Home » Lajme, Opinione » Një sugjerim për Vjosa Osmanin dhe Lumir Abdixhikun

Një sugjerim për Vjosa Osmanin dhe Lumir Abdixhikun

Nga Skënder Sadri KAPITI

Lista “GUXO” ose të bashkohet me LVV-në ose  me LDK -në, ose do mbetet si LSI e Ilir Metës dhe Kryemadhit në Shqipëri. Qëndrimi më i fundit z.Abdixhiku më shumë të lë të kuptosh se ai i ka bërë ftesë Listës “GUXO” për bashkim.

Tashmë pas humbjes së thellë të LDK-së dhe me largimin e klanit uzurpator të saj, pothuajse edhe u realizua misioni i Vjosa Osmanit duke i dhënë rastin dhe shansin  LDK-së për ringritje dhe për një rilindje reale.   

LDK-ja duhet të ringrihet si forcë politike gjithpërfshirëse, e që duhet të jetë si e tillë, së pari ajo duhet hapur demokratikish edhe të evoluojnë e të aktivizohen si pjesmarrje antarësimi, simpatizanësh dhe votuesish, së pari të rikthehen e aktivizohen të zhgënjyerit, indiferentët dhe ata të larguarit në ndërvite, ata të para realisht daljes të Listës  “GUXO” e cila tashmë  më shumë po duket si  fraksion se sa ndonjë Lëvizje e re politike. Pra këtë qëndrim më të fundit të z. Abdixhiku duhet ta shohim edhe si një ftesë mjaft kuptimplotë për antarët dhe simpatizanët edhe te Listës “GUXO”, të cilëve besoj se do të ishte mirë që z.Abdixhiku t’ju ishte drejtuar drejtpërdrejtë me ftesë publike autokritike në emër dhe duke marrë persiper e duke  kërkuar edhe shfajësim për  shkaktarët dhe autorët që e cuan deri këtu LDK-në, pra duhet një ftesë e sinqertë Listes “GUXO” dhe jo tërthorazi dhe me nënkuptime domethënëse.

Fakti që edhe Vjosa Osmani u zgjodh Presidente nga pjesmarrja në votim për zgjedhjen e saj në parlament nga deputetët e LDK-së, kjo verteton se Z.Abdixhiku dhe lidership i ri i LDK-së e ka vlerësuar dhe respektuar jo vetëm verdiktin popullor dhe Kushtetutën , por edhe vetë ishkolegët e tyre, Zonjën  Vjosa Osmani dhe deputetët e votuesit e Listës “GUXO”.  I kujtojmë Listës “GUXO” se në Shqipëri edhe Partia Demokratike Reformatore e Genc Pollos  u ribashkua  në Partinë Demokratike prej së cilës ajo doli.

Një ribashkim i sinqertë i “GUXO” me LDK-në nuk do u shërbente vetëm atyre, por do të ishte në të mirë të të gjithë politikës kosovare, sepse kjo do të bënte të mundur një ripërtëritje të spektrit politik të djathtë si kundërpolitikë dhe alternativë përballë të majtës që është “VETËVENDOSJA”, dhe do të kishte qenë mirë që këto dy alternative LVV perballë  “GUXO” e   LDK të përballeshin edhe në zgjedhjet e afërta lokale.Sikur nuk shkon tani që të jenë  përballë njëra -tjetrës dy alternativa politike hibridësh GUXO-LVV dhe LDK me të tjerat PDK, AAK apo edhe me NISMA.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress