Nga sonte në mesnatë hyn në fuqi marrëveshja për letërnjoftimet
Sonte në mesnatë, nga 1 shtatori, pritet të nisë zbatimi i marrëveshjes për letërnjoftime, marrëveshje e arritur mes Kosovës dhe Serbisë edhe me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.
Ndërkaq sa i përket ndërrimit të targave në RKS të qytetarëve serbë të cilët jetojnë në Kosovë, fushata është duke vazhduar. Ndërkaq serbët e Kosovës kanë mundësi që tabelat e tyre t’i ndërrojnë deri më 31 tetor”.
Sa i përket ndërrimit të targave në RKS, serbët kanë mendime të ndara. Dikush thotë se do të shohin si ta bëjnë, disa shprehen kategorikë kundër, e disa të tjerë nuk deshën të komentojnë.
Po ashtu, gjendja në pikën kufitare në Bërnjak që ndan Kosovën me Serbinë, të mërkurën ishte e qetë. Deri në mesnatë të gjithë qytetarët do të vazhdojnë me rregullat e vjetra, derisa duhet t’i mbulojnë tabelat me letër ngjitëse si masë e reciprocitetit me Serbinë e vënë nga Republika e Kosovës.
Ndryshe, marrëveshja për letërnjoftimet mes Kosovës dhe Serbisë është arritur javën e kaluar pas disa takimeve intensive me ndërmjetësim të emisarëve nga BE e SHBA.
Më shumë storie
Gjykata Kushtetuese e Serbisë refuzon të ja rikthejë adresën e pasivizuar qytetarit nga Medvegja
Safet DEMIRIT, nga Medvegja i mohohet e drejta për të kthyer adresën edhe nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë. Spastrimin etnik-diskriminimin...
Deklarimi i Kurtit nxit reagime në Kosovë e Maqedoni të Veriut
Deklarimit të kryeministrit Kurti, se çështja e gjuhës i takon Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut dhe se duhet të...
Lëvizja e Deçanit historia e laramanizimit në Dardani dhe agresiviteti i neotomaneve
Nue Oroshi Lëvizja e Deçanit Lëvizjet politike e atdhetare shqiptare kanë dalur si reagim i gjendjeve pushtuese si dhe gjendjeve...
“Ekzili traumatik i Mbretit të Shqiptarëve”
Mbreti i Shqiptarëve Zog I-rënë fokusin esurvejimit, shtypit, propogandës, hamendësimit, mitevee të vërtetave Pak fjalë për fuqinëimponuese ekonomiko-politike të Italisë...
Kushtuar Radio-s Kosova e Lirë
Ju flet Kosova e Lirë Jehoi zëri i spikerit Tek Malet e Berishës Ku e ka folenë skifteri A zë...
Njerëz si Sylejman Imer TURKAJ gjithmonë e kanë ngritur kombin tonë
Nga Ramiz TAFILAJ, Është me pikëllim të madh të marr një lajm të tillë. Familja humbi prindin, vëllanë dhe njeriun...
Average Rating