Home » Lajme, Ndërkombëtare » Nuk e keni kuptuar sistemin arsimor zviceran? Ejani informohuni!

Nuk e keni kuptuar sistemin arsimor zviceran? Ejani informohuni!

Albininfo nxenesatAlbinfo.ch organizon për prindërit dhe fëmijët pesë seanca informative për të shpjeguar sistemin arsimor në Vaud (Nyon-Lausanne-Clarens-Renens-Moudon)

Ju dëshironi të bisedoni me fëmijën tuaj në lidhje me të ardhmen e tij, por nuk e njihni sistemin arsimor në Vaud.

Ejani në seancat tona informative në gjuhën shqipe për të parë mundësitë që janë në dispozicion të fëmijës tuaj.

Programi do të përfshijë një prezantim nga ekspertë dhe dëshminë e një të riu që ka bërë studimet në Zvicër. Do të keni mundësinë që të konsultoheni me intervenuesit në fund të seancës për pyetjet tuaja.

Të gjithë pjesëmarrësve do t`u jepet një doracak në gjuhën shqipe, i cili shpjegon sistemin arsimor në Vaud.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress