Home » Opinione » Opinion – Kriza e thellë për formimin e institucioneve e dëmton realizimin e të drejtave të Shqiptarëve në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë

Opinion – Kriza e thellë për formimin e institucioneve e dëmton realizimin e të drejtave të Shqiptarëve në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë

Refik  HASANI foto1Me shkasë : Stërzgjatja dhe kriza që po thellohet në formimin e  institucioneve është e pajustifikueshme dhe tepër e dëmton imazhin e Kosovës e nga kjo çfarë kan të presin Shqiptarët e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës .

 

Kriza e thellë për formimin e institucioneve  e dëmton realizimin e të drejtave të Shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë

Shkruan: Refik HASANI

Që nga mbatja e zgjedhjeve për Parlament filluam të hyjmë në muajin e pestë pa u bërë konstituimi dhe zgjedhja e organeve të Parlamentit dhe formimi i qeverisë  së Kosovës  . Kjo stërzgjatje e kohës për zgjedhje të organeve është e pa justifikueshme , është një lojë  e aktrimit shumë e dobët dhe e dëmshme  që do të ketë pasoja tepër të mdha në të ardhmen si në njohje, zhvillim , investime dhe konsilidim të shtetit .  Kjo krizë e thellë si mungesë e institucioneve është një lluksi e zhagitje që po bëhet  , por është tepër  me pasoja të dëmshme për proceset e ardhshme  . Ne  si një shoqëri e dalun nga një pushtim i egër ,  nga një prapambetje e madhe , nga një tranzicion që nuk i shifet fare fundi më së paku ka nevoj për këso lojrash për formim të institucioneve qendrore  . Më së vështiri e përjetojn dhe e ndiejnë  Shqiptarët e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës pasi këto aspekte e dëmtojn rëndë  imazhin e Kosovës se kështu Kosova nuk është e aftë të qeverisë as me punët e veta e ku të interesohet dhe mbështes  bashkëkombasit  e vetë .  Në vendë  që mos të humbë kohë pa nevoj duke u  zhvilluar ekonomikisht shteti dhe duke u kyqur në rrjedha Evropiane e globale është ndihmë edhe për Shqiptarët në këto tri komuna .

Pa-aftësia për  themelimin e institucioneve qendrore është  dëmtim i rëndë  për këto tri komuna , pasi ne ishim nën pushtimin një shekullor të Serbisë , ajo bëri luftë ndaj nesh dhe tani ende nuk e ka njohur shtetësin e Kosovës  .

Vazhdim i avazit të vjetër që të diskriminoj dhe ti shtrëngoj shqiptarët që ti braktisin trojet e tyre se po duket kështu nuk ka askush t’ju del zot dhe ti përkrah që ti fitojn të drejtat individule dhe kolektive  . Tri komunat  që nga përfundimi  i luftës qershor 1999 , presin dhe jan me sy e vesh drejtuar  kah Prishtina zyrtare që të mbështesin çështjen ksaj hapsire Shqiptare që po pret një zgjidhje të drejtë  . Asgjë deri më tani nuk kan bërë në këtë drejtim bile , bile nganjëhër liderët Kosovarë i kan qorientuar dhe rekomanduar gabimisht partit politike që veprojn në këto tri komuna në kuptimin në raportin që do të duhet të ndërtojn e mbajn me Beogradin .

Kështu pa institucione qendrore kur ende nuk kan zotësi ti formojn  institucionet e funksionalizohet shteti , parashtrohet pyetja : Çfarë ndihme të presin tri komunat  me shumicë Shqiptare .

09.10.2014

 

Autori ka përfunduar studimet post diplimike-Master në Universitetin publik

të Prishtinës është publicist i pavarur  nga  Bujanoci  .

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch