Opinion: Kritikë për politikën e Prishtinës

Read Time:1 Minute, 34 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Albin dhe Vjosa kemi pritur dhe besuar  te Ju.

Koha është ajo e cila politikanëve ua gris, shqyen maskën e hipokrizisë dhe mashtrimit

Kritikë për politikën e Prishtinës në lidhje me mosinteresimin dhe me indiferentizmin e tyre karshi familjeve patriotike e nacionaliste dhe të trashëgimtarëve të tyre qe jetojnë në Shqipëri.

Si ka mundësi që politikanë, kryeministra, ministra dhe ambasadorët e Kosovës kurrë nuk u interesuan të paktën për t’i takuar familjarët dhe trashëgimtarët e patriotëve dhe të nacionalistëve  shqiptarë me origjinë nga Kosova të cilët jetojnë në Shqipëri?

Si ka mundësi që asnjë deputet, ministër , kryeministër dhe president i Kosovës nuk kanë vizituar familjet patriotike dhe kontributore për Kosovën, por vijnë e ikin dhe pushojnë plazheve në Shqipëri dhe dikush edhe investon tinëz në hotele e shtëpi luksi në Shqipëri,shumë prej politikanëve “patriotë” nga Kosova i servilosen pushtetit në Shqipëri për të marre ndonji flete-lavdrimi apo dekoratë, dhe kaq është për ta respekti i tyre për Shqipërnë  Amë.

Si ka mundësi p.sh. që pothuajse asnjë politikan , shtetar, deputet, as president e kryeministër i Kosovës, e as asnjë ambasador formal i KOSOVËS në Tiranë që vijnë  e pushojnë në DURRËS nuk e kanë vizituar dhe as pirë një kafe te qëndra kryesore e pritjes dhe mobilizimit të mijra vullnetarë të UCK-së te “Drenica” në Durrës, kur  Durrësi, Bashkia vendore ka ngritur aty një memorial përkujtimor.

Si ka mundësi që politika e Prishtinës nxjerr lloj-lloj pengesash e kriteresh dhe nuk i regjistron shqiptarët me origjinë dhe me prindër nga Kosova që jetojnë në Shqipëri, por me hipokrizi deklarohen se përse dështoi dhe pse nuk u regjistruan shqiptarët në Kosovë, dhe bëjnë sikur shqetësohen e ftojnë diasporën që të kthehen në atdhe por nuk interesohen  se përse po largohen shqiptarët nga Kosova.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Hagë: Specialja e shpall fajtor dhe e dënon Pjetër Shalën me 18 vjet burgim
Next post Lojërat Olimpike `Parisi 2024`: Ekipi olimpik i xhudos i Kosovës niset për në Paris