Opinion: Mosmirënjohja dhe “mirënjohja” servile dhe e korruptuar
Nga Skënder Sadri KAPITI
“Mosmirenjhohja është burim i poshtërsisë”, thënie nga Immanuel Kant
Sa sakt e ka përcaktuar mosmirënjohjen filozofi më i madh botëror i kohëve moderne , Immanuel Kant.
Dhe arësyeja se përse po e shkruaj këtë shkrim të shkurtër është fakti se gjithmonë mosmirënjohja e ka shoqëruar individin por sidomos pushtetin.
Duke pasur parasysh se sa mosmirënjohëse është treguar gjithmënë në të kaluarën politika e pushteti, me këtë rast po ua kujtoj edhe Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit se sa poshtërsi e madhe është mosmirënjohja dhe mosrespekti ndaj patriotrizmit dhe patriotëvë, sa poshtërsi është mosmirënjohja karshi intelektualëve dhe kontributorëve të vertetë; se sa poshtërsi është neglizhenca dhe indiferentizmi djallëzor karshi talentit dhe meritorëve, sa e poshtër është mosmirënjohja dhe braktisaja e atyre të cilët e mbështesin politikën e drejtë dhe ndryshimin kur kjo politikë i harron dhe i braktis mbështetësit e dikurshëm, dhe sa e keqe është kur pushteti arrin synimin e më pas i pëlqen vetëm vetja e tij.
Mosmirënjohja është tipar i pushtetit dhe i individëve që vuajnë nga kompleksi i infereioritetit dhe është tipar i egoizmit negativ të cilët e shohin si kërcënim meritën dhe talentin e tjetrit.
Mosmirënjohja së pari është tradhti, sepse mosmirënjohësi nuk e ka për asgjë që të bejë tradhtinë; mosmirënjohësi dhe mosmirënjohja është tipar i njerëzve shumëfyryrësh , të paturpshëm, i mohuesve, mashtruesve dhe i egoistëve.
Mosmirënjohja është tipar i individëve servilë të cilët janë sahanlëpirës, të neveritshëm dhe shërbëtorë të ulët ndaj pushtetit, të fortit dhe atyre prej të cilëve marrin lëmoshë dhe që shiten edhe shumë lirë për një interes të ulët.Këta tipa në rastin më të parë që ndryshojnë rrethanat këta braktisin “eprorin“ të cilit i shërbenin dikur me devotshmëri dhe shkojnë e bien në prehrin e pushtetit të të tjerëve. Këta kur kanë interes nga ishmiq shndërrohen në armiq të mëdhenj sapo ndryshojnë rrethanat. Këta se kanë për asgjë shumëfytyrësinë dhe tradhtinë.
“MIRËNJOHJA E KORRUPTUAR”
Që mosmirënjohja është “mirënjohje” e korruptuar e verteton fakti se njerëzit për interesa dhe për përfitime kur duan të arrijnë synimet dhe qëllimet e tyre djallëzore ata mashtrojnë, gënjejnë dhe premtojnë shumë para publikut; ata bëhen lypës të votës, shkojnë dhe organizojnë takime dhe kërkojnë vota; ata përdorin ryshfetin dhe korrupsionin për të blerë dhe për të korruptuar. Bashkëortakë me këtë korrupsion janë edhe ata që korruptohen te paraja e këtyre e që më vonë e kuptojnë se kishin rënë viktima të korrupsionit , sepse këta të mashtrruarit sapo pushteti i korrupsionit arrin qëllimin ata nga “mirënjohës” papritur i harrojnë dhe i braktisin të mashtruarit nga premtimi dhe korrupsioni i tyre.
A NUK JANË TË TILLË POLITIKA DHE POLITIKANËT SHQIPTARË , QË JANË SHËMBULL MOSMIRËNJOHËSISH TË KORRUPTUAR DHE QË KORRUPTOJNË.
Politika dhe pushteti në Shqipëri dhe në Kosovë edhe mirënjohjet, vlerësimet dhe dekorimet i bëjnë dhe i shpërndajnë sipas preferencave dhe interesave të tyre personale e partiake. Mirënjohjet dhe dekoratat ua japin dhe ua akordojnë njëri-tjetrit , atyre me lidhje nepotike, partizane, politike, krahinore dhe korrupsioni. Në Shqipëri dhe në Kosovë sado merita e kontribute të mirëfillta që të kenë individët meritorë, të aftë dhe patriotë , të këtillët: as politika, as pushteti dhe as shoqëria dhe madje as edhe mediat nuk i vlerësojnë e as nuk i promovojnë nëse ata nuk i “njeh” paraprakisht politika e pushteti dhe nëse ata nuk paguajnë dhe nuk korruptojnë për të gjetur “miq”për të marrë meritën dhe mirënjohjen që meritojnë .
Average Rating