Home » Opinione » Nuk jeni në rrugën e Zotit!

Nuk jeni në rrugën e Zotit!

“Por ,së bashku të krishterë dhe muslimanë , do te kuptojmë se jemi një.” kete nuk po e duan rrethi mbërthyes i tri qendrave anti shqiptare. Këte nuk po e duan.”(fxh)

“  Moje bukura More” një këngë e vjetër 600 vjeqare dhe një nga këngët më të vjera shqipe e cila këndohet edhe sot e ksaj dite.I kujt është mëmëdheu? Pra i kujt është atdheu?

Ju që mirreni  natë e ditë me Librin e  Shenjt të muslimanëve , pse nuk e spjegoni kryesorën , pse i jepni lak gjërave sipas urdhërave që i merrni .?Edhe Kur`ani e dënon tradhëtinë kombëtare ? e dini këte? Nëse e dini pse nuk e flitni?

”Sipas rrugës  morale islamike, tradhëtia është veprim që shkatërron shoqërinë dhe besimin në të mes njerëzve.Islami dënon tradhëtinë individuale, kolektive dhe kombëtare. Perëndia  i bëri në Librin e Tij të Shenjtë, rregullat e përcaktuara për besimtarët në besnikëri në të njëjtën kohë ai e ka ndaluar rreptësisht pabesinë, “O ju që më besuat. Mos e tradhtoni besimin që kemi vendosur në ju “ Zbulimi i të fshehtave të vendit dhe shoqërisë dhe dhënja e tyre armikut , për t’u mundësuar atyre për të shfrytëzuar njohuritë e këtyre sekreteve në dëm të vendit dhe shoqërisë është një tradhetitë nga më të mëdha..”

(Tradhëtia ndaj atdheut (Kur`an 5:1))

 

“Më lejoni që fillimisht të bëjë me dije, njëherë e përgjithmonë, për publikun e nderuar se shamia, mbulesa dhe veshja modeste nuk është vetëm imperativ kuranor; por mbulesa është obligim sipas të gjitha librave hyjnore dhe për të gjithë pjesëtaret e religjioneve botërore që pretendojnë se posedojnë libra të shenjtë. (Dr. Shefqet Krasniqi)”

Nuk është e vërtetë kjo që shkruani. Lexoni më poshtë:”Nga historia dhe origjina ,bartja e Hijabit është institucionalizuar  nga” Sharia”,ligji fetar i Islamit.  Hijabi është i ndërlidhur vetëm me dy vargje të Kuranit ,dhe iu është imponuar muslimanëve. Fjala është për vargjet     24:30, 31, 33:59.

1. Surja : Nuur (Drita),vargjet 30-31.

Kurani i paraqetë principet e ligjit të thjeshtësisë ( modestisë) në kapitullin24 (Nuur) Drita- thjeshtësia iu përshkruhet si muslimanëve  ashtu edhe muslimaneve: “ Thuaju besimtarëve që të largojnë shikimin që të ruajnë dëlirësinë,  dhe t`i hedhin vello mbi gjoksin e gjinjtë e tyre… Allahu është i sigurtë  ,njohtës shumë i mirë se çka  ata bëjnë…30,31.” Sipas vargjeve të mësipërme ,muslimani duhet të veshet si i ka hije njeriut në mënyrë të thjeshtë.  Pra nuk parashifet asnjë ndalesë e as denim për femrat e shpluara. ( e përkthyer dhe e spjeguar nga Muhammad Asad” Mesazhet e Kur`anit” (Dar el- Andalus 1984).

Khimari,dhe përdorimi i tij  shërben për të mbuluar gjoksin lakuriq të femrës së kohës “ dhe që  gjoksi nuk është  ,që pa tjetër duhet të shihet.”

2- Surja 59 ( Al Ahzab) vargjet 58-59 ” .

“Bartje e hijabit në  urdhërin e dytë të Kuranit” Sipas tij në atë kohë si femrat ashtu edhe meshkujt binin pre e provokimeve dhe shkeljeve morale. Nëse femra muslimane duhej të mveshte një  pelerinë të madhe, kur dilte nga shtëpija, arsyeja ishte që të mos ngacmon me pamjen e saj dhe të sulmohet.

Bartja e vellos ,hijabit nuk është  urdhër koranik. ( Ibrahim B. Sayed “ Women  in Islam : Hijab(Islamic Reaserch Fondation International ,1998)

 

Emri “Hijab( Higjab) në Kur`an vetëm 7 herë  përmendet ,pesë  prej tyre si “Hijab” dhe dy herë si “Hijaban”. Shifni 7:46, 17:45  ,  19: 17 , 33:53 , 38:32 , 41: 5 , 42 :51. Asnjëherë fjala “Hijab” nuk është përdorur ,si po na thuhet sot nga të pangopshmit në lidhje “me kodin e veshjes së femrës muslimane “ . Velloja apo hijabi  në  Kuran nuk ka të bëj aspak me ligjet e veshjes  së femrës ,bile as asaj arabe.( ( F.Xharra,Boll mo se na mbytet!)

 

Kemi edhe brenga tjera. Jemi te ngërthyer me lloj lloj grabitjesh. Jemi të mbërthyer nga fara e keqe .Vështirë e kishim gjithmonë , e kemi edhe tani. Por së bashku të krishterë dhe muslimanë , do te kuptojmë se jemi një.

 

Ju kujtohet Mulla  Idriz Gjilani (1901-1949): S´ka fe pa atdhe ”Fetar, atdhetar konseguent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar dhe mualim-mësues iluminist, ideolog dhe luftëtar i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse si bjeshkët e Kosovës të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua për t’u bërë legjendë.”

 

Ju kujtohet At Stathi Melani? E shikonin si prift , fliste për zotin, e predikonte të mirën, e dënonte të keqen , nuk biente në mashtrimin e kohës , nuk harlisej pas parave dhe pas të mirave që i afronin sepse e kishtje mendjën e pa ”helmuar” , e dinte dhe e thoshte haptas dhe pa frikë:” Djema! Ju më shikoni si prift, por unë nuk u linda kësisoji, por shqiptar dhe shqiptar dua të vdes” E dinte mirë që e vërteta e thënë e mbyt , i vetdijshëm që e vërteta e mbrojtur e hedhë në botën tjetër ; por , e thoshte të vërtetën .At Stathi Melani ,një atdhetar shembull ; një atdhetar që duhen t`i kenë lakminë edhe predikusit e sotëm të fesë. * Stathi Melani ishte një prift ortodoks shqiptar, pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit, i cili vendimet e marrura në kongres për përhapje e gjuhës së njësuar letrare shqipe i zbatonte në fshatrat e Shqipërisë së jugut. Për veprimtarinë e tij patriotike ai u përndoq nga autoritetet turke që sundonin në atë kohë në Shqipëri. Edhe përkundër faktit që turqit ia dogjën tri herë shtëpinë, ai nuk e ndali veprimtarin e tij. Në të njëjtën kohë veprimtaria e tij përcillej edhe nga priftërinjtë ortodoksë grekë të cilët organizuan edhe vrasjen e tij. Kështu, më 24 Dhjetor 1917 banda e kusarëve të Josif Suropullos i zuri pritën e vrau dhe i masakroi kufomën duke i prerë kokën për t’u tërhequr vërejtjen dhe frikësuar veprimtarët e tjerë shqiptarë ortodoksë. Megjithatë vrasja dhe masakrimi i tij te të rinjtë e Shqipërisë së jugut ishte vetëm një vërtetim për rendësinë e gjuhës shqipe

 

Më mars  1913, Atë Luigj Palajt, frat nga Janjeva, i cili shërbeu në Gllogjan të Pejës, u burgos dhe u vra në Janosh të Gjakovës. Atë Luigji ishte i lidhur me Rexhep Sylën, (shqiptar i besimit mysliman nga fshati Maznik i Dushkajës së Gjakovës)

Rrugës duke ecur të zhveshur, të zbathur, nëpër acar të madh, xhandarët i kishin rrihnin pa mëshirë dhe kërkonin prej tyre të pranonin  serbishten dhe fenë ortodokse.
Mbahet dy ditë i lidhur me rreth 300 shqiptar  të tjerë,  të cilët kishin kundërshtuar të konvertoheshin në fenë e pushtuesit. Pasi i prenë gishtërinjtë, kërkuan nga ai që t’i bindë besimtarët e burgosur me të që të pranojnë konvertimin, por edhe këtë e refuzoi.
Dhe në fund i vranë.

 

Hoxhë Voka i Dibrës : Veprat kryesore që S. Najdeni (Hoxhë Voka i Dibres) i botoi me alfabetin latin janë dy. E para është “Fe rrëfenjësja e myslimanëve”, botuar në Sofje më 1900, dhe e dyta “Abetare e gjuhës shqipe ndë të folë gegënisht”, botuar po në Sofje më 1900, por pa emër të autorit, pra anonime. E para është një vepër fetare e mbështetur në parimet Kur’anore, që janë të detyrueshme për të gjithë besimtarët myslimanë. Ky përfaqëson një manual fetar, por me mjaft të dhëna patriotike dhe filozofike. Problemin e diturisë dhe të prapambetjes Najdeni e trajton gjerë. Ai pranon dy dituri: atë fetare dhe atë të mendjes, të cilat, duke u mbështetur në Kur’an, nuk i kundërvihen njëra-tjetrës. Dituria për të është një armë e fuqishme, që mëkon ndërgjegjen kombëtare, që e njeh njeriun me shumë të dhëna, i jep atij pavarësi dhe e bën të barabartë me të tjerët.

Në këtë botim ai përfshin edhe thirrje për të përvetësuar shkrim leximin shqip, për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë kombëtare. Duke e shkruar këtë vepër me alfabetin e Stambollit, ai prononcohet krahas atyre që mbronin alfabetin latin. ”

 

Kemi edhe brenga tjera. Jemi te ngërthyer me lloj lloj grabitjesh. Jemi të mbërthyer nga fara e keqe .Vështirë e kishim gjithmonë , e kemi edhe tani. Por së bashku të krishterë dhe muslimanë , do te kuptojmë se jemi një.

 

“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!”(At Gjergj Fishta )  Fol te drejten.. Pergjigju shqip

 

Më në fund po iu them troc : ”Kemi tri fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashket, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut. ” Boll mo!

 

Fahri Xharra
17.08.2013,

Gjakovë

2 Responses

  1. nasa thotë:

    Eh more zotri Xharra,
    Me vjen mir qe ne fund e hasa nji reagim si ky
    Puna shiptarit zi e ma zi
    Edhe gjat historis e edhe sot,armiku qe e ka n tana ont,pra jo vec srbi po shum e shum tjere,po manipulon me ta.
    Kto e bojn edhe haptas edhe fshehtaz edhe e kan shum leht.
    Ma leht e kan nepermes vet shiptarve.Kjo e keqe i ndodhe vec shiptarve n Evrope.Pra popullit ma t vjeter,popullit ma naiv,popullit ma t percam,popullit me dy e me shum kryje.Ajo shqiponja me dy kryje do me thon dishka.Nji shiptar boten e ndrron dy boten e prishim.Nji shiptar taman vjen “n qemall”pra e “yjdys punen”tjetri shiptar ja prish.
    Kta n mese vehti vec prishin e prishin e prishin.Kta pa I mar dikush mu kujdes per ta e mi ndihmu e mi liru,kta”batisin pi mendve” se shum t mecem e pi rredhin mend e cato mandej po percahen, se qysh bohet ai me dite e une jo,qysh bohet ai mu bo e on jo e po smujta me mujt,pa ja prish nuk kom me lone.
    Nji shiptar osht ma I mecem se bota dy jon ma budallt n bot edhe secili mundet me ja:ngule”
    Nuk ka nevoj mi permend personazht n histori.Nuk ka personazh tu u nis prej Skenderbeut qe nuk ja nxhesin nji bisht.Ka e la Noli fjalen bisht.Ky bishti I mbet shiptarve”lependek”.
    Deri para pak ken nder serb edhe pse kan mbet shum shiptar.
    Serbi po punon edhe puna mir po I shkon.I ka njo trekaterqin shpijuna n Kosove.Bashke me grekin njo 2,3mij shpijuna n Shipni.Tjera ka,ka ka shiptar cka t doje bon.
    Shiptart nuk len serbi e greki me shku te para se ja ka marr token pasurin identitetin.e duhen mi kthy.
    Shti masi amarika ju ka bo mik shiptarve po e kan shti n luft edhe fejen.
    I kan shti arapt me ja shti”spilen”shiptarve e mi bo sehir.
    Bejagi shum kan mrri.N Maqedoni e kryten punen,po fati osht se ata jon puntore.
    Mazomakeq me ja shti spilen ktyne merzilaqve e hajducve n Kosove,puna mbaroj.
    E bash me kosovart osht tu punu.E ka siguru nji” Kalashnikov t mire”pra fen islame si arme edhe vec po xhun e po xhun edhe t gjith ata qe pi gjun pi bon per vehti.
    Shiptari I mjer perlahet me prindin.me vllavin, motren,farefisin,shokin, e fluturon me arapin,pakistanezin,hyxhym per at dunja.E kur fluturon me arapin shka prêt pi ati,a mos dot shkoje te para a.
    Arapi, pra serbi nepermes arapit,ia ka leshu ujine(islamin)edhe qysh pu shkon puna ka mi vadit e vadit deri sa ti boje lloc e deri sa t shemben me ka kejt,po si ndali dikush.
    Thaqit po edhe politikajve tjere kjo pune nuk I intereson.Ata e kshyrin “kalanicen” a ka mbete me honger edhe dishka.Ata e fhshinen Kosoven-kalanice.
    Kta hoxhallart e porositun t coroditun e ma shum t pagum,tue u thirr ne rregullat e islamit e tue I deformu ato n shpjegim,ju kan bo arme e mir serbit,grekit e sllavit.
    N vend se me udhzu popullin ka amarika,gjermani ata e udhzojn kah arapi pra kundra amerikes,ka arapi qe po fle n pare n naft n allten,arapi qe osht tue perbuze pasurin qe Zoti ja ka fal,arapi qe me dekada e tradhton Zotin tu u vra n mes vehti ,arapi qe xhakin e ka bo ushqim.
    U nonen arapit.

  2. lora thotë:

    Ashtu eshte.
    Shqiptarve tani pas njiqind viteve pavarsie.Tani kur ceshtja kombetare po lulzon.Kur shqiperia po ndertohet dhe po behet destinacion turistik I botes.Kur Kosova u lirua nga serbi. Kur u bene dy shtete dhe kur ne rruge eshte edhe nji shtet tjeter.Kur shqiptaret jane e ne vitet e ardhshme do te jene faktor ne Europ.Shiptarve nga te cilt 90%jane musliman dhe teloranca fetare eshte per ti marre lakmi, dikush pra armiku ,srbi e greku etj.ke vandose t ia hjedh nji “virus fetar”.
    Pra tani nder armet ma kryesore per ti percar shiptarte do te jete feja.
    Asht lajmru nje rryme qe vjen nga Arabia por eshte porosi e sllaveve e grekeve te cilte dojne ti ndaj shqiptaret sikur vetima qiellin,a pastaj te bjere shi e shi deri ne permbytjen e tyre.Kjo do te jete arma ma e forte dhe perfundimtare.Sidomos ajo tani ka marr hov ne Kosove,ku u vetmi rezultat do te jete percarja dhe futja e urrejtjes ne mes vllezerve e pse jo edhe gjakderdhjes kur shohim cdo dite gjakderdhjen vllavrasese te arapve .
    Kjo rryme e ka mbushe thesin me rregullat dhe jeten e para 14 shekujve dhe provon ta shperndan sikur grunin ne are.
    Ata ne emer te Zotit shperndajne virus-grure me shprese se virusi arap ne teresi do ti mbuloj arat.
    Te rinjte naiv,te pa pune,te lenur pas dore te deshpruar nga politikajt hajdut,nuk kan tjeter pos te besojne ne ketefar gruri dhe ky grure ti behet grure hyjnore,grure I jetes grure udherrefyes.
    Te rinjte qe e kan shpirtin si loti,qe nuk njohin sherrin,qe e edhurojne Zotin,drejtesine,sinqeritetin,e marrin kete grure troc dhe e perbine pa ditur se nuk eshte ky gruri I Zotit e Muhamedit por grure i armikut.
    Armikut I cili ka harxhuar miljarda e miljarda per ti shkolluar predikuest e hoxhallart,per ta mesuar nje metode perfekte bindese,ne emer te fese,ne emer te shtyllave te fese islame te cilat cdo musliman i pranone,por nuk I perdorin ato per qellime percarese qellime vllavrasese.
    A ka njeri qe e quan vehten musliman e qe nuk beson ne Zot dhe ne Profetin Muhamet.A ka njeri qe eshte vepermire qe I perbuze rregullat e islamit.
    Une them se nuk ka.
    Disa hoxhallart e predikues tjere te semute ose te paguar por shum intelegjent(sepse jane te zgjedhur)ta hjedhin qorshafin fetar dhe te mbyllin ne terr.Ata rregullat e islamit I bejne teh shpate dhe i prejne ata qe nuk i besojn ne pako.Pra faljen e pes vakteve,lexim Kurani tere kohen,Tv-ne,compjuterat me I hudhe ne berdhog.Femrat qe bashkjetojne me meshkuj gjithashti me I qit n berdhog, Nuk ka feste,nuk ka shetitje nuk ka dashuri,sepse kto do ti gjejme ne jeten tjeter.
    Femrave shamin,hiramin,mashkujve mjekrrat patolonet e shkurta.
    Gazmendet me I ndalu, e fene tradicionale me harru.
    Pra ne mes te Europes te shendrrojne shqipetarin ne arapin ma arap se arapi.
    A mund ta bejne kete.Kurren e kurres.Munden siq u tha me larte te fusin urrejtje dhe percarje e ndoshta edhe te shkaktojne gjakderdhje.
    Ata jan te mencur.Ata nuk deshirojn ta perhapin islamini se islami me ndarje urrejtje mostolerance(mjete antiislame)nuk perhapet,por ata ia kryen punen sllavit e grekit me sukses.Bravo i qoft Dr.Shefqetit ai po duket apo esht ne krye,se per at Ramiqin qe po fshihet mos t flasmi.
    Turp ti vije atyre qe keti populli me fisnik,kate populla me te vuajtur,kete populli me te aferm me Zotin,t ia plagosin shpirtin e kthjellet si loti.
    Ata qe per inters e bejne kete do te vdesin sucele,do ti fundosin pasardhesit e tyre dhe do te digjen ne Xhehnemin me te cilin manipulojne.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch