Njё libёr pёr Qazim Bllacёn

Read Time:4 Minute, 7 Second

Nga Rexhep Shahu

Qazim Bllaca (1915-2005)
Enveri, biro, si që po shoh, ka dënue patriota kosovarë e jo kriminela.
Adem Selimi (Gllavica)

Autorёt Rexhep Shahu dhe Adem Derguti e kanё titulluar librin e tyre prej 250 faqesh thjesht “Qazim Bllaca” kurse unё do ta quaja “Fati i kosovarёve si Qazim Bllaca nё Shqipёrinё komuniste”. Sepse gjatё tёrё librit zoti Rexhep tregon sa mizorisht janё trajtuar bashkёatdhetarёt tanё qё kalonin kufirin shqiptar-shqiptar pёr t’u strehuar nё atdheun mёmё.
Qazimi ёshtё i biri i atdhetarit Ramё Bllaca, ish deputet nё parlamentin mbretёror jugosllav qё, ndёr tё tjera, bёri ҫmos pёr ndalimin e kufizimin e shqiptarёve qё i zhvendosnin nё Turqi kinse ishin turq.
Ai u shkollua nё vendlindje, nё Bllacё dhe nё Prizren, e mandej nё universitetin e Beogradit, sigurisht nё serbokroatisht. Pasi Gjermania naziste e shkatёrroi mbretёrinё jugosllave dhe e ndali shtypjen serbe ndaj shqiptarёve, Qazim Bllaca u caktua nёnprefekt nё Suharёkё (sot Therandё) e mandej kryetar bashkie nё Prizren. Ai ishte ndёr shtatё themeluesit e Lidhjes sё Dytё tё Prizrenit dhe mandej deputet dhe zёvёndёs ministёr i Punёve Botore nё qeverinё e pёrbashkёt tё Tiranёs. Pasi Kosova ra sёrish nёn sundimin sllav, kёtё herё sllavokomunist, ai kthehet atje, por shumё shpejt arrestohet dhe u dorёzohet autoriteteve komuniste tё Tiranёs. Doli pёrpara Gjyqit Ushtarak dhe u dёnua me vdekje si “kolaboracionist”, dёnim qё u kthye nё 20 vjet. Ishte 31 vjeҫ atёhere. E vuajti kёtё dёnim nёpёr burgjet e Tiranёs dhe Burrelit, duke mbijetuar nё kushtet e veshtira dhe tё urisё sё skajshme atje. Pas burgu,t e internuan 11 vjet nё Shtyllas tё Fierit. E lejuan tё kthehet nё vendlindje ku jetoi deri nё moshёn 90 vjeҫ! Kuptohet, e shijoi Kosovёn e lirё! Por nuk pati mundёsi tё martohet e tё lёrё pasardhёs.
Me nxitjen e autorёve Rexhep Shahu dhe Adem Derguti Qazimi hodhi nё letёr me dorёn e vet kujtimet jetёsore nё 32 faqe, qё u bёnё barthama e kёtij libri, botuar mё 2025.
Autorёt kanё sjellё edhe fotokopjet e aktgjykimit tё Qazim Bllacёs si dhe shёnimet pёr tё nga njё autor shovinist serb.
Me shumё inteers janё kujtimet e tё dёrguarit gjeman pёr Europёn Juglindore Nojebajer, qё zbulojnё qёllimet e vёrteta tё shtetit gjerman atёhere ndaj Shqipёrisё.
Ja disa fragmente nga libri:

f. 38
Tё burgosurit e parё tё Spaҫit janё tre kosovarё
“ Tё izoluarit e parё nё repartin 303 nё Spaҫ ishin tre shqiptarё nga tёrritoret shqiptare nё Jugosllavi. Kёta “inaguruan” birucёn, nё tentativё arratisjeje me 3 qershor 1968, pak javё pasi reparti ishte vendosur kёtu”
Rresheni njofton se me datёn 3 qershor 1968 nё kampin 303 nё Spaҫ, kanё izoluar tё dёnuarit Shuaip Kiҫi, vjeҫ38, Rahim Koliҫi, vjeҫ31, dhe Muharrem Mazreku, vjeҫ35, tё tre shtetas jugosllavё. Izolimi i tyre u bё sepse me datёn 1 qershor 1968 kanё filluar tё pёrgatiten pёr t’u arratisur nga kampi duke hapur tunel.

f.42
Jugosllavia u dha titullin Hero Kombёtar tre personave shqiptarё, Enver Hoxhёs, Vojo Kushit (pas vdekjes) dhe Reshit Ҫollakut (pas vdekjes). Gjithashtu u dha dekorata tё tjera 581 personave nga Shqipёria.
Kuptohet ,ndёr kёta janё edhe ish partizanё qё ndihmuan nё vendosjen e regjimit sllavokomunist nё Kosovё…
Nё libёr janё edhe emrat e kёtyre personave..

f.99
Shqiptarёt e Prizrenit e kanё pёrdorё mё tepёr turqishten se shqipen duke dashur tё tregojnё se janё mё tё kulturuar e mё tё qytetёruar dhe pёr t’u dalluar se qytetarёt e flasin turqishten e fshatarёt shqipen, pra turqishtja na qenka gjuhё e qytetit, ndёrsa gjuha shqipe gjuhё e fshatit..

f.111
Qazimi shkruan nё autobiografinё e vet:
“Sa kam qenё me punё nё Tiranё nё vitet 1942-44 e kam pasё njohur edhe Osman Kazazin, intelektual i rinisё sё Ballit Kombёtar tё Tiranёs, me tё cilin e pata trashё miqёsinё shumё kur ishim bashkё nё burgun e Tiranёs e tё Burrelit dhe mё vonё edhe nё kampin e Shtyllasit. Kёtё shok tё ndjerё nuk mund ta harroj kurrё se ishte me tё vёrtetё i mirё e i dashur e jashtёzakonisht i shoqrueshёm. Osman Kazazin e quajnё edhe “Mandela i Shqipёrisё” sepse 40 vjet burg komunist ka mbajtё mbi kurriz.”

Qazimi pёrmend edhe shumё bashkёvuejtёs tё tij si:
Oficerin Hysni Rudi (pushkatuar nё Shkup), Sulejman Arapin, Hajri Zejnon, Sokol Dobroshin dhe Imer Rashitin.
Ndёr personalitetet e tjera tё shquara, bashkёvuejtёs, ai pёrmend gjuhёtarin Selman Riza, Arshi Pipёn dhe Sami Repishtin. Gjithashtu kolonelin Sulejman Vuҫiterna.
Nё dhomёn e ngushtё tё burgut tё Burrelit ishin edhe tё burgosur nga jugu i Shqipёrisё si Avni Bejkova dhe Xhafer Butka, tё rinj tё Ballit Kombёtar, tё cilёt ndanin me tё ushqimin qё u sillnin familjet.
Qazim Bllaca pati fatin tё ҫmallet jo vetёm me tё afёrmit e vet por edhe me mijёra shqiptёrё tё Kosovёs dhe Maqedonisё qё shkonin ta vizitonin.

I pёrgёuzpj autorёt Rexhep Shahu dhe Adem Derguti pёr ndriҫimin e kёsaj figure atdhetare, pёrfaqёsuese e mijёra tё tjerёve si ai qё sakrifikuan pёr idealin e madh tё bashkimit tonё kombёtar.

Bardhyl Selimi, 14 janar 2026

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Recension kritik mbi veprën “Kronikë ngjarjesh (vitet ’80–’99) – dëshmi kohe” (2025) të Çerkin Ibishit
Next post Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA