Njeri modest por me bagazh të madh adhetar e humanitar

Nga SARANDA ISENI

Është një përjetim i veçantë ta takosh një njeri, një bashkatdhetar që shumë pak flet për vetveten e kontributin e madh që ka dhënë me dekada për atdheun sikurse që është Shukri Ymeri nga fshati Shpat i Mitrovicës. Meqë,  ka qenë shumë dorëshlirë për të ndihmuar Kosovën e dashur, ai sikur dëshiron t’i shmangët kësaj pyetje, sepse përgjigja e tij është se tash na presin detyra e obligime shumë më të mëdha se sa në vitet e nëntëdhjeta. Megjithatë, ne insistojmë që ai duhet të përgjigjet në këtë pyetje ngaqë lexuesi duhet ta dijë konkretisht ndihmën e tij të çmuar.

Ai përgjigjet shkurt se materialisht  e ka ndihmuar dhe vazhdon ta ndihmojë  Kosovën në ato fusha ku ka nevojë. Po ashtu, edhe për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb ka kontribuar në masë të madhe. Sa bukur tingëllojnë këto fjalë modeste, por që kanë vlerë të çmuar, të cilat i ndiej në shpirt se sa humanizmi i tij ka gëzuar familje të shumta, që kanë pasuruar sofrën e tyre të varfër. Shi për këtë, për mua ishte një ndjenjë e veçantë të takosh e njohësh njeriun që nuk lavdërohet e në anën tjetër meriton të jetë i lavdëruar, ashtu siç ka dëshmuar me dekada z.Shukri Ymeri. Do doja ta nis pak më ndryshe këtë opinion për këtë njeri modest, kontributi i të cilit është  pakontestueshem për shkak të ndjenjës  së atdhedashurisë së zjarrtë dhe humanizmit të pashtershëm që ai ka dhe që ia ka dedikuar atdheut dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Para se ta takoja kisha drojën  se atë që do e shkruaj do të jetë vetëm një grimcë mirënjohje për këtë veprimtar të shquar, që për kohë të gjatë mbeti i palekundur drejt idealit fisnik e kombëtar. Të ngritet njeriu mbi krenarinë duhet të këtë në brendësinë e tij krenari, atdhedashuri, vullnet të fort dhe të pandalshem sikurse uji i ftohtë i burimit që rrjedh nga rreza e malit dhe flladit ballin e mërgimtarit. I tillë dukët të jetë  z.Ymeri. Një njeri me virtyte njerëzore të çmuara dhe me tradita atdhetare, me frymë, shpirt, zemër e gjak të pastër shqiptari dhe me pikpamje demokratike të përparuara për kohën në të cilën jetojmë, me një aktivitet transparent drejt rrugës së kultivimit dhe formimit të një mërgate moderne borgjeze, të emancipuar, të integruar, të kulturuar, faktorizuese dhe vendimmarrëse. Një flakadan i jashtëzakonshëm dhe përherë i ndezur për krijimin e një platforme mbarëkombëtare të komunitetit shqiptar kudo në botë. Z. Ymeri e vlereson lartë mërgatën shqiptare dhe në veçanti vlerat e elitës intelektuale që sipas tij janë paja e kombit. Përkushtimi i Lobit Euroatlantik të cilin e udhëheq  z.Ymeri është frymëzues, i persosur me një hyjni puro dhe një zjarr atdhedashurie në interes të përgjithshëm nacional. Z.Ymeri, ky njeri i papërtueshëm dekada me radhë, me çdo kusht dhe në çdo kohë insiston në identifikimin e ajkës intelekutale mërgimtare dhe zgjerimin e mendimit nacional si mike të ngushtë të kulturës, ekonomise, standartit jetësor dhe ndërgjegjësimit moral. Duke i vlerësuar lartë  vlerat e elitës intelektuale, që sipas tij janë qëllimi dhe arritja më e lartë e idealit kombëtar, sepse ajo do të jetë në krye të  krijimit të një platforme mbarëkombetare shqiptare i konstituar në form insituti apo akademie. Ideali i z.Shukri Ymeri është shkrirja e gjithë pasurisë për të mirën e  kombit dhe atdheut. Ai eshte trim, luftarak, intelektual dhe njeri i denjë me nje prush atdhedashurie të pashuar. E karakterizon mendjemprehtësia dhe dashuria e flaktë ndaj arritjeve dhe ngritjes intelektuale kombëtare në mërgatë. Me kembëngulje insiston në promovimin dhe integrimin i vlerave të mërgatës shqiptare në kulturë dhe thesare në nivel botëror.

Nga rrëfimet e të tjerëve mësojmë se z.Shukri Ymeri është nje patriot i madh, mendimtar i denjë, një shqiptar i vërtetë me stoli prej maleve të larta dhe të qiellit ashtu siç e thoshte Fan Noli. Si inicues, themelues dhe kryetar i parë i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar e konsideroj z.Shukri Ymeri si shprehës të aspiratave të mërgatës shqiptare drejt homogjenizimit dinjitoz, ndikimit, vendimmarrjes drejt realizimit të synimeve për arritje të rezultateve konkrete në të gjitha fushat. Lobi Euro-Atlantik Shiqptar si organizate institucionale është një ndër iniciativat më të rëndësishme shqiptare dhe epike të kohës sonë moderne në aspektin nacional. Kjo organizate e mirëfilltë shqiptare në mërgatë me një organizim të strukturuar institucional, ne krye të të cilit qendron një  intelektual dhe veprimtar i devotshëm kombëtar z.Shukri Ymeri dhe me një superelitë intelektuale shqiptare do të jetë pasqyra diellore e vlerës nacionale drejt realizimit të idealit kombëtar.

                  Më e mira e atdheut për të mirat e atdheut

Rëndësia e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar qendron në faktin se në programin e aktivitetit përmban unifikimin e të gjitha potencialeve të mërgatës Shqiptare në Botë në funksion të ndërtimit e të ardhmes së kombit Shqiptar. Këtë e fuqizon në veçanti synimi i saj kryesor, ashtu edhe siç e potencon rregullisht prijësi i kësaj organizate z.Ymeri – Homogjenizimi dinjitoz i mërgatës shqiptare në mbarë botën. Homogjenizimi si metodë veprimi është një mënyrë shumë efikase për të ndikuar drejtpërdrejt në strukturën e ajkes intelektuale, e cila me dijen e saj fuqishëm do të angazhohet në dhënien e konributit të domosdoshëm në interes të idealit të përbashkët të çështjes kombëtare Njëherit homogjenizimi mund të ndikoj edhe në parandalimin e individualizimit joproduktiv, duke rritur e pasuruar forcën kolektive në baza unifikuese, veçanërisht të vlerave dhe intelektit gjithëpërfshirës. Bashkimi i mërgatës shqiptare është rrugëtim i nevojshëm drejt integrimit institucional, është shtysë e fuqishme e të gjitha proceseve më të çmuara siç janë: projekte të shumta investimesh në ekonomi, në arsim, në në shkenë, kulturë, sport art etj shkences, arti, sportit. Së këndejmi konsideroj se është nder dhe privilegj të jesh pjesë e kësaj organizate dhe këtyre njerëzve të ndergjegjshëm me të vetmin qellim për të dhënë kontributin konkret për të mirën e atdheut, që aktualisht është shumë i nevojshëm dhe i domosdoshëm. Lidhjen e fuqishme që z.Ymeri ka me organizaten shprehet me programin shumë të pasur e përmbatësor që ka dhe që është këmbëngulës për ta realizuar, duke shkrirë çdo grimcë pasurie që disponon për idealin kombëtar.

Nga ajo që mësova gjatë takimit më të dhe të rrëfimeve të bashkëpunëtorëve të tij mund të shtojë edhe këtë: z.Shukri Ymeri është mjeshtër i denjë i fjalës shqipe, besnik, i sinqertë, patriot e trim. Njö njeri me pikpamje demokratike të përparuara me kohën dhe për kohën në të cilën jetojmë. Prushi i atdhedashurise tek z.Ymeri vjen në dukje ngjashëm me vargjet e Gjergj Fishtes, i cili shkruante aq ambël e bukur gjuhën shqype, ngjashëm me aq mall e ëmbëlsi z.Ymeri flet për atë që i mungon dhe i duhet kombit.Me emocion e kënaqësi të madhe ai flet edhe për arritjet akademike të shqiptarëve në mërgatë, njëkohësisht dhimbshëm kujton çdo pjesë të mëmëdheut të larë në gjak dhe dinjitetshem ligjëron idealin jetësor drejt homogjenizimit dinjitoz te mërgatës shqiptare në mbarë botën.

12 nëntor 2023 Lund, Suedi

Lini një Përgjigje

Previous post Jens Stoltenberg: Siguria në Kosovë, çelës i stabilitetit në Ballkan
Next post Albin Kurti takon fituesit e zgjedhjeve në Luginë: Mbështetja do të fuqizohet edhe më shumë