Nga nesër pritet të vijë vapa afrikane

Read Time:2 Minute, 40 Second

Nga e mërkura deri të premten në Luginë të Preshevës, Kosovë, në Shqipëri por edhe në rajon do të jetë mot shumë i ngrohtë me temperatura maksimale prej 34 deri në 37 °C, ndërsa për fundjavën dhe fillimin e javës së ardhshme do të jetë edhe më e nxehtë me temperatura nga 37 deri në 40 °C.

Besim Aliu nga instituti hidrometeorologjik i Kosovës, paralajmëroi për temperatura të larta edhe në Republikën e Kosovës.

“Do të kemi temperatura bukur të larta, maksimalja do të lëvizin nga 37 deri në 39 gradë celsius,
përderisa në Spanjen Veriore u regjistruan temperaturat 43 gradë celsius, dje ditën e hënë, dhe
pjesë të tjera të Britanisë, Portugalisë dhe Francës kanë regjistruar temperatura 41, 42 gradë
celsius, kurse në vendin tonë do të jenë këto vlera maksimale 37 deri në 39 gradë celsius”, tha ai.

Kurse, Malë Gashi, ndihmës komandant në brigadën e zjarrfikësve në Prishtinë, tha se në këtë
sezon janë të përgatitur dhe të gatshëm për të intervenuar me kapacitetet që kanë.

“Sigurisht që në këtë sezonë llojet e zjarrëve fushoro-malore janë të theksune dhe të rritne në
numër, por me kaq kapacitete që i kemi, jemi të gatshëm për të intervenuar në shuarjen e zjarrëve të tilla”, deklaroi ai.

Gashi foli edhe për mungesën e personelit dhe për automjetet e vjetërsuara.

“Aktualisht më së keqi jemi me personel dhe kjo nuk është vetëm kaq, por është me vite duke na përcjellur, që njerëzit kanë dalur në pension, e kanë lëshu punën.

Automjetët si numër me i kem në bazë të standardeve i kem por problemet i kem qe automjetët i
kem te vjetra, pasi që janë të vjetra dhe dihet për këto zjarret fushore malore është vendi, ara të
ndryshme, male, duhet me intervenu, po shkaktohen edhe defekte të ndryshme”, shtoi ai.

Ndërsa Kolonel Sefer Isufi, shef Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, në një përgjigje për RTK-në tha se FSK është e përkushtuar që të jetë gjithmonë në nivelin më të lartë të gatishmërisë operative për mbështetje ushtarake të autoriteteve civile ne secilën situatë, dhe është e gatshme edhe tani për reagim në rast se kërkohet nga autoritetet kompetente lokale dhe qendrore për menaxhimin e emergjencave.

I nxehti afrikan, përfshinë edhe Shqipërinë

Shqipëria është përfshirë nga një valë e të nxehtit afrikan me temperaturat që sot pritet që të arrijnë deri në 42 gradë. Por ditët më të vështirë duket se do të jenë përpara, pasi nuk përjashtohet mundësia që termometri të kapë edhe 45 gradë. Mediat greke kanë publikuar një hartë me zonat e kuqe. Në Shqipëri zona e kuqe pritet që të jetë Shqipëria e Mesme ku do të shënohet rekordi i temperaturave.

Një nga skenarët më shqetësues parashikon se nxehtësia do të vazhdojë deri në 10 ditë, me temperaturën që “ngjitet” edhe në 45 gradë Celsius” shkruajnë mediat greke, që kanë publikuar edhe një video që tregon lëvizjen e masave të të nxehtit gjatë periudhës 25 korrik – 4 gusht. Meteorologu grek Giannis Kallianos shprehet se kjo do të jetë një nga pesë valët më të forta të nxehtësisë që ka goditur rajonin në 30 vitet e fundit.

Temperatura të larta po mbretërojnë edhe në shtetet evropiane ku po përballen me të nxehtë ekstrem.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian
Next post Kulti i individit dhe historia e miteve