Opinion: Berisha, Thaçi, Rama, Mustafa, Meta, bëjuni shqiptarëve një të mirë historike- largohuni!

Read Time:7 Minute, 38 Second

NGA SKËNDER SADRI KAPITI

Po e dërgoj për botim këtë shkrim timin me titull:“Berisha, Thaçi, Rama, Mustafa, Meta, bëjuni shqiptarëve një të mirë historike- largohuni”!shkruar me 14 Shkurt 2018, si një shkrim qëështë aktual sidomos për nevojën e ndryshimit që duhet bërë urgjentisht në Shqipëri:

”Duke parë, dëgjuar e vështruar; duke parë dhe prekur realitetin gjithdimensional të politikës, të drejtësisë, të mosintegrimit, të  moszhvillimit, të mosmirëqënies, të papunësisë ,të varfërisë, të korrupsionit, të drogës dhe të eksodit  që vijnë si pasojë e mosqarkullimit të elitave politike, patriotike ,demokratike dhe intelektuale dhe e kalbjes, e gërryerjes dhe e kriminalizimit të sistemit, e vetmja shpresë te shqiptarët për ndryshimin është largimi nga politika i kësaj elite politike kudoshqiptare si autorja e këtij realiteti dështak dhe mjeran në Shqipëri dhe në Kosovë siBerisha, Thaçi, Rama, Mustafa, Meta

Sikur 5% të ishin të vërteta akuzat e ndërsjellta të politikanëve shqiptarë kundër njëri-tjetrit, akuzat publike të opinionit qytetar, intelektual dhe mediatik  si dhe këshillimet, ankimet, konstatimet dhe akuzat e ndërkombëtarëve për këta drejtuesit kryesorë të politikës shqiptare si dhe për politikanët shqiptarë në përgjithësi , vetëm ky 5% -ësh do të kishte qenë tepër mjaftueshëm të paktën moralisht që politikanët shqiptarë të tillë minimalisht duhet të largoheshin nga politika.

  Degradimi i politikanit

Kur pushteti dhe pangopësia me të  politikanit ia errëson pamjen dhe ky verbim nuk e lejon atë që ta vështrojë realitetin; kur pangopësia e mbërthen me grykësinë për të rrëmbyer të gjitha: autoritet, pushtet, famë e pasuri nxitimthi; dhe kur si realitet politikani njeh dështimin, kotësinë dhe dukjen e panevojshme kudo e në çdo vënd dhe kurdoherë e në çdo kohë, për tu paraqitur si shpëtimtar madje edhe atëherë kur ai bën zullumin dhe tradhëtinë, korrupsionin dhe krimin,dhe kur vetëm te pushteti ai gjen kënaqësinë, këtij politikani dështak: “triumfi dhe lavdia” e tij kthehen në mjerim, dramë e fatkeqësi për popullin e tij. Ky politikan i rrëmbyer nga marrëzia , pangopësia dhe nga urrejtja e mizoria nuk di se çfarë bën me pushtetin e tij, dhe për zullumet, korrrrupsionin dhe për pabesitë e tij atë e mbërthen frika dhe ankthi,dhe kjo frikë dhe ky ankth nuk e lë atë që të largohet nga politika dhe as nga pushteti, sepse vetëm te pushteti ai ka besim dhe siguri për pandëshkueshmërinë.

Është koha që shqiptarët të veprojnë për ta larguar eliten politike dhe për ta dëbuar atë nga politika, nga pushteti, nga autoriteti i pamerituar  dhe i korruptuar i tyre. Duhet larguar dhe dëbuar kjo “elitë” politike në mënyrë që shqiptarët të moslargohen nga atdheu prej arrogancës, prej korrupsionit, prej të padurueshmes dhe prej padrejtësive  që atyre u vijnë nga këta dhe nga kjo elitë e keqe politike që ka mbërthyer dhe grabitur gjithçka.

Koha e demokracisë nuk mund të bllokohet dhe as të pengohet nga rrangallat dhe vjetërsirat politike deshtake si Berisha, Thaçi, Rama, Mustafa e Meta dhe shumë të tjerë të përjetshëm të  politikës, jo vetem për faktin se janë “lodhur”, “plakur” dhe konsumuar por edhe sepse jane bërë tepër të pabesueshëm dhe të neveritshëm e të gërrditshëm jo vetëm te opinioni i  gjërë publik dhe kombëtar shqiptar por edhe te aleatët e shqiptarëve ,te SHBA dhe te BE.

Këta, dhe kjo elitë politike, apo ky establishment politik si në Shqipëri dhe në Kosovë nuk janë lodhur dhe plakur as nuk janë thinjur nga shqetësimet dhe as nga  puna e përkushtimi i tyre per shtetin , për shqiptarët, për mirëqënien ,për drejtësinë dhe për integrimin e Shqipërisë e Kosovës, por janë lodhur dhe plakur  si dhe janë konsumuar prej korrupsionit, prej hajnive dhe prej mashtrimeve e genjeshtarave të  keqqeverisjeve të tyre të cilat realisht kanë qenë “arritjet”  dhe “realizimet më të mëdha” të kësaj elite politike shqiptare për 27 vite në Shqipëri dhe për 19 vite në Kosovë.

Këta dhe elita politike rreth tyre janë shteruar dhe nuk kanë më as vizion, as alternativa dhe janë shterpëzuar dhe nuk prodhojnë më as besim dhe as idera; kjo “elita” politike partiake e parlamentare, kjo “elita” qeverisëse dhe administrative injorantësh e mbajnë peng shtetin dhe shoqërinë shqiptare, e mbajnë peng zhvillimin dhe integrimin , e mbajnë peng ligjin dhe drejtësinë. Prej kësaj elite politike shqiptarët vuajnë nga mjerimi, papunësia, nga korrupsioni dhe nga padrejtësia dhe prandaj vetëm sa largohen nga atdheu.

Një gjë e di besoj me siguri, atë se për këto se çfarë shkruajta shkurtimisht më sipër janë dakord shumica e qytetarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, pasi prej atyre këto edhe i  dëgjon dhe prej atyre edhe i mësojmë  këto të vërteta,dhe  këto i dinë mirë edhe ndërkombëtarët.

Këtë e them me siguri sepse shqiptarët i dinë shumë mirë të gjitha të vërtetat.

Dhe këto të vërteta i dinë shumë mirë edhe aleati i madh i shqiptarëve që janë SHBA-të, dhe SHBA gjithnjë edhe ua ka thënë drejtpërsëdrejti shqiptarëve të vërtetat , sepse: demokracia, politika e qeveria amerikane gjithmonë thonë të vërtetën.

Kurse politika dhe “demokracia” në Shqipëri dhe në Kosovë  nuk thonë e nuk punojnë për të vërtetën sepse politika dhe qeverisjet e pushtetet shqiptare punojnë vetem për veten e tyre dhe per pasojë dhe si rrjedhojë  punojnë pandershmërisht kundër demokracisë, kundër interesit publik  dhe e fshehin dhe manipulojnë me të vërtetën dhe me realitetin.

E vërteta më e madhe sot te shqiptarët , te të dy shtetet shqiptare , Shqipëria dhe Kosova, janë: politika e keqe dhe e kriminalizuar, korrupsioni dhe drejtësia( padrejtësia). Dhe po kështu dihet se autorët dhe shkaktarët kryesorë të këtij realiteti janë ata që janë cituar në titullin e këtij shkrimi si dhe strukturimet  dhe keqfunksionimi i infrastrukturës dhe i superstruktures politike, administrative dhe juridike i kësaj elite politike të sotme të cilat e keqmenaxhojnë ligjin, shtetin, politikën, demokracinë dhe drejtësinë, këta të cilët e kanë kapur të tashmen dhe e mbajnë të tashmen dhe të ardhmen peng të së kaluarës.

Por ajo që nuk kuptohet është kjo: se si ka mundësi që shqiptarët e dinë të vërtetën por nuk arrijnë për ta realizuar dhe për të arritur te ajo?

Dhe cila është arritja e munguar ?

Është ndërtimi i shtetit ligjor me standarte moderne, sundimi i ligjit, konstruktivizmi  dhe funksionimi  konstitucionalist i shtetit, triumfi i patriotizmit real si dhe realizimi i  proceduralizmit të vërtetë demokratik.

Shqiptarë veproni tani nëse doni ta ndihmoni veten, veproni tani dhe mbështeteni fort zbatimin e VETTING-ut, sepse shqiptarët dhe vetëm shqiptarët më shumë se kushdo tjetër në Europë kanë nevojë për VETTING-un, për drejtësinë dhe për ndihmën e SHBA-ve.

Shqiptarët vuajnë nga padrejtësia ,pra shqiptarët kanë nevojë për drejtësinë, por ama edhe drejtësia ka nevojë për mbështetje nga njerëzit kombëtarë dhe nga shoqëria patriotike të cilët e duan drejtësinë, lirine, atdheun dhe shtetin e tyre.

Berisha, Thaçi, Rama , Mustafa e Meta dhe shumë  politikanë të tjerë ,  bëjuni një “të mirë” shqiptarëve që juve t’u mbetet si diçka “e mirë” në Histori, largohuni nga skena politike! Vetëm kështu, nëse largoheni, ju do të kontribuonit për t’i dhënë lirinë demokracisë, patriotizmit, shtetit ligjor, progresit ,mirëqënies dhe integrimit të shqiptarëve”.Durres 14 Shkurt 2018          

Shënim: ky shkrim imi shkruar në vitin 2018, në fakt këtë parashikim dhe “porosi” timen Kosova e realizoi jo se politika e vjetër u vetëlargua,por këtë e realizuan demokracia dhe votuesit në Kosovë  me  zgjedhjet demokratike ku vota inteligjente popullore e ndëshkuan ashpër politikën e vjetër dhe politikanët dështakë Thaci, Mustafa por edhe Haradinaj,Lima e Pacolli.

Ndërsa në Shqipëri akoma është në pushtet, sillet,qarkullon dhe bashkëqeverisin establishmenti apo elita e vjetër politike , ajo që ka montuar  nësistem regjiminkriminal të korrupsionit, pra është akoma dhe sundon Shqipërinë politika të cilën reformatori Lulzim Basha e ka etiketuar me të drejtë dhe sakt si “Trekëndëshi i Bermudës”, Rama-Berisha-Meta.

Pra unë që pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2017 , e dija se kjo humbje erdhi terësisht prej Sali Berishës dhe Ilir Metës, dhe meqenëse po prej këtyre të dyve, Berisha-Meta,tëcilët mbanin peng opozitën erdhi edhe humbja tjetër e vitit 2021, dhe atëhere e pas kësaj saj SHBA shpallën Berishën non grata, dhe kjo u bë nga SHBA dhe me pas edhe nga Britania e Madhe për të ndihmuar Lulzim Bashën, PartinëDemokratike dhe shqiptarët për ta larguar regjimin e Edi Ramës. POR FATKEQËSISHT KJO NUK U KUPTUA NË KOHË NGA DEMOKRATËT,DHE SI PASOJËEDHE KUALICIONI I SË VJETRËS FOLTORE-LSI, PRA META-BERISHA U NDËSHKUAN ASHPËR EDHE ME 14 MAJ 2023.Por kjo humbja e 14 Majit 2023tashmë kjo erdhi sepse demokratët më në fund me mospjesmarrjen e tyre në votim , i thanë përfundimisht Berishës ik, ashtu sic edhe veproi Basha pas shpalljes sëBerishës non gata, qëveproi drejt me përjashtimin e Berishës  nga grupi parlamentar. Me pak fjalë, kjo është  e vërteta dhe arsyeja që unë e kam mbështetur dhe e mbështes Bashën , edhe për faktin se atë e mbështesin edhe SHBA. Prandaj ky argumentim i imi që në vitin 2018 hesh poshte të gjitha shpifjet,alibitë dhe hipokrizitë antiBasha të  Foltores dhe të “Trekëndëshit të Bermudës”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>JA CFARË KAM PARALAJMËRUAR NË  LIBRIN TIM “TRIUMFI I KOMBIT” DHE QË ËSHTË AKTUAL SOT NË KOSOVË</strong>
Next post Nëse nuk zgjidhet kësaj here “Çështja e Veriut” do të thotë se prapë do të vazhdojnë pabesi e padrejtësi ndaj Kosovë