Nuk realizohet takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel
Edhe pse ishte planifikuar që të realizohet një takim i përbashkët mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq me palën evropiane kjo gjë nuk ka ndodhur sot Bruksel.
U realizuan dy raunde të takimeve bilaterale me evroianet por jo një takim i perbashkët i liderëve.
Presidenti serb Vuçiq ka deklaruar se kryeministri Kurti ka refuzuar të mbahet takimi trepalësh.
“Kurti nuk ka dashur të më shohë. Unë jam kthyer në takim tre herë, më kanë përcjellë mesazhet e tij, kështu që jam përgjigjur. Ai person nuk dëshiron të më shoh. Ata thanë që nuk ishte gati për një takim me mua”, deklaroi Vuçiq pas përfundimit të raundit të dialogut.
Në Bruksel sot janë mbajtur dy runde të takimeve dypalëshe mes përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Vuçiq.
Albin Kurti: Kërkova marrëveshje bazike, tërheqjen e letrës, dorëzimin e Radojiçiq
Kryeministri Albin Kurti pas takimeve në Bruksel në një konferencë për media tregoi se takimi trepalësh nuk është realizuar sepse Qeveria e Kosovës ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes bazike e cila është dakorduar me 27 shkurt të vitit të kaluar dhe është pasuar nga aneksi i zbatimit që është pjesë integrale, nga 18 marsi i 2023-tës.
“Konsiderojmë se marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit janë një e arritur e dalluar në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, për marrëdhënie të mira fqinjësore, me fqinjin tonë verior, me njohjes së paku de-fakto në qendër, por është edhe arritje e Bashkimit Evropian që ka ndërmjetësuar raunde të tëra të këtij dialogu”, tha Kurti.
Duke folur për arsyet e dështimit të takimit bilateral Kurti tha se nga tikimi i 14shtatorit ka ndodhur shumëçka. Ai përmendi tri garancionet që i ka kërkuar në këtë takim.
“Hera e fundit kur kemi pasur takim trilateral ka qenë me 14 shtator të vitit të kaluar, pra dhjetë ditë para sulmit terrorist në Banjskë.
Ka ndodhur shumëçka prej atëherë, ka ndodhur Banjska por gjithashtu ka ndodhur edhe letra e tërheqjes nga marrëveshja bazike. Siç e tha edhe vetë përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri Joseph Borrell, unë kam kërkuar garancionin për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilët mundësojnë zbatimin e marrëveshjes, nukj mund të këtë zbatim të marrëveshjeve pa mirëbesim dhe vullnet të mirë. Dhe këto vijnë nëpërmjet tri garancioneve që kam theksuar: E para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike, garancia e dytë është tërheqja e letres së Bërnabiq sepse në atë letër ajo thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB-së dhe integriteti territorial.
Ndërkaq garancia e tretë që kam kërkuar është dorëzimi i kryekriminelit Milan Radojiçiqit autoriteteve të Kosovës. Ne nuk mund ta ngjallim reshterin e vrarë Afrim Bunjakun por Serbia duhet të na dorëzojë Milan Radojiçiqin”, ka deklaruar kryeministri Kurti.
Kurti tutje tha se në fillim të korrikut pritet të realizohet një takim mes dy kryenegociatorëve që do të diskutojnë mbi sekuencimin, por sipas tij zbatimi I marrëveshjes e ka të domosdoshme zbatimin e saj.
Ai theksoi se marrëveshja bazike është nën sulm nga mos nënshkrimi, nga letra e Bernabiq dhe nga liria e Radojçiqit.
“Ne e kemi mbrojtur sot marrëveshjen bazike”, tha ai.
https://www.facebook.com/watch/?v=1036829151199460
Borell: Kurti nuk ishte i gatshëm për takim trepalësh, paraqiti kushte
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë në një konferencë për media pas takimeve në Bruksel se Kosova nuk ishte e gatshme për takim trepalësh.
Ai tha se gjatë takimeve dypalëshe kryeministri Albin Kurti paraqiti tri kushte për angazhimin e mëtejmë në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë, por të cilat nuk i pranoi Aleksander Vuçiq.
“E para, formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve. E dyta, përheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023. Dhe e treta, dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës”, tha Borrell.
Megjithatë shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian tha se procesi duhet të vazhdojë.
“Para takimit ne kemi ofruar një propozim të ri për zbatimin e planit që do të udhëzoheshin hapat për zbatimin e marrëveshje, por për fat të keq, kushtëzimi i zbatimit nuk lejohej që të bisedohej tutje nga palët dhe kështu palët mbeten larg njëra-tjetrës, por procesi megjithatë duhet të vazhdojë”, theksoi ai.
Borrell, tutje shtoi se nuk mund të ketë normalizim, nëse palët nuk pajtohen se si mund të shkojnë përpara, teksa potencoi se roli i BE-së është të ndihmojë ecjen tutje. “Ne jemi zotuar për këtë dhe procesi do të vazhdojë”, shtoi ai.
https://www.facebook.com/watch/?v=3255629501236320
Vuçiq: Kurti nuk ka dashur të më takoj
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për mediat në Bruksel se gjatë rundit të dialogut të nivelit të lartë, ai nuk është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht se një takim i tillë ishte paralajmëruar nga Bashkimi Evropian.
“Kurti nuk ka dashur të më shohë. Unë jam kthyer në takim tre herë, më kanë përcjellë mesazhet e tij, kështu që jam përgjigjur. Ai person nuk dëshiron të më shoh. Ata thanë që nuk ishte gati për një takim me mua”, deklaroi Vuçiq pas përfundimit të raundit të dialogut.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi se gjatë bisedave dypalëshe me palën evropiane, ai ka theksuar përkushtimin e plotë të Beogradit për vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen ekskluzive të problemeve në mënyrë paqësore.
Average Rating