Nisja pa destinim apo politikanët me tru peshku

Read Time:5 Minute, 24 Second

Nue Oroshi

Shpeshherë ne shqiptarët jemi nisur e kemi marrë rrugë pa pasur një destinim apo një stacion përfundimtar se ku duhet të përfundojmë. Nisja pa pasur një qëllim të caktuar se ku do të përfundoj po ndodhë edhe në politikën shqiptare sot. Politika shqiptare sot në trojet tona është politikë e shtrirjes së qafës ndaj të huajve dhe luftë të pakompromisë ndaj vëllaut. Kjo i bjen se jemi shumë të fortë në luftë me njëri -.tjetrin por kur është fjala ta mbrojmë dhe ruajmë kombin politikanët tanë si në Kosovë, Shqipëri,  Maqedoni,Mal te Zi  dhe në Kosovën Lindore janë duke u treguar shumë të dobët, janë duke u treguar sahanlepirës dhe dorëlirë e përkulje deri në pakufi. Është shumë interesantë se shumica e politikanëve tanë në trojet etnike shqiptarë jashtë Shqipërisë se cunguar kur hyjnë fillimishtë në politikë ata hynë me idetë për bashkim kombëtarë dhe kur vijnë në pushtet përfundojnë me zajednicat – përfundojnë në dhënien e tokave shqiptare. Me një fjalë politikanët tanë një pjesë e madhe e tyre interesin personal për të qendruar në politikë e vendosin para interesit kombëtar dhe shtetëror.Ata shpeshherë siç e thoshte një politikan i hershëm shqiptarë se kanë shkuar për lesh dhe janë kthyer të qethur.Me një fjalë konferencat ndërkombëtare për politikanët shqiptarë shpeshherë kanë qenë fatzeza. Kanë qenë fatzeza edhe për faktin se shumë rrallë politikanët shqiptarë kanë mundur të bëjnë një strategji të përbashkët kombëtare dhe shtetërore por kanë shkuar nëpër bisedime e konferenca ndërkombëtare krye në vete.Luftën e mbrendshme politike e kanë vazhduar edhe jashtë kufinjëve të shtetit duke harruar se lufta e mbrendshme, politika dhe mbrojtja e kombit e shtetit janë dy botëra dhe një kufi i madhë që i ndanë në mes vete. Politikanët shqiptarë në  vend që të bëjnë një strategji të përbashkët ata punojnë që ta ulin njëri- tjetrin e më e keqja është se punën e vazhdojnë të përbashkët edhe me armiqtë e kombit shqiptarë që historikisht i kanë dëmtuar dhe shkatërruar interesat e kombit shqiptarë. E në momentin kur ata bëhën pjesë e ideve serbe të  Qubrilloviqit, Garashaninit, Andriqit, Rankoviqit  e Millosheviqit nisën në një drejtim pa një destinacion të caktuar.Atyre rrugën iu tregojnë projektët antishqiptare. Një i tillë që komplet është në rrugën antishqiptare është Edi Rama i cili është duke punuar me planët e përbashkëta antishqiptare të Vuqiqit dhe Erdoganit.Të dy këta politikanë antishqiptarë janë duke u munduar që trojet shqiptare ti shkatrrojnë dhe shqiptaret ti dëbojnë. Me një fjalë ende janë aktuale marrëveshjet jugosllavo-turke kur një shqiptarë është ndërruar me një mushkë.Ish Jugosllavia i ka dhënë qeverisë turke 200 mijë shqiptarë e ata i kanë dhënë serbosllavisë 200 mijë mushka. E fatkeqësia është se ende ka shqiptarë që i besojnë politikës se mushkes që e bënin serbët e turqit kundër shqiptarëve. E deri sa politikanët tanë janë në shërbim të politikës së mushkës serbo-turke, janë shtuar zërat që po e shajnë Evropën dhe Amerikën si fajtorë.Për çka është fajtore Amerika dhe Evropa në raport me politikën shqiptare?! Është fajtor për atë që e bombardoj Serbinë 78 ditë pa ndërprerë duke ia shkatërruar komplet makinerinë e luftës dhe duke e detyruar që ta dëbohet nga Kosova. Është fajtore që e njohu shtetin e Kosovës. Jo fajtori është tek politikanët tanë të shitur. Ata liburnien e orientimit politik shqiptarë e kanë orientuar drejt lindjes.Ata komplet pasurinë e Kosovës dhe Shqipërisë ja kanë shitur lindjes. Ata janë duke e vazhduar rrugën që nuk e dinë se ku e ka destinacionin. Fillojnë me idetë për bashkimin e kombit shqiptarë dhe kur vijën në pushtet përfundojnë në zajednica. Nuk skuqën fare kur tokën e Kosovës- i japin dhuratë Serbisë,Malit të Zi e Maqedonisë. Nuk skuqën fare kur detin shqiptar i japin dhuratë Greqisë. Kam përshtypjen se këto hijena politike janë shëndrruar në robota politikë që i ndezin dhe i fikin kur kanë nevojë politika antishqiptare. Fati është se trojet shqiptare gjindën në vijën e interesave politike perëndimore, se sa për politikën shqiptare e cila nuk ka kurrfarë strategjie se si udhëheqin shtetin serbët do ta realizonin politikën e depërtimitë të Serbisë në Durrës që ishte projekt politik i Serbisë që nga viti 1912 ku në këtë vijë gjeografike ushtarët kriminel serb prej tetorit 1912 e deri në fund marsin 1913  vranë hiq me pak se 25 mijë shqiptarë,masakruan nënat shqiptare ku me bajonetë ju hoqën fëmijët nga barku dhe ju therën aty për aty, i mblodhën shqiptarët nëper shtëpia dhe i futën zjarrin duke i vrarë dhe masakruar.I përveluan me ujë të vluar duke i varur me këmbë lartë dhe kokë poshtë dhe shumë masakra të tjera që dinë të bëjnë vetëm shkijet. E shqiptarët e mjerë një pjesë e tyre ende brohorisin: Duam babën e jo shkabën,duam sulltan Muratin e sulltan Mehmetin e jo Gjergj Kastriotin. A e dini se në qytetin e Prizrenit tri partitë që udhëheqin në nivel komunal janë: PDK,AAK e Nisma që të trija njëzeri e refuzuan Gjergj Kastriotin dhe vendosjën e Muranës në Prizrenin e Gjergj Kastriotit. A e dini se Ministrinë e Kulturës e qeverisë një prizrenas me emrin Hajrullah Çeku, që fare nuk merr vesh asgjë as çka është kultura shqiptare dhe as çka është historia shqiptare,e lëre me ta njoh historinë e Gjergj Kastriotit. E dhimshme në duar të kujtë ka mbetur kultura në Kosovë. Por edhe ky ministër vjen nga Vetvendosja edhe ky e refuzoj Gjergj Kastriotin. Për këtë ka qenë e ditur se rrjedh nga një familje pa taban kombëtar, dhe ish zëvëns ministër i Edi Ramës. A e dini se edhe ish Ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi që vinte nga LDK e refuzoj që ta pranon Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren. Në një letër që i pata dërguar për përkrahje në mes shumë tjerash i pata shkruar edhe këto fjalë: “Sikur të ishte gjallë atdhetari Ismail Dumoshi për këtë projekt kombëtar do të thoshte këto fjalë: A e kam atë fat që unë ta nënshkruaj këtë vendim.Por nuk është rasti i vetëm që fëmijët e atdhetarve nuk shkojnë në aspektin kombtëar hapave të prindërve të tyre. Shtrohët pyetja: Kush na ka faj? Evropa; Amerika apo vetvetja se nuk dimë ta çmojmë dhe vlerësojmë historinë shqiptare dhe nuk dimë ta vlerësojmë Gjergj Kastriotin që të gjitha shtetët e Ballkanit luftojnë ta përvetësojnë si të tyre e politikanët tanë me trurin e peshkut e refuzojnë.Kjo pra është nisje pa destinim që të çon në shkombëtarizim.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Pas 14 Majit 2023 do përshpejtohet rënia  e  lirë e “Trekëndëshit të Bermudës”</strong>
Next post Ftesa e sinqertë e Alibeajt për   bashkimin e demokratëve. Kërkesë z. Igli Cara