Opinion: A i duhet edhe Shqipërisë sot një  si Kurti  apo edhe më i mirë se Kurti?

Read Time:3 Minute, 58 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Unë  i ndjek të gjitha zhvillimet në Shqipëri  dhe në Kosovë sepse më intereson gjithcka që është  në interes të Kombit dhe i ftoj të gjithë intelektualët e vërtetë e pozitivistë  që të mos rrinë indiferent karshi problematikave jetike  shqiptare, por të angazhohen  me gjykime, vlerësime dhe me mendimin e tyre intelektual për ndryshimin që duhet bërë në të mirë të kombit.

Konstatohet te mediat,televizionet, portalet dhe te gazetat shqiptare, kryesisht ato në Tiranë, konstatohet te to  një servilizëm dhe mercenarizëm ekstrem ndaj parasë, kryetarëve të partive politike dhe pushtetit; shoh te to një egoizëm dhe urrejtje karshi intelektualizmit potent, të aftë, profesionist dhe patriotik e të vërtetë gjë që verëhet në seleksionimin dhe përzgjedhjen e programeve dhe të opinioneve në mënyrë të tillë që t’u pëlqejnë së pari politikës e pushtetit dhe interesit privat të mediave si atyre private ashtu edhe atyre shtetërore.

Vij nga një familje me formësim dhe edukatë patriotike dhe  me kotribute kombëtare. Dhe duke qenë i tillë unë mbështes, respektoj dhe u jam mirënjohës të gjithë atyre shqiptarëve, u jam mirënjohës dhe ndjehem krenarë dhe e kam ndjerë si detyrë dhe kam shkruar  mirë për të gjithë ata meritorë të cilët kanë kontribuar dje por edhe të atyre që kontribuojnë sot  me përgjegjshmëri për të mirën kombëtare, qofshin ata qytetarë, intelektualë, artistë, sportistë, politikanë, shtetarë, historianë, gazetarë si dhe për gazeta dhe  emisione që sipas  këndvështrimit tim trajtojnë tema me rëndësi publike e kombëtare në favor të interesit jetik gjithkombëtar.

Njeri të pagabueshëm dhe të pakritikueshëm nuk ka, dhe sidomos kur bëhet fjalë për shtetarë,qeveritarë,kryeministra e presidentë. Kjo sepse ata janë përgjegjës dhe duhet të sillen si shërbëtore të Shtetit, Ligjit dhe të Kombit, detyrë kjo që është shumë e vështirë, sepse është e vështirë   për të shmagur interesin  personal, familjar, subjektivizmin dhe partizanizmin politik si dhe interesat grupale e korruptive të servileve edhe atyre që e rrethojnë, këshillojnë dhe që e keqinformojnë shtetarin  apo kryetarin e shtetit.

Nisur nga këto arësye e argumente , unë shkruaj mire edhe  për Kurtin , sepse deri më sot kur po flasim te Kurti si kryeministër  vërehen te ai ato cilësi e virtyte që rrallë shtetar  tjetër para tij  i ka pasur si: ndershmërinë, sinqeritetin, moralin, guximin, patriotizmin dhe antikorrupsionin.

Dhe pyesim se a i duhet edhe Shqipërisë sot një kryetar shteti  si Albin KURTI?

E di se kjo pyetje  nuk do u pëlqejë  kosovarofobëve “intelektualëve” e mediatikë serbo e grekofilë, nuk do  u pëlqejë korrupsionit  dhe politikës së korruptuar të Tiranës dhe të Prishtinës.Ky shkrim nuk do u pëlqejë sidomos shumicës së mediave në Shqipëri, atyre mercenare dhe  servile te parasë e korrupsionit dhe që promovojnë edhe agjenda përcarëse e antikombëtare.

Ky titull shkrimi nuk do u pëlqejë edhe disa intelektualëve, opinionistëve e komentuesve në Kosovë të cilët janë  nihilistë, atyre të cilët janë të dështuar në politikë,  që vuajnë nga kompleksi i inferioritetit dhe që urrejnë talentin dhe suksesin e tjetrit. 

Nuk po them që Albin Kurti duhet të jetë kryeministër i Shqipërisë, por këtu e kam fjalën pse Shqipëria e ka kaq të vështirë që të gjeje një kryeministër si Kurti por edhe më të mirë se Kurti?

Së pari mendoj se Shqipërisë i duhet një si Albin Kurti pasi duke vëzhguar nga afër realitetin sot në Shqipëri ku shqetësimi,problemi dhe kryefjala janë hajdutëria  dhe korrupsioni i lartë shtetëror,politik, mediatik dhe shoqëror; duke parë se korrupsioni në Shqipëri është bërë shqetësim edhe në SHBA dhe BE, atëhere Shqipërisë i duhet një kryeministër si kryeministri Kurti i Kosovës  i cili është shëmbulli më i mirë ndoshta në tërë historinë  e Shqipërisë dhe Kosovës  si kryeministër e politikan i përgjegjshëm dhe i pakorruptuar.

Pse mos të ketë edhe në Shqipëri, dhe pse demokracia shqiptare nuk arrin që të zgjedhë akoma në krye të Shqipërisë një si Kurti apo edhe më të mirë se Kurti që të jetë i aftë, patriot, të pakorruptuar dhe i mëncur dhe i guximshëm për të thenë por sidomos për t’a  mbrojtur  politikisht dhe institucionalisht të vërtetën dhe të drejtën, që mbron interesin publik e kombëtar, si dhe  t’u perballur  e sfiduar tradhtinë,padrejtësitë,krimin dhe korrupsionin si dhe për të pasur   guximin patriotik e kombëtar për t’u përballur edhe me politikën botërore në mbrojtje të interesave kombëtare dhe shtetërore .

Pse mos të zgjedhë demokracia në Shqipëri në krye të shtetit një personalitet: të urtë, të matur, të  hapur dhe të drejtëpërdrejtë, llogaridhënës dhe të sinqertë para shtetit, ligjit, Kushtetutës,  publikut dhe para Kombit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Komunizmi-armik i nacionalizmit shqiptar</strong>
Next post <strong>“Ekzili traumatik i Mbretit të Shqiptarëve”</strong>