OKB, Trump: Ndala luftën mes Kosovës dhe Serbisë
Presidenti amerikan, Donald Trump, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se vetëm në shtatë muaj i ka përfunduar shtatë luftëra.

“Në 7 muajt e fundit ndala 7 luftëra, përfshirë atë në mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.
“S’mund ta besoni sa herë më kanë thënë se këto konflikte nuk kanë zgjidhje. Por ja ku jemi sot – paqe. Asnjë president tjetër nuk ka bërë diçka të ngjashme,” u shpreh Trump.
Ai kritikoi Kombet e Bashkuara duke thënë se “nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar në këto çështje”, dhe theksoi se gjatë mandatit të tij ka qenë i përkushtuar për të shpëtuar jetë dhe për t’i dhënë fund luftërave që kanë marrë miliona jetë njerëzish.
Trump muajt e fundit ka përmendur disa herë se ka ndalur disa lufta dhe konflikte në botë përfshirë edhe atë mes Kosovës e Serbisë.
Më shumë storie
Protestë në Strasburg më 16 nëntor kundër procesit në Hagë
"Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare e Popullit Shqiptar" ka njoftuar se më 16 nëntor...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Christopher Hill për Thaçin: Kisha përshtypje se ishte i besueshëm, por jo vendimmarrës
Ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale ish-diplomati amerikan, Christopher Hill. Hill tha për Hashim Thaçin se kishte përshtypjen...
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...
Siria njeh pavarësinë e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës....
OKB, Jeff Bartos: Koha që UNMIK-u të tërhiqet nga Kosova
Përfaqësuesi dhe ambasadori amerikan në OKB, Jeff Bartos, tha sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Average Rating