Nga Shqipëria urojmë që  të fitojë përsëri Albin Kurti

Read Time:4 Minute, 38 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Jo vetëm opozita dhe mediat në Kosovë por edhe e gjithë politika dhe mediat në Shqipëri pothuajse janë kundër ALBIN KURTIT.Si ka mundësi ky sinkrozim mediatiko-politik shqiptar me politikën dhe diplomacinë antishqiptare  të Serbisë?!

Unë me origjinë ,me prindër nga Kosova , ashtu si dhe familja ime  gjithmonë me shpirt e zemër kemi qenë pranë Kosovës, dhe e dimë mirë se cfarë ka pësuar populli heroik i Kosovës nga genocidi i kolonizatorit serb. Në opinionet e mia të botuara në media kam shprehur mbështetjen time për Albin Kurtin , në antitezë dhe në kundërshti me të gjithë ata gazetarë , opinionstë dhe analistë të cilët bëjnë propagandë kundër Kurtit.I kam ftuar në debat por nuk më janë përgjigjur sepse nuk kanë as fakte dhe as argumente për të kundërshtuar.

Opinioni dhe opinionistët nga Shqipëria përp olitikën dhe shtetin e Kosovë është shumë indiferent, atij pëgjithësisht nuk i intereson se cfarë ndodh në Kosovë, pasi shqiptarët në Shqipëri nuk janë në gjëndje që të bëjnë ndryshimin në Shqipëri, as të ndërtojnë shtetin ligjor dhe as ta vënë në funsionim demokracinë, kanë një ndërgjegjsim minimal për nacionalizmin. Ndërsa opinion dhe media e shëndetshme  nga Shqipëria që janë pakicë  duan ndryshimin në Shqipëri, por duke qenë të pakët, ata nuk i dëgjon njeri dhe as nuk u krijohet mundësia që të ftohen në media, në emisione televizive dhe aspak nuk u mundësiohet angazhimi në politikë.Përkundrazi mediave të vërteta dhe kombëtare u bëhet presion,  embargo politike dhe shtetërore

Disa miq e shokë të mi intelektualë nga Durrësi që lexojnë Gazetën e shkruar “SOT” dhe opinionet e mia dhe që bisedojmë së bashku, ata më kanë mbështetur, më kanë  dhënë të drejtë dhe më kanë inkurajuar që t’a mbështes Kurtin, sepse Kurti sot është e mira jo vetëm për Kosovën por edhe për Shqipërinë. Këta miq të mi habiten se si ka mundësi që edhe politika dhe mediat në Shqipëri në tërësinë e tyre janë djallëzisht “indiferente” dhe disa janë hapur agresive  kundër Kurtit.

Unë asnjëherë nuk e kam takuar personalisht as Kurtin dhe as deputetët e antarë të LVV, dhe mbështetja ime për Kurtin nuk niset nga interesa personale dhe as subjektiviste por nga realiteti faktues dhe i vërtetë.

Albin Kurti sot është politikisht dhe patriotikisht në vazhdën e projektit amerikan për të triumfuar cështja kombëtare, Bashkimi Kombëtar.

Albinin e akuzon opozita në Kosovë dhe disa farë opinionistësh e analistësh hipokritë e djallëzorë se ai e ka braktisur këtë kauzë. Jo u them atyre , ju opozita dështake , mediat dhe korrupsioni e kërcënuat shtetin dhe sovranitetin e Kosovës; me marrëveshjet e juaja antiKosovë ju e rikthyet Serbinë në Kosovë.Ju opozitarë të Kosovës së bashku me mbështetjen e mediave dhe të politikës së   Tiranës firmosët një marrëveshje për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe që do ishte një minishtet serb brënda Kosovës. Ju donit coptimin e Kosovës, me atë plan tradhtie për shkëmbim territoresh. Por Albini nuk është për Bashkim të Kosovës me Shqipërinë me Kosovën e mbetur pas asaj se cfarë dëshiron dhe kishte në projekt Serbia për të marrë nga Kosova.

Kundër coptimit dhe ndarjes së Kosovës janë aleatët e mëdhenj të shqiptarëve, janë SHBA dhe Gjermania, dhe prandaj edhe Albin Kurti nuk lejoi coptimin e Kosovës. Albin Kurti i ktheu sovranitetin dhe legjitimitetin e vërtetë shtetit të Kosovës, shtriu autoritetin dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Kosovës; ai cmontoi strukturat paralele paramiltare, banditeske, terroriste dhe finaciare të ngritura nga Serbia në Kosovë. Albin Kurti shpartalloi planin e minishengenit serbo-shqiptar të Vucicit dhe Edi Ramës si një projekt tërësisht antishqiptar dhe sidomos kundër Kosovës.

Me Albin Kurtin nderohet dhe nuk harrohet historia, as vuajtjet, as sakrificat dhe as gjaku i shqiptarëve i derdhur në shekuj për liri, pavarësi dhe për VETËVENDOSJE gjithkombëtare për Bashkimin e Kombit.

Ju opozita injorante dhe djallëzore, ju gazetarët e mediat mercenare e akuzoni Kurtin si antiamerikan, kur në të vërtetë Kurti është politikani shqiptar më pro-SHBA. Ju proamerikanizmin e keni fallco, sepse nuk mund të jesh proamerikan nëse punon dhe dakordësohesh për ndarjen dhe për coptimin e Kosovës; nuk mund të jesh proamerikan kur lejon kërcënimin dhe rrezikimin e sovranitetit të Kosovës, dhe kur je i gatshëm që për pushtet të falësh trojë e territore shqiptare; nuk mund të jesh proamerikan kur vjedh e grabit pasuritë kombëtare; nuk mund të jesh proamerikan kur je hajn dhe i korruptuar. Dhe prandaj  Kurti është politikani më proamerikan sepse nuk i ka këto që i citova më sipër.


Fahri Dahri:

Mirëmëngjes. Mendoj se si shteti i Kosovës dhe shteti i ynë duhet të intensifikojnë përpjekjet për shtimin e njohjes së shtetit të Kosovës nga shtete të tjera. Dhe ju keni mendime shumë të drejta lidhur me drejtimin sa më të mirë të shtetit të Kosovës.

Mos arritja e një stabiliteti në parlamentin dhe në qëndrueshmlrinë e qeverisjes, ku kemi disa zgjedhje elektorale njëra pas tjetrës, pavarësisht shkaqet që pengojnë,  sipas mendimit tim është përgjegjësi e të gjithë politikës së Kosovës. Që të arrihet tek më e rëndësishmja, mendoj se duhen reduktuar disa gjëra të padëmshme, të vogla të cilat pasi analizohen se nuk dëmtojnë në tërësinë e jetës normale të shoqërisë.

Mbështes mendimin tuaj dhe shpreh dëshirën tonë shekullore për intensifikim të taktikave të përbashkëta për të arritur në strategjinë e BASHKIMIT KOMBËTAR, të cilin na e kanë ndarë, coptuar duka na detyruar me dhunë Fuqitë e Mëdha në favor të shteteve fqinjë. Ju uroj ditë të mbarë. Respekte.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post PDK publikon listën, Hamza: Mbi 50% janë prurje të reja
Next post Interviste – Refik HASANI: Shqipëria Amë, ka obligim moral, Kombëtarë e mbi të gjitha detyrim kushtetues…