Home » Lajme, Opinione » Opinion: Çka deshi me realizuar, kush ia imponoi, apo e detyroi me bërë këtë deklaratë skandaloze

Opinion: Çka deshi me realizuar, kush ia imponoi, apo e detyroi me bërë këtë deklaratë skandaloze

Prof.Avdi Gjata

Një deklaratë skandaloze e Shkëlzen Gashit Ka ca ditë që në mjetet e informimit e TV, Shkelzen Gashi jepë një deklaratë që e ka trandur opinionin e popullin shqiptar me deklaratën e shpifjen e tij antishqiptare, kundër Kosovës dhe anti amerikane. E them këtë për faktin që Xeni, deklaron pa fije turpi që “1000” serb e qytetar tjerë të Kosovës, janë vrarë, janë masakruar nga UÇK-ja e që nuk kanë asnjë mbështetje arkivore, që është njëra nga rrenat e shpifjet më të mëdha të historisë më të re shqiptare. Duke, pasur parasysh dijen dhe inteligjencën e Xenit të gjitha këto shpifje e mendime të qojnë drejtë asaj që Shkelzeni këtë e ka thënë dhe e ka bërë për qëllime të caktuara që përshkojnë plotësisht me politikën e sotme antishqiptare të Serbisë. Nëse bazohemi në deklaratat e shtypit serb të Beogradit dhe deklaratave ushtarake serbe, sipas një burimi të shtypit serb në Kosovë janë vrarë e janë të humbur vetëm 146 serb gjatë luftës e pas luftës së UÇK. E nëse i llogaritim edhe ca shqiptar, serb, malazez, romë, ashkali, egjiptas, turq e pakica tjera, gjithsejtë të humbur nuk e kalojnë as numrin 300 gjatë e pas luftës, kur dihet që pas hyrjes së Natos sigurinë e Kosovës e ka bërë KFORI e që krimet nuk kanë mundur të fshehën. Në fund lind pyetja: Pse e tha, pse e bëri, pse i hyri kësaj pune, pse e bëri pasi u bë këshilltar, çka iu deshtë kjo, ku i murrë këto të dhëna për 1000 qytetar, cili autor apo nga cili burim u bazua Shkelzen Gashi etj etj. Çka deshi me bërë, me realizuar, kush ia imponoi, apo e detyroi me bërë këtë deklaratë skandaloze që na e qiti faqen e zezë në tërë botën demokratike. Nuk ka asgjë të fshehtë se Shkelzeni ka tipare tejet të veçanta autokratike, prepotente, mendjemadhësie, nënçmuese dhe arrogante ndaj veprimtarëve politik siç është edhe Adem Demaçi, UÇK-së, ushtarëve, atdhetarëve e kundërshtarëve politik. Sigurisht që çdo psikolog-ge politike do ta dëshmonte këtë. Këtë aspekt të karakterit të tij, sigurisht që e njeh edhe shefi i ti kur ishin bashkë themelues të LVV si shoqat po edhe si parti politike. Ardhja e tanishme në pushtet në këtë kohë jo stabile ia rriti si duket edhe më tepër këto karakteristika. Gjendja negative dhe jo e qëndrueshme si duket nuk ia zbutën këto tipare të krijuara me vite gjatë veprimtarisë së ti. Për ti realizuar qëllimet, mashtrimin e kishte vënë me kohë në përdorim politik, në fakt të gjithë epopenë e partisë së ti që është një epope e lojërave, mashtrimeve, e prapaskenave të bazuar në mësimet gebelsiane. Megjithatë, Xeni nuk ishte i sigurt se ky mendim apo kjo ide do të mjaftonte në vetvete për të siguruar një stabilizim të partisë gjatë kësaj kohe e veçanërisht pas mocionit në parlamentin e Kosovës. Prishja dhe mosmarrëveshja me LDK pas largimit të Agim Veliut, Ministrit të Punëve të Brendshme si duket e tronditën edhe më shumë sistemin e tij nervor e politik. Atëherë pra është një konkluzion logjik se Shkelzen Gashi e si duket edhe VV do të kërkonin armë të tjera për të realizuar arsenalin e qëllimin e tij. Sipas të gjitha gjasave , këta kishin llogaritur se qeveritë e perëndimit e veçanërisht SHBA do të tregonin në shkallë të madhe tolerance për te, dhe nuk ishte gabim në këtë vlerësim apo llogaritje që e pat deklaruar edhe lideri i VV pasi u zgjodh kryeministër e që deklarohej se neve nuk na ngutet. Irëpo si duket ky mendim nuk përshkoi me realitetin pasi si duket Presidentit Tramp e emisarit të tij, po i duhen vendimet dhe zgjedhjet e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi. Për sa i përket efektit të mundshëm mbi opinionin publik dhe publicistikë si duket kjo nuk po i shqetëson shumë liderët e VV. Shkelzeni e bashkëmendimtarët e tij, mendojnë si pushtetar arrogant dhe si duket nuk kanë koncept të çartë për rrolin e shtypit e mendimit të lirë në një demokraci siç është edhe demokracia në Kosovë. Duke i pasur parasysh të gjitha këto, është e logjikshme se do të vinte patjetër një ditë apo moment të përdorimit të protestave, demonstratave e mjeteve tjera të “dhunshme” pasi nuk ekzistojnë as kushtet minimale në skenën politike në vend. Duke e pasur parasysh se kjo lëvizje ka ardhur në pushtet nga rruga, nga lotsjellësit në parlament, nga flaka e zjarri si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit, pa shmangshëm të qojnë deri atje sa është e pamundshme të ndryshohet diçka pa u ndeshur populli si në kohërat e revolucioneve e luftërave të proletariatit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch