Opinion: NACIONALIZMI
Nga Skënder Sadri KAPITI
Këtë shkrim të shkurtër mbi nacionalizmin po e bëj edhe si kujtesë e kritikë për ata që nuk kanë patriotizëm, si kritikë e kujtesë për ata që patriotizmin e kuptojnë si të drejtë për t’u justifikuar e spekuluar me të për ata që kanë ndonjë kontribut patriotik dhe që duan që pas kontributit të justifikojnë korrupsionin dhe hajninë e tyre; si dhe për t’u thënë shumëkujt nga analistët, intelektualët e opinionistët që bëjnë kritika e zhurmojnë për patriotrizëm por që nuk kanë asnjë meritë e kontribut kombëtar dhe këta janë nga ata servilët por edhe të shitur të cilët kritikojnë djallëzisht patriotët dfhe meritorët e vërtetë.
Nacionalizmi shqiptar ka me cfarë të krenohet dhe të marrë shëmbull prej tyre, ka nacinalistët e mëdhenj, patriotë e heronj sidomos djepi i shqiptarizmës, Kosova e Sylejman Vokshit, Haxhi Zekës, Isa Boletinit, Bajram Currit, Idriz Seferit, Azem Bejtës, Hasan Prishtinës, Shaban Polluzhës, Ibrahim Rugovës etj., dhe sidomos shëmbulli më i madh jo vetëm në historinë kombëtare shqiptare, por edhe si rast unikal në botë për sakrificë dhe për clirim kombëtar, ajo e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij. Sot nacionalizmi do të thotë politikë përgjegjshmërie që lufton krimin,korrupsionin, hajdutërinë dhe tradhtinë publike. NACIONALIZM DO TË THOTË GARË DEMOKRATIKE ME KOHËN DHE ME SHTETET E TJERA PËR TË MOS MBETUAR PAS DHE AS NË FUND TË LISTËS SË KOMBEVE NË RRUGËN E CIVLIZIMIT, PROSPERITETIT,PROGRESIT, SIGURISË, INTEGRIMIT E MIRËQËNIES. NACIONALIZMI ËSHTË JO VETËM FRYMË KOMBËTARE POR SË PARI ËSHTË PËRGJEGJSI, SAKRIFICË,NDJESI DHE SHËRBIM E LLOGARIDHËNIE PARA KOMBIT.NACIONALIZMI REAL ËSHTË KRENARI KOMBËTARE DHE ËSHTË MBI POLITIKËN.POLITIKA E XHVESHUR NGA NACIONALIZMI NUK MUND TË BËJË POLITIKË KOMBËTARE, ASHTU SIKURSE QË EDHE POLITIKA E XHVESHUR NGA DEMOKRACIA NUK MUND TË JETË POLITIKË NË SHËRBIM TË QYTETARIT E PUBLIKUT.NACIONALIZMI DHE DEMOKRACIA SHKOJNË PARALEL NË NJË KOMB DHE SHTET TË EMANCIPUAR
Average Rating