Nis takimi trepalësh në Bruksel
Ndonëse ishte planifikuar që takimi trepalësh Borrell – Kurti-Vuçiq të niste në orën 17:15, takimi trepalësh në Bruksel ka nis në ora 19, takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiq, të ndërmjetësuar nga shefi i BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Kjo vonesë do të thotë se ose nuk ka patur përafrim të palëve në bisedime ose është përgatitur terreni për takimin trepalësh i cili do të ndodhë vetëm nëse ndërmjetësit e BE-së do ta kenë të qartë se do të ketë rezultat konkret në bisedime, përkatësisht nëse do t’i jepet përkrahje nga të dyja palët propozimit të BE-së për marrëveshjen bazë.
Ky takim pasoi pas takimeve veç e veç të Kurtit dhe Vuçiqit, më herët gjatë së hënës. Në Bruksel ndodhet edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Më shumë storie
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës...
Daniel Server: `Bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`
Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se `bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë...
SHBA kodifikon qëndrimet pro Kosovës në ligjin e mbrojtjes
Kosova përfshihet në qëndrime të rëndësishme në draft-ligjin e autorizimeve të mbrojtjes kombëtare të Shteteve të Bashkuara për vitin e...
“Botërori 2026″, Kosova mëson kundërshtarët nëse kualifikohet
Në Uashington është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror “FIFA world Cup 2026”, short i cili u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin...
Perandoria sovjetike e haremeve shtetërore
Në youtube-kanalin “Архивы СССР” (Arkivat e BRSS) ka pasë qenë botuar informacioni me titull: ”Haremet e NKVD: ja se si...
Wesley Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, është ulur këtë të hënë në karrigen e dëshmitarit të mbrojtjes...

Average Rating