Home » Lajme, Opinione » Nue Oroshi: Institucionet e Kosovës duhet të ngrisin një padi ndërkombëtare për kriminelin Aleksandër Vuçiq

Nue Oroshi: Institucionet e Kosovës duhet të ngrisin një padi ndërkombëtare për kriminelin Aleksandër Vuçiq

Krimineli Aleksandër Vuçiq njihet qartë se është pasardhësi politik i kriminelit Millosheviq.Ai ka qenë edhe ministër në Qeverinë e Millosheviqit si dhe udhëheqës i Partisë Radikale Serbe të kriminelit Sheshel. Institucionet e drejtësisë në Kosovë së bashku me avokatët e juristet vendor dhe ndërkombëtar të shteteve mike të shqiptarëve duhet sa më shpejt të ngrisin një padi ndërkombëtare për kriminelin Aleksandër Vuçiq. Pas ngritjes së padisë atij duhet ti ndalohet pjesëmarrja në bisedime për çështjen e Kosovës. Vuçiq është i frymëzuar nga politika e dy kriminelve serb Sheshel dhe Millosheviq dhe nuk ka se si të veproj ndryshe. Atij më një urdhër ekzekutiv dy shtetet shqiptare ai i Shqipërisë si dhe ai i Kosovës, duhet ti bëjnë ndalesa  që të hyjnë në këto shtete dhe pas ngritjes së padisë të shpallët urdhër arresti ku nëse tenton të hyj në shtetët tona duhet urgjentisht të arrestohet dhe të burgosët për pjesëmarrje në krime në Kosovë në vitin 1998-1999.

Politika shqiptare si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë duhet të tregohet e gatshme që të përballet me politikën serbe në Ballkan. Ata politikan që nuk janë në gjendje që ti përballojnë presioneve dhe kërcënimeve serbe duhet të largohen nga pozicionet që kanë. Kurse opozita duhet renditur politikën bashkë me pozitën kur është çështja e mbrojtjes së shtetit. Një thirrje të veçantë e kam për juristët e shumtë në Kosovë dhe Shqipëri. Merrni shembull nga avokati Bajram Kelmendi i cili ishte i pari që e paditi në gjykatat ndërkombëtare kriminelin Millosheviq edhe pse e pësoj me jetë ku u vra nga urdhëri i këtij krimineli se bashku me dy djemtë.Ju e keni më lehtë që të shkruani një padi ndërkombëtare për kriminelin Aleksandër Vuçiq, ku sa po kalon koha po e tregon qartë se nuk mundët që ti ikë gjenit kriminal të projekteve qubrolloviçiane,rankoviçjane,millosheviçjane. Shqiptari mos fleni po zgjohuni!

Idealizmi dhe atdhetarizmi shqiptar duhet të  ekzistoj nëpër të gjitha periudhat historike.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress