёve nё shkollat fetare u rrit nga 63000 nё 1.5 milionё. Erdoani e cilёson Islamin si
burimin e unitetit tё Turqisё dhe nxiti krijimin e njё “brezi besimtar”.
Dikur bashkuesi i kombit tё tij ai erdhi e u bё polarizues, duke shkelur mbi laikёt dhe liberalёt. Madje ai
po kёrcёnon njё nga arritjet mё tё mёdha tё Ataturkut. Kushtetuta u jep tё drejta tё barabarta grave,
por Erdoani ka propozuar njё interpretim “alla turk”, duke dёnuar kontrollin e lindjeve, duke i nxitur
nёnat tё lindin tre apo mё shumё fёmijё dhe duke sugjeruar se njё grua qё punon ёshtё “gjysmё njeriu”.
Nё vitin 2016 njё komision parlamentar propozoi uljen e moshёs minimale pёr martesё nё 15 vjeҫ dhe
rekomandoi qё pёrdhunuesit e akuzuar tё lejoheshin tё shmangnin ndjekjen penale nёse pranonin tё
martohёshin me viktimat e tyre.
Mё 15 korrik 2016 dёshtoi njё grusht shteti, qё nuk kishte qёllim pёr tё ruajtur traditat e Qemalit. U tha
se ai frymёzohej nga Fetulla Gyleni, njё rival fetar i Erdoanit i emigruar nё SHBA nё 1999. Erdoani u prish
me Gylenin pak kohё pas zgjedhjeve tё 2011 qё i fitoi si zakonsisht Erdoani. Tё dy burrat ishin pёrpjekur
qё shtetin turk ta bёnin mё pak laik dhe mё shumё fetar.
Me pёrkrahjen e parlamentit, Erdoani shpalli gjendjen e jashёtzakonshme. Forcat e sigurisё arrestuan
komplotuesit dhe tё afёrmit, miqtё dhe bashёkpunёtorёte tyre. Mё shumё se 140000 punonjёs tё
shtetit u pezulluan apo u pushuan, 16000 oficerё tё ushtrisё dhe policisё u larguan nga puna, 6300
16
mёsues u spastruan. 2500 gazetarё u hodhёn nё rrugё, 1000 biznese u sekuestruan, 180 organe tё
medias dhe 15 universitete u mbyllёn dhe njё nё pesё gjyqtarё u detyrua tё japё dorёheqjen.
Kam qenё nё njё tubim nё Hjuston qё organizonte Instituti Gylen nё 2008. Nё dukje organizata u
kushtohet shёrbimeve humanitare, dialogut ndёrfetar dhe zgjidhjes paqёsore tё konflikteve. Kontributet
akademike tё saj janё tё njё cilёsie tё lartё dhe mёsueit priren qё tё japin shembullin e devotshmёrisё
dhe tё ndihmojnё tё tjerёt. Njё pjesё e madhe e aktivitetit ndёrkombёtar tё Institutit, duke pёrfshirё
funksionimin e rreth 150 shkollave tё autorizuara me programe tё veҫanta nё SHBA, administrohet nё
mёnyrё tё pavarur nga Gyleni dhe nuk ka shumё lidhje me politikёn turke. Por mbёshtetёsit e Erdoanit
janё tё bindur se kleriku dhe ithtarёt e tij janё tё vendosur ta shkatёrrojnё AKP.
Nё pranverёn e 2017 Erdoani kёrkoi njё referendum pёr heqjen e postit tё kryeministrit dhe pёr
transferimin e pushtetit tё tij atij vetё. Nё bazё tё rregullave tё reja, presidenti ka mё shumё tё drejta tё
caktojё gjyqtarёt dhe ministrat, tё kontrollojё buxhetin dhe tё diktojё politikёn e sigurisё. Gjatё kohёs sё
gjendjes sё jashtёzakonshme, presidenti mund tё nxjerёr ligje pёrmes dekreteve tё shumta, t’i
paraburgosё qytetarёt sipas qejfit, dhe t’u mohojё avokatёt tё burgosurve.
Lajmi pozitiv ёshtё se plani ekonomik i Erdoanit nuk ёshtё kthyer pas, vendi vazhdon tё jetё i
pёrqendruar nё begatimin e tij nё tregun global. Nёse vizioni i Erdoanit realizohet, Turqia do bёhet njё
nga dhjetё ekonomitё mё tё mёdha tё globit, do tё tёrheqё 50 milionё turistё nё vit dhe do tё futet nё
BE.
Ai ka ende njё mundёsi pёr tё pёrmirёsuar demokracinё e vendit tё tij, t’u largohet kundёrakuzave dhe
t’i afrohet dialogut, duke dёgjuar kritikat qё i vinё nga tё moderuarit brenda partisё sё tij dhe duke mos
vazhduar tё barazojё opozitёn legjitime politike me tradhtinё. Ai duhet ta kuptojё se pengesat kryesore
drejt pёrparimit nuk janё as gylenistёt, as terroristёt, as partitё politike rivale, por zёri i tij i brendёshёm
qё i thotё se ai dhe vetёm ai e di se ҫfarё ёshtё mё e mira pёr Turqinё. Ai zё ёshtё kёnga e sirenёs qё e
shndёrron pushtetin nё qёllim nё vetvete dhe tё shpie drejt tiranisё.
Konspektoi Bardhyl Selimi, 20 prill 2023
Average Rating