Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Read Time:1 Minute, 50 Second

Deklarimet e presidentit Vuçiq se ushtria e tij është gati për të reaguar në përputhje me Marrëveshjen Ushtarako-Teknike të Kumanovës janë tentativë për të mbajtur gjallë ‘Serbinë e Madhe’, thonë njohësit e sigurisë në Kosovë.

“Ata do të tentojnë çdo herë që veriun e Kosovës ta aneksojnë në Serbi. Do të tentojnë çdo herë të bëjnë manovrime të ndryshme, qofshin ato terroriste apo krime të ndryshme për të mbajtur Kosovën në përgjithësi, e veriun në veçanti në tension”, tha për RTK-në ish-ushtaraku, Kadri Kastrati.

Megjithatë, sipas profesorit të shkencave të sigurisë, Avni Islami e gjithë kjo është në vazhdën e propagandës së një ish-ministri të Millosheviqit.

“Dhe ai po përpiqet të fitojë në kohë para se të fillojnë bisedimet serioze ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me ardhjen e presidentit Trump në krye të SHBA-së të gjithë po presin që çështja e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë të përfundojë sa më shpejt me njohje të ndërsjell mes vete”, tha Islami për RTK-në.

Së fundmi kryeministri Albin Kurti ngriti shqetësimin se fqinji verior i Kosovës e mendon hakmarrjen, e ka përpjekje për tensione. Një gjë e tillë edhe mund të ndodhë thonë njohësit, por jo në përmasa të një sulmi si ai në Banjska të vitit të kaluar.

“Me rastin e fundit të shtatorit të vitit të kaluar ata e kanë marrë një goditje të fuqishme nga shteti i Kosovës, ku janë kapur disa terroristë, disa janë vrarë dhe disa të tjerë janë në ndjekje prej gjykatave dhe do të dënohen qoftë edhe në mungesë, por besoj që faktori ndërkombëtar të bëjë presion që ata të ekstradohen në Kosovë. Mendoj se Serbia do të tenton edhe në të ardhmen, me grupe jo aq të mëdha, por me grupe më të vogla që t’i futet brenda Kosovës që të bëjë ndonjë manovrim bazuar në situatën qoftë ajo rajonale apo globale”, tha Kastrati.

Dy ditë më parë Ministria e Mbrojtjes së Serbisë pretendoi se një grup i policëve të Kosovës të armatosur rëndë kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare në fshatin Çirkoviq në Leposaviq, por Policia e Kosovës tha se janë të pavërteta pretendimet e autoriteteve serbe.

https://www.facebook.com/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Gjeneral RRUSTEM BERISHA, Apelon për ngritjen e Shtatores së heroit BYLBYL BREÇANI
Next post Filip Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet