Home » Kulturë, Lajme » Ofertë Speciale nga CIT për studime Master!

Ofertë Speciale nga CIT për studime Master!

Është koha për të investuar edhe ju në karrierën tuaj dhe ti ofroni mundësi vetes për të qënë ekspert në fushën ku punoni.

Zbuloni arsyet përse studimet Master Shkencor në Kolegjin Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” (CIT) janë investimi i duhur në karrierë. 

MARKETING DIGJITAL1500 EURO
Programi Master në Marketing Digjital ofron një ndërthurje mes marketingut tradicional dhe marketingut digjital me fokus në praninë digjitale të një biznesi dhe mjetet e reja të teknologjisë të cilat mund të përdoren nga bizneset për të tregtuar veten e tyre. Ky program i veçantë studimi synon të specializojë studentët potencialë master përmes një metodologjie teorike dhe praktike.
TEKNOLOGJI INFORMACIONI NË BIZNES1500 EURO
Programi Master Teknologji Informacioni në Biznes, thekson zbatimin e teknologjisë së informacionit për të krijuar ndikim dhe vlerë në botën e biznesit. Që nga fillimi i shekullit të 21-të kur filloi transformimi digjital i bizneseve dhe sot e kësaj dite vihet re se industritë përballen me konkurrencë në rritje përsa i përket aftësive të tyre të teknologjisë së informacionit.I bazuar fort në filozofinë e Institutit Kanadez të Teknologjisë, ky program i veçantë studimi synon të specializojë studentët potencialë master përmes një metodologjie teorike dhe praktike, e cila fokusohet në zhvillimin dhe zbatimin e projektit.
ADMINISTRIM BIZNESI2500 EURO
Ky program është ndërtuar për të përgatitur studentët për karrierë në administrim biznesi, menaxhim financiar ose teknologji informacioni. Programi zbatohet për individët që planifikojnë të punojnë brenda korporatave të mesme dhe të mëdha ose për sipërmarrësit të cilët janë të interesuar për të zhvilluar dhe drejtuar ndërmarrjet e tyre. 
FINANCË DHE KONTABILITET
PROFILI KONTABILITET DHE AUDIT2500 EURO
Ky program studimi u mundëson studentëve diploma të specializuara/të përqendruara në kontabilitet dhe auditim, si dhe të bëheni një profesionist i suksesshëm në të ardhmen.
PROFILI FINANCË BANKË2500 EURO
Ky program synon të formojë profesionistin përmes rritjes së ideve bashkëkohore dhe aftësive praktike. Studenti do të mësojë nga praktikat më të mira të zbatuara në aktivitetin e përditshëm të një financieri. 
INXHINIERI KOMPJUTERIKE & IT
PROFILI INXHINIERI KOMPJUTERIKE & BIG DATA2500 EURO
Ky program është i projektuar për përdorimin e teknikave efikase në analizën e të dhënave, duke i siguruar studentit njohuri të thelluara teorike dhe praktike.
PROFILI NETWORK & CYBER SECURITY2500 EURO
Ky program fokusohet në ndërtimin e të menduarit kritik në mënyrë që profesionistët të marrin vendimet e duhura. Përmes këtij programi, studenti do të përgatitet për sfidat dhe sistemet operative, aplikacionet dhe rrjetet e sigurta, përdorimin e kriptografisë dhe menaxhimin e çelësave si dhe do të kuptojnë se si të zhvillojë një politikë sigurie, si dhe politikat qeverisëse dhe vendimet teknologjike.
PROFILI MULTIMEDIA DESIGN2500 EURO
Ky program u siguron të diplomuarve njohuri të thelluara teorike, si dhe trajnime për kërkimin shkencor në këtë fushë të veçantë. Programi është krijuar për të përgatitur studentët në përputhje me kërkesat teknike të industrisë së telekomunikacionit, institucioneve financiare dhe studimeve master pasuniversitare në fushat e ndërlidhura me Inxhinieri Kompjuterike. Baza e programit është e fokusuar në ndërtimin e të menduarit kritik në mënyrë që profesionistët të marrin vendimet e duhura.
INXHINIERI SOFTUERIKE2500 EURO
Programi Master i Shkencave në Inxhinieri Softuerësh, përgatit studentët të bëhen udhëheqës të Inxhinierisë Softuerike dhe të adresojnë nevojën globale për profesionistë që zbatojnë parimet e shkencës kompjuterike, inxhinierisë dhe matematikës për të hartuar, zhvilluar dhe testuar softuer. Thelbi i programit është i fokusuar në ndërtimin e një themeli të aftësive të të menduarit kritik mbi të cilat mund të bëhen gjykime profesionale


https://cit.edu.al/apply-now/

      http://www.cit.edu.al/

OPEN YOUR DOOR TO THE WORLD!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress