Home » Lajme, Shëndetësi » NJERIU DOMOSDOSHMËRI PËR NJERIUN!

NJERIU DOMOSDOSHMËRI PËR NJERIUN!

Lule Alidema, psikologe klinike
Njeriu si qënie njerëzore për një jetë normale duhet të jetë i përmbushur nga nevojat.Në psikologji flitet për nevojat bazike, egzistenciale dhe për ato dytësore që nuk kushtëzojnë jetën e njeriut!Për plotësimin nevojave bazike sigurisht se një rol të rëndësishëm apo kyç luan faktori njeri!Madje, nëse analizojmë më thellë duke filluar që nga lindja, faktori njeri është faktori kyq që mundëson plotësimin e nevojave bazike, psh, nëna ushqen fëmijën me gjirin e saj, kujdesi gjatë rritjes, zhvillimit, etj.Çka do të thotë se njeriu për njeriun është kusht për secilën fazë të jetës!Nevojat për socializim, për ndërveprim janë të radhitura si nevoja dytësore që nuk kushtëzojnë jetën e njeriut, mirëpo njeriu për njeriun është i domosdoshëm për gjitha aspektet në jetë, duke filluar nga plotësimi i nevojave, njenjave, komunikimit, motivimit, emocioneve, etj, pra gjithëçka që neve na rrethon lidhet me ndërveprimin njeri-njeri!Njeriu është burim energjie për njeriun!Pse? Sepse gjithë jeta e njeriut është e lidhur me nevojat, kërkesat, dëshirat, arritjet, inatet, xhelozitë, urrejtjet, etj, dhe gjitha këto veti plotësojnë një nevojë që njeriu shtytet nga njeriu për të i arrirë dhe ndjerë, dhe gjitha arrihet përmes ndërveprimit njerëzor!Njeriu për njeriun është model!Njeriu është qënie që përthithë rrethin që rrethon, jeton zhvillohet duke parë tjetrin, duke u frymëzuar nga tjetri.Njeriu zhvillohet sigurisht përmes të mësuarit ndërveprues psh, njeriu ndërton shtepinë, krijon vetes kushte, etj, sepse njeriu u mësua se duhet jetoj mirë dhe më mirë, u mësua pikërisht nga njeriu!Madje njeriu për njeriun është burim frymëzimi për jetë, për motivim, energji, fuqi, sidoqoftë ajo, qoftë dhe nga ai person që fare nuk njifemi, apo njofim nga distanca, thjeshtë secila veti, arritje, te tjetri për njeriun është frymëzim.Vet natyra i dha njeriut këtë mision ndërveprimi, për të shtuar njerëzimin, për tu zhvilluar për gjitha aspektet…Po ja, dhe unë tash shkruaj për njeriun dhe për mua njeriu është frymëzim!Njeriu është ai që na mundëson përjetimin e ndjësisë së mirë, dhe jo të mirë, psh, një ndjësi e mirë mund të përjetohet vetëm përmes të menduarit, kujtuarit të një personi pozitiv!Vetëm ideja se egziston, edhe pse fare nuk kemi të bëjmë diç me të, neve na jep ndjësi të mirë…Çka nëse nuk do egzistonte ky ndërveprim, sigurisht do ishte jeta e pamundur, sepse asgjë nuk do kishte kuptim, nuk do zhvillohej njeriu!Dhe natyra njeriut i mundësoi ndërveprimin njeri- njeri, të përjetohen gjitha funksionet dhe proceset psikike.Imagjinoni jetën vetëm pa komunikim, pa punë, pa rreth social, vertetë do ishte e pakuptimtë!Sigurisht se njeriu do ishte vetëm njeri i pazhvilluar!!!Prandaj jeta e njeriut ndërtohet, zhvillohet përmes ndërveprimit social mes njerëzve.Këshilla ime: vlerëso veten, vlerëso njeriun sepse falë ndërveprimit njeri-njeri eksplorojmë jetën!”NJERIU PËR NJERIUN KA NEVOJË SIKUR NJËRA DORË PËR DORËN TJETËR”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch