Opinion: A po vijnë PD dhe  Basha ?

Read Time:3 Minute, 45 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

 Në Shqipëri duhet bërë ndryshimi dhe rotacioni politik për të ndëshkuar korrupsionin qeveritar të sotëm. Por këtë ndryshim nuk e bëjnë ishkorrupsioni dhe ishtë korruptuarit. Duhet një alternativë ndryshe  dhe e pastër dhe jo mbartëse e së shkuarës komuniste dhe as e infektuar me rekorde korrupsioni.

Këtë titull shkrimi e kam emërtuar kështu në menyrë që ta lexojnë ata të cilët janë kundër Bashës dhe PD-së së drejtuar prej tij ; që ta lexojnë demokratët e vërtetë të cilët e duan PD-në në pushtet; është për ata që janë shumicë të cilët mbështesin           Vetting-un në drejtësi; për ata që janë shumicë dhe që duan ndryshimin dhe ndarjen nga tranziocioni:për ata që janë shumicë e që janë pro-SHBA-ve  dhe që janë kundër korrupsionit dhe sistemit të tij. 

Fakti   që Basha dhe PD duhet të ishin në pushtet që me 25 Prill 2021 ,ku Bashës iu grabit fitorja nga pushteti i Ramës dhe se  Bashës  ia sabotuan fitoren edhe politika e vjetër brënda PD-së,  punuan kundër Bashës: Topalli, Patozi, Hajdari me partitë e tyre satelite të pushtetit të Edi Ramës si dhe ishdeputetët të cilët Basha nuk i kishte listuar në lista për deputetë. Pra përvec përballjes së Bashës me makinerinë korruptive të qeverisë së Edi Ramës, Basha kishte edhe kundërshtarë brënda PD-së dhe LSI-në me Metën. Unë këtë konkluzion timin e kam bërë publik e mediatik që para zgjedhjeve të 25 Prillit  2021, por që e vertetoi koha sidomos pas shpalljes non grata të  Berishës nga SHBA, dhe po e verteton koha akoma dhe më shumë edhe sot me atë se cfarë roli të madh po luan SPAK për Vetting-un në drejtësi , në politikë, dhe patjetër edhe për Vetting-un shoqëror dhe atë për mediat.

Them se po vjen si kryeministër Lulzim Basha  sepse atij iu grabit fitorja me 25 Prill 2025.Përsëri them se po vjen Basha dhe PD  sepse pasi Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, në PD-në institucionale u krijua një vakum,  një mungesë e madhe lidershipi, pasi askush nuk kishte autoritetin dhe as aftësinë për ringritjen dhe reformimin  e PD-së.Duke e pare këtë,  kryesisht

të rinjtë, dhe  duke e ndjerë dhe vleresuar se Basha duhej të kthehej në krye të PD-së , ata e ftonin Bashën  në takime  pasi i besonin atij dhe vizionit të tij si më meritori për të qënë në  ktrye të PD-së dhe opozitës.

Zgjedhjet transpatente për kryetasr të PD-së rizgjodhën Bashën në krye.

ZHVILLIMET NË  PD: ZGJEDHJA E KRYETSARIT, E KËSHILLIT KOMBËTAR DHE E KRYESISË SË PD-SË, NË FAKT ATO ISHIN VETTING-U POLITIK NË PD.

Kjo sepse të gjithë të zgjedhurit në strukturat e larta drejtuese të saj aty nuk ka individë me të kaluar e as me trashëgimi komuniste, nuk ka as individë me kusure e me rekorde korrupsioni.          PD ëeshtë e hapur dhe fton rininë, intelektualët profesionistë dhe  të vërtetë, fton që të angazhohen e të integrohen në politikë shtresa e të persekutuarve  nga ish-diktatura, pra është një parti e vërtetë demokratike dhe gjithperfshirëse.

Këto fakte dhe të tjera tregojnë se opinioni i gjerë gjithnnje e më shumë dhe përditë po i beson dhe ka shpresën se ndryshimin do e bëjë Partia Demokratike me qeverisjen e saj me kryeministëer z. Basha.

Zhvillimet më të fundit: arrestimet e funksionarëve dhe shtetarëve më të lartë të Partisë Socialiste, fillimet e hetimeve nga SPAK për Berishën por edhe të Metës për korrupsion si vertetim edhe i asaj të shpalljes së Berishës non grata nga SHBA pikërisht për korrupsion dhe për pengim të demokracisës, koha dhe SPAK-u po i japin të drejtë atij vendimi  historik të PD-së dhe kryesisht të Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.

Këto i japin të drejtë Bashës, sepse ai ishte gjithnjë në anën e duhur të demokracisë, të historisë, të SPAK-ut, të Vetting-ut politik, të antikorrupsionit dhe të proamerikanizmit.

Pra po vertetohet fakti se me Bashën ishin dhe janë demokracia,e vërteta, e drejta dhe SPAK-u.       Por me Bashën janë edhe SHBA dhe BE. Prandaj them se po vjen dhe duhet të vijë  Basha dhe PD në pushtet. Vazhdon…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Kosova në futboll, e ka mposhtur Izraelin, me rezultat 1-0
Next post NJË TAKIM ME MAJOREN E FAIRVIEW, NEW JERSEY, PUKJANEN VIOLETTA BERISHA