Home » Lajme » Nis në Vlorë manifestimi për 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Nis në Vlorë manifestimi për 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Në qytetin e Vlorës kanë nisur ceremonitë festive për 105-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë ceremoni, marrin pjesë presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe përfaqësues të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e anuloi pjesëmarrjen e tij në këtë ceremoni për shkak të angazhimeve që ka në Kosovë.

Haradinaj sot pritet të takohet me zëvendësndihmës sekretaren e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Laura Coope, ndërsa të gjithë anëtarët e qeverisë së Kosovës ndodhen në Vlorë.

Ata një dite më parë ishin në Korçë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e cila u mbyll me nënshkrimin e 12 marrëveshjeve dhe memorandume mes dy vendeve. Të dy kryeministrat u zotuan të bëjnë më shumë për integrimin ekonomik të dy vendeve.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch