Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm në pagesat e rregullta që kanë ndaj NP Moravica. Me shlyerjen e borxheve do të jetë një zgjidhje e mirë për qytetarët e kësaj komune dhe për Ndërmarrjen Publike Moravica ka thënë kështu drejtori Naser Sadiku.
Disa nga qytetarët e Komunës së Preshevës,edhe më tej vazhdojnë të mos e paguajnë borxhin ndaj Ndërrmarrjes Publike Moravica. Përveç se i hedhin mbeturinat ata nuk janë të përgjegjshëm ndaj shërbimeve që i kryen kjo ndërmarrje. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm,sepse pagesat e rregullta kanë të bëjnë me pastërtinë në qytet dhe gjendjen e punëtorëve,pasi me shlyerjen e borxheve do të jetë një zgjidhje e mirë edhe për Ndërmarrjen Publike Moravica ka thënë kështu drejtori i kësaj ndërmarrje Naser Sadiku.Po ashtu z.Sadiku apelon tek qytetarët që të përdorin kontinier adekuat,sepse në të kundërtën nuk do të kryhet shërbimi nga kjo ndërmarrje. E qytetarët të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i Zhunicës,gjatë stinës së verës nuk do të kenë probleme me ndërprerjen e ujit,pasi të gjithë motorët shtytës të ujit janë duke punuar në mënyrë të rregullt.
(RTP)